plava gucia

Plava & Gucia: Një Rrugëtim mes Historisë

May 17, 2021
Udhëtime Blog

Plava dhe Gucia, ky udhëtim yni i rradhës është një ndërthurje fantastike mes historisë dhe atraksioneve. Nje rrugëtim mes disa prej zonave me interesante në Malin e Zi, të lidhura ngushtë edhe me historinë shqiptare.

Plava dhe Gucia

Pjesa interesante e këtij udhëtimi nis që me kalimin e kufirit nga Tamara dhe Lëpusha. Ashtu si këto dy fshatra shqiptare edhe Plava e Gucia janë pjesë e Bjeshkëve të Kelmendit. Gjëja e parë që bie në sy janë pamjet spektakolare të zonës. Plava është e pozicionuar rrëzë bjeshkëve. Ajo njihet për katër liqenet e saj akullnajore dhe malore mjaft të veçantë dhe ndër më të bukurit në rajon.

Gucia, e pozicionuar në lumin Vermosh, gjithashtu ka disa atraksione natyrore mjaft interesante. Ajo është hyrja kryesore për në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Namuna. Mund të kaloni një pjesë të mirë kohe duke eksploruar këtë qytet idilik.

Megjithatë, duhet përmendur se këto zona mbartin shumë histori nën bukurinë e tyre. Fillimet mendohet të datojnë që nga periudha 800 pr.k. dhe rajoni Plavë- Guci arriti kulmin gjatë shekullit XV, nën drejtimin e Perandorisë Osmane. Mjaft interesant është fakti se dikur këto rajone kanë qenë të banuar rreth 80% nga popullsi shqiptare. Në 1878 këto territore iu dhanë Malit të Zi nga Kongresi i Berlinit. Kjo shënoi edhe fillimin e Betejës së Plavës dhe Gucisë, e cila në fund u fitua nga Mali i Zi. Prandaj, padyshim kjo zonë vlen të vizitohet.

Çfarë do të gjeni përreth?

Gjatë kësaj vizite mund të vazhdoni udhëtimin edhe pak më tej dhe të vizitoni fshatin turistik Kolashin dhe Moraçën. Të dyja zona piktoreske dhe historike. Moraça njihet për manastirin dhe lumin me të njejtin emër. Kanioni i Moraçës është një nga më të bukurit në Malin e Zi. Në pjesën veriore të tij do të gjeni Manastirin e Moraçës. Një manastir ortodoks serb dhe ndër më të rëndësishmit në Mal të Zi. Kjo për shkak se në të gjenden disa nga veprat artistike fetare më të arrira në këtë rajon.

Spoonbill