Udhëtim dhe Safari në Kenia

Code: KENYAEB15
9 Ditë / 8 Netë
  • Zebras in the African savanna at sunset. Serengeti National Park. Tanzania. Africa. Banner format.
  • Udhetim ne Kenya (20)
  • Wild giraffe and wildebeest near safari car in Masai Mara National Park, Kenya. Safari concept. African travel landscape
  • Zebra group with amazing sunset in african savannah. Serengeti National Park, Tanzania. Wild nature african landscape and safari concept
  • Udhetim ne Kenya (4)
  • Udhetim ne Kenya (24)
  • Udhetim ne Kenya (2)
  • Udhetim ne Kenya (3)
  • Flock of flamingos taking off. Kenya. Africa. Nakuru National Pa
  • Udhetim ne Kenya (7)
  • Elephant in National park of Kenya
  • African Cheetah on the Prowl
  • Udhetim ne Kenya (19)
  • Udhetim ne Kenya (21)
  • Udhetim ne Kenya (22)
  • Udhetim ne Kenya (23)
  • Udhetim ne Kenya (1)
  • Udhetim ne Kenya (12)

Description

Dita 1 – Tiranë – Nairobi

Do të takohemi me guidën rreth 3 orë para nisjes. Nisja nga Tirana me Lufthansa Airlines dhe udhëtimi drejt Kenias nëpërmjet Frankfurtit.

DITA 2 – Mbërritja në Nairobi & Giraffe Centre

Mbërritja në Jomo Kenyatta International Airport – Nairobi në orën 03:05.

Pas formaliteteve të aeroportit, do të pritemi nga partneri ynë dhe transferohemi drejt hotelit. Për shkak të mbërritjes gjatë natës, dhomat do të jenë të rezervuara që nga nata e mëparshme, duke mundësuar check-in të menjëhershëm dhe pushim pas fluturimit.

Akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.

Pas mëngjesit, paraditja do të jetë e lirë për relaks. Pas drekës mund të shijoni pamjen nga tarraca panoramike e hotelit, ndërsa në orët e pasdites nis eksperienca e parë me botën e egër të Kenias.

Vizitojmë Nairobi Giraffe Centre, një qendër konservimi e dedikuar veçanërisht gjirafave Rothschild. Nga platforma e ngritur do të keni mundësinë t’i shihni nga shumë pranë dhe të përjetoni një nga momentet më karakteristike të qëndrimit në Nairobi.

Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.
Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

DITA 3 – Safari në Nairobi National Park

Herët në mëngjes rreth orës 07:00 nisemi për safarin tonë të parë të plotë në Nairobi National Park.

Vetëm pak larg qendrës urbane, peizazhi ndryshon krejtësisht dhe ia lë vendin savanës afrikane. Gjatë rreth 5 orëve, do të kemi mundësi të shikojmë për luanë, rinocerontë, buaj, gjirafa, antilopa dhe shumë specie të tjera.

E veçanta e këtij parku është kontrasti i pazakontë mes natyrës së egër dhe horizontit të qytetit të Nairobi-t në sfond. Parku është një nga zonat kryesore të mbrojtura pranë kryeqytetit dhe ofron një hyrje ideale në botën e safarit kenian.

Pas përfundimit të safarit, kthim në hotel dhe pjesa tjetër e ditës në dispozicion.

Akomodohemi në Ole Sereni Nairobi.
Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

DITA 4 – Nairobi – Amboseli National Park | Elefantët & Kilimanjaro

Pas mëngjesit, largohemi nga Nairobi drejt një prej destinacioneve më ikonike të safarit në Afrikë: Amboseli National Park. Transferta zgjat rreth 3 orë.

Amboseli është veçanërisht i njohur për tufat e mëdha të elefantëve dhe për peizazhet mbresëlënëse me Malin Kilimanjaro që ngrihet në horizont. Parku përfshin savana, zona kënetore, pyje akacieje dhe hapësira të thata, duke krijuar kushte ideale për një shumëllojshmëri të madhe kafshësh. Shërbimi i Botës së Egër së Kenya-s (Kenya Wildlife Service) e konsideron Amboselin një nga destinacionet kryesore për takime nga afër me tufat e mëdha të elefantëve.

