Udhëtim Magjik në Jordani: Petra, Wadi Rum, dhe Deti i Vdekur

Code: 296237
7 Ditë / 6 Netë
  • Petra Jordani
  • Jordanien
  • jordani-waidi-rum-petra-elite-travel-agency-3
  • jordani-waidi-rum-petra-elite-travel-agency-4
  • jordani-waidi-rum-petra-elite-travel-agency-6
  • VIzito-Jordani-elite-travel-agency-9-2
  • VIzito-Jordani-elite-travel-agency-11-2
  • VIzito-Jordani-elite-travel-agency-12-2
  • Waterjordani-waidi-rum-petra-elite-travel-agency-2-scaled
  • Map turi JORDANI

Description

Dita 1 : Tiranë – Amman

Takimi me guidën rreth orës 03:30 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 06:00. Udhëtojmë drejt Vienës, mbërrijmë në orën 07:35. Marrim fluturimin për në Amman në orën 11:00.

Pas mbërritjes në Aeroportin e Ammanit në orën 16:35, partneri ynë na mirëpret për të siguruar një transferim të rehatshëm drejt Amman-it, kryeqytetit historik të Jordanisë. Akomodohemi në hotel dhe kemi kohë të lirë për t’u çlodhur apo për të vizituar qytetin.

Kthehemi në hotel për të konsumuar darkën. Fjetja në Kaya Hotel 4*.

Dita 2 : Amman – Mali Nebo – Petra

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Dita fillon me një vizitë në qytetin e Ammanit. Vizitojmë pikat kryesore historike, këtu duke përfshirë : Citadelën , Xhaminë Blu, Amfiteatrin e qytetit etj.

Vazhdojmë turin tonë për në Malin Nebo, një vend biblik me një rëndësi të madhe shpirtërore, aty ku Moisiu shikoi Tokën e Premtuar dhe më vone ndërroi jetë. Nga maja e malit, pamjet panoramike përfshijnë Detin e Vdekur, Jerichon dhe Luginën e Jordanisë, duke ofruar një eksperiencë frymëzuese.
Mozaikët e mrekullueshëm dhe reliket e kishave të lashta në këtë vend tregojnë për historinë e pasur fetare dhe kulturore.

Pas kësaj vizite të veçantë, udhëtojmë drejt Petra-s, qyteti i gdhendur në shkëmb dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. Këtu do të relaksohemi pas udhëtimit dhe do të përgatitemi për eksplorimin e jashtëzakonshëm të qytetit ditën tjetër.

Konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Petra Canyon / Icon Hotel 4*.

Dita 3 : Vizitë e plotë në Petra – Wadi Rum

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Dita është e dedikuar plotësisht për eksplorimin e Petra-s, qytetit të lashtë të Petrës, i cili është një nga thesaret kombëtare të Jordanisë dhe padyshim atraksioni turistik më i njohur i saj. Petra është trashëgimia e Nabateanëve, një popull arab i zellshëm që u vendos në Jordaninë jugore më shumë se 2,000 vjet më parë. E admiruar për kulturën e saj të rafinuar, arkitekturën masive dhe kompleksin gjenial të digave dhe kanaleve të ujit, Petra është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e reja të Botës. E banuar nga Nabateanët, Edomitët dhe Romakët, Petra bashkoi njohuritë dhe aftësitë e këtyre qytetërimeve për të krijuar këtë mrekulli botërore. Karvanët e ngarkuar me temjan, mëndafsh, erëza dhe mallra të tjera ekzotike do të pushonin në Petra.

Pas një dite të mbushur me histori dhe emocion, nisemi drejt Wadi Rum, “Lugina e Hënës.” Ky peizazh shkëmbor i jashtëzakonshëm, me format e tij unike, është një nga vendet më të qeta dhe mistike të shkretëtirës. Shëtitjet nën qiellin e hapur, plot yje, dhe një darkë tradicionale beduine do ta bëjnë këtë natë të paharrueshme.

Konsumojmë darkën. Fjetja në Rahayeb Desert Camp.

Dita 4 : Wadi Rum Jeep Tour – Aqaba

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në kamp.

Pas mëngjesit, nisim një tur 2-orësh me jeep 4×4 në Wadi Rum, i portretizuar si Marsi në disa filma artistikë të Hollivudit. Wadi Rum është një përrallë arabe që pret të zbulohet. Shtëpia e fiseve nomade beduine, Wadi Rum është një vend i qetë për t’u larguar nga epiqendra e Ammanit. Dikur i banuar nga Nabateanët e kohërave parahistorike, Wadi Rum ju lejon të humbeni në peizazhe të gjera dhe vija horizonti në dukje të pafundme.

Pas turit nisemi nga Wadi Rum dhe udhëtojmë drejt jugut për në Aqaba, perlën bregdetare të Jordanisë në Detin e Kuq. Me të mbërritur akomodohemi në hotel dhe më pas shijojmë një tur në këmbë në qytetin e Aqabës për të parë tregun dhe për të shijuar disa ëmbëlsira jordaneze, kohë e lirë në qytet.

Shkojmë në hotel për të konsumuar darkën. Fjetja në La Costa / Jordan Seasons Hotel.

Dita 5 : Aqaba – Deti i Vdekur

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.

Pas mëngjesit, eksplorojmë qytetin e Aqaba-s duke vizituar Kështjellën Osmane, një monument historik nga shekulli i 16-të, dhe Arab Revolt Plaza, që përkujton Revoltën Arabe.

Pas këtij turi, udhëtojmë drejt Detit të Vdekur, pika më e ulët në Tokë dhe një prej mrekullive më të famshme natyrore në botë. Këtu do të shijojmë përvojën e notimit mbi ujin e kripur dhe aplikimin e baltës së tij minerale, i cila është e njohur për benefitet e saj terapeutike.

Kthehemi në hotel për të konsumuar darkën. Fjetja në Hilton Resort Dead Sea.

Dita 6 : Deti i Vdekur – Jerash – Amman

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel. Më pas do të kemi kohë të lirë për të shijuar bukuritë dhe qetësinë e Detit të Vdekur deri në orën 12:00.

Pas plazhit, trasnferohemi për të vizituar Jerashin. Jerashi është një përzierje e mahnitshme e ndikimeve greko-romake dhe orientale. Një vend i shkëlqyer për t’u vizituar gjatë pranverës apo vjeshtës me kodrat e tij të bukura dhe gjelbërimin e harlisur, Jerashi ka një ritëm që nuk shihet askund tjetër në Jordani.

Pas mesditës, udhëtojmë drejt Amman-it për një ndalesë të fundit në zonën e Bulevardit. Për të përfunduar udhëtimin në mënyrë të ëmbël, ndalojmë në një dyqan të famshëm për të shijuar ëmbëlsirën tradicionale “Kynefe / Kunafa”.

Kthehemi në hotel për të konsumuar darkën. Fjetja në Kaya Hotel 4*.

Dita 7 : Kthimi për në shtëpi

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Kohë e lirë në Amman deri në mesditë. Më pas nisemi drejt aeroportit për t’u kthyer në Shqipëri me kujtime të paharrueshme.

Nisja nga Ammani në orën 17:20.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit :

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A me avion Tirane-Amman (1 çantë dore deri 8kg)
Transporti me autobuz privat gjatë të gjithë turit
Akomodimi për 2 netë në Amman në Hotel 4*
Akomodimi për 1 natë në Petra në Hotel 4*
Akomodimi për 1 natë në Wadi Rum në Standard Beduin Camp (me tualet privat) & Darkë Tradicionale Beduine.
2 orë tur me Jeep 4X4 në Wadi Rum
Akomodimi për 1 natë në Aqaba në Hotel 4*
Akomodimi për 1 natë në Detin e Vdekur në Hotel 5*
Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët me ushqim kontinental në formë Buffe
Tarifat e hyrjes në të gjithë monumentet e përmendur
Ujë mineral gjatë gjithë turit.
Guida Shqiptare gjatë të gjithë vizitës
Guida Lokale Jordaneze gjatë të gjithë vizitës
Viza turistike Jordaneze
NUK përfshihen në çmim Drekat (12$ / dita / person në formë buffe)
Bakshishet për Guidën Lokale dhe Shoferin
Shpenzime personale
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Amman – Kaya Hotel 4*
   Petra – Petra Canyon / Icon Hotel 4*
   Wadi Rum – Rahayeb Desert Camp (Deluxe)
   Dead Sea – Hilton Resort 5*

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqiperi – Jordani 14 Nëntor 2025 (Austrian Airlines)               
Tiranë (TIA) – Vienë (VIE) : 06:00 – 07:35
Vienë (VIE) – Amman (AMM) : 10:50 – 16:25 (15 Nëntor)

Fluturimi Jordani – Shqiperi 20 Nëntor 2025 (Austrian Airlines)
Amman (AMM) – Vienë (VIE) : 17:20 – 19:15
Vienë (VIE) – Tirane (TIA) : 23:20 – 00:50 (21 Nëntor)

Politikat e Sherbimit

Politikat e Sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill