Një udhëtim i jashtëzakonshëm në Egjipt, nga Piramidat e Gizës te Tempulli i Karnakut dhe lundrimi në lumin Nil.
Fotografitë e qytetit antik Nabatean të Petras, të gdhendura nga guri mbi një mijë vjet më parë, kanë qenë gjithmonë përshtypja e parë për shumicën e njerëzve për Jordanin.
Por, ndërsa Petra është në fakt një nga atraksionet më të mahnitshme në Lindjen e Mesme, Jordan ofron shumë më tepër për udhëtarin modern.
Si një urë e udhëtimit midis detit dhe shkretëtirës, lindjes dhe perëndimit, Mbretëria Hashemite e Jordanisë është një vend i bukurive dhe kontrastit të mahnitshëm, nga Lugina e Jordanit, deri te kanionet e shkretëtirës së largët. Vizitorët mund të eksplorojnë kala të mrekullueshme ne shkretetire, të mahniten nga madheshtia e Wadi Rum, ose të lahen në ujërat qetësuese të Detit të Kuq. Për dashamirët e aventurës, ka kalërim me kuaj, safari 4×4, ngjitje në shkëmbinj dhe ecje në mal. Për akomodim sa me të rehatshm, asgjë në Tokë nuk krahasohet me Detin e Vdekur dhe Detin e Kuq, dhe qendrat e tyre SPA te pafundme.
Jordania moderne u themelua nga Mbreti Abdullah I, pas Luftës së Parë Botërore. U sundua nga nipi i tij, Mbreti Hussein, për 46 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1999. Me pas djali i tij, Mbreti Abdullah II, mori fronin. Jordan është zhvilluar në një komb modern që ka manifestuar harmoni, paqe, stabiliteti dhe rritje ekonomike në dekadat e fundit. Bashkohuni me Elite Travel Agency dhe bëjeni këtë guide ne Jordani tuajin.
Fakte
Popullsia: 11,445,000 | Kryeqyteti: Amman | Gjuha: Arabic | Siperfaqe: 89,342 km2

Qyteti i lashtë i Petras është një nga thesaret kombëtare të Jordanisë dhe njëkohesisht atraksioni më i njohur. Petra është trashëgimia e Nabateanëve, një popull arab që u vendos në jug të Jordanisë më shumë se 2,000 vjet më parë. I admiruar për kulturën e tij të rafinuar, arkitekturën dhe shipkjen e kompleksit të argjinaturave dhe kanaleve të ujit, Petra është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. E banuar nga Nabateanët, Edomitët dhe Romakët, Petra sjell bashkë njohuritë e këtyre qytërimeve për të krijuar këtë mrekulli botërore.
Një mrekulli natyrore spektakolare, Deti i Vdekur që ndodhet 427 metra nën nivelin e detit është perfekt për turizmin shëndetësor dhe fetar. Ju mund të shijoni diellin ndërsa studiuesit e Biblës mund të marrin dozën e tyre ditore të historisë fetare. Atraksioni kryesor në Detin e Vdekjes është uji i ngrohtë, relaksues, shumë i kripur (rreth dhjetë herë më i kripur se uji detar) dhe i pasur në kripëra kloridi të magnezit, natriumit, kaliumit, bromit etj. Ujërat e jashtëzakonshëm të ngrohta dhe të pasura në minerale kanë tërhequr vizitorë që nga kohët e lashta, duke përfshirë edhe Mbretin Herod dhe bukurinë egjiptiane, Kleopatrën.
Ammani, kryeqyteti i Jordanisë, është një qytet fantastik me kontraste. Një kombinim unik i se vjetres dhe të rese, i vendosur në një zonë kodrash mes shkretëtirës. I vendosur në zemrën tregtare të qytetit, me ndërtesa ultra-moderne, hotele, restorante, galeri arti dhe dyqane, nje kombinacion i tradicionales dhe modernes. Rezervoni nje guide ne Jordani dhe shijoni eksperiencen qe Amman ofron. 

Një mrekulli natyrore spektakolare, 