Kjo është një nga ato ditë ku kamera duhet të jetë gjithmonë gati.

Kthehemi në hotel dhe akomodohemi në Amboseli Sopa Lodge.
Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

DITA 5 – Safari në Tsavo West National Park

Pas mëngjesit, nisemi drejt Tsavo West National Park. Transferta zgjat rreth 4 orë.

Tsavo West prezanton një tjetër fytyrë të Kenias: peizazhe më dramatike, zona vullkanike, formacione shkëmbore, burime natyrore dhe savanë të pafundme.

Gjatë turit të plotë me jeep, do të kërkojmë për elefantë, luanë, leopardë, buaj, rinocerontë, hipopotamë dhe shumë specie të tjera që popullojnë këtë ekosistem. Parku njihet pikërisht për kombinimin e peizazheve të fuqishme dhe biodiversitetit të pasur.

Pas safarit, transferohemi drejt lodge-it dhe mbrëmjen e kemi posaçërisht për relaks.

Akomodohemi në Voi Wildlife Lodge.
Vaktet: Mëngjes, drekë & darkë

DITA 6 – Tsavo East National Park – Mombasa | Nga Safari drejt Oqeanit Indian

Dita e sotme nis me një safari në mëngjes në Tsavo East National Park, një nga hapësirat më të mëdha dhe më të egra të mbrojtura në Kenia.

Peizazhet e hapura, savana e thatë, baobabët dhe Galana River krijojnë një skenografi tipike afrikane. Gjatë turit do të kemi mundësi të shohim elefantë, luanë, buaj, leopardë dhe një shumëllojshmëri të pasur shpendësh.

Pas safarit të paradites, i japim lamtumirën savanës dhe nisemi drejt brigjeve të Oqeanit Indian.

Transferta drejt Mombasës zgjat rreth 4 orë.

Check-in në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar atmosferën tropikale të bregdetit.

Akomodohemi në Severin Sea Lodge 4*.
Vaktet: Mëngjes & darkë

DITA 7 – Mombasa | Ditë e lirë në plazh

Pas ditëve intensive të safarit, sot ritmi ndryshon.

Një ditë e plotë për t’u relaksuar në hotel, për të shijuar plazhin, diellin dhe ujërat e ngrohta të Oqeanit Indian.

Për ata që duan të vazhdojnë eksplorimin, ofrohen dy eksperienca opsionale:

Opsioni 1 – Mombasa Marine Park
Ekskursion gjysmëditor në ujërat e kristalta të parkut detar. Lundrim me varkë me bazament xhami, mundësi për snorkeling dhe not mes peshqve shumëngjyrësh, koraleve dhe botës nënujore të Oqeanit Indian.

Opsioni 2 – Shimba Hills & Sheldrick Falls
Një kombinim i natyrës dhe aventurës në Shimba Hills National Reserve, me mundësi për të parë elefantë, antilopën e rrallë sable dhe shumë specie shpendësh. Eksperienca vazhdon me një shëtitje drejt Sheldrick Falls, mes një peizazhi të gjelbër tropikal.

Akomodohemi në Severin Sea Lodge 4*.
Vaktet: Mëngjes dhe Darkë

DITA 8 – Mombasa – Nairobi | Mëngjes i lirë në Oqeanin Indian

Edhe një ditë tjetër për të shijuar atmosferën e Mombasës.

Paraditja dhe pjesa më e madhe e ditës do të jenë të lira për plazh, pishinë dhe relaks në ambientet e hotelit.

Pasdite, transferohemi drejt aeroportit të Mombasës për t’u kthyer në Nairobi.

Pas mbërritjes, transferohemi drejt hotelit pranë aeroportit, bëjmë check-in dhe konsumojmë darkën.

Akomodohemi në Four Points by Sheraton Nairobi Airport.
Vaktet: Mëngjes dhe Darkë

DITA 9 – Nairobi – Nisja drejt Shqipërisë

Pak orë pas mesnate do të transferohemi nga hoteli drejt Jomo Kenyatta International Airport.

Pas tetë ditësh mes savanës, Kilimanjaros, elefantëve, luanