Slovenska Plaza Budva Elite Travel Agency

Pushime në Hotel Slovenska Plaza

April 13, 2021
Udhëtime Blog

Hotel Slovenska Plaza është i vendosur në një mjedis autentik mesdhetar në Budva. Ky resort familjar përfshin 10 vila të ndara. Gjerësia e kompleksit krijon përshtypjen e të ecurit nëpër një fshat turistik, të vendosur në bregdetin Adriatik. Për më tepër ofron restorante, kafene, dyqane, një galeri, agjensi turistike, qendra estetike, dhe shumë më tepër duke sjellë pranë jush gjithçka që ju duhet gjatë pushimeve tuaja. Gjithashtu, plazhi i njohur “Slovenska Plaza” është vetëm disa minuta larg. Nga akomodimi dhe ushqimi deri tek argëtimi, Hotel Slovenska Plaza kombinon të gjitha shërbimet për të siguruar një vend të përsosur për pushimet tuaja familjare verore.

Argëtim për fëmijë dhe të rritur

Vizitorët e vegjël mund të shijojnë një dhomë lojërash prej 150 m² me një ambient të sigurtë të brendshëm dhe të jashtëm. Mbikëqyrja e vazhdueshme nga stafi miqësor dhe i trajnuar lehtëson prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre gjatë kohës së lojës. Gjithashtu hyrja në këtë zonë është falas.

Ndërkohë që fëmijët kanë aktivitetet e tyre, Hotel Slovenska Plaza sigurohet të ofrojë argëtim edhe për të rriturit. Përgatituni të shijoni festa, karaoke, show të ndryshme dhe netë me muzikë live. Gjithashtu mund të zgjidhni të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme si mësime vallëzimi që organizohen nga stafi i resortit apo të luani tenis. Për ata që preferojnë pushime aktive dhe duan të eksplorojnë atë që është jashtë ambienteve të resortit, mund të vizitojnë zonat e shumta piktoreske, atraksionet kryesore, plazhe, monumente dhe muze të Budvës vetëm pak minuta larg resortit. Lehtësisht mund të kaloni një pasdite në Qytetin e Vjetër, i cili gjendet vetëm 10 minuta larg hotelit. Për më tepër mund t’i drejtoheni për rekomandime recepsionit.
Hotel Slovenska Plaza ju ofron më të mirën e Budvës, duke e bërë qëndrimin tuaj relaksues dhe të kënaqshëm.

Spoonbill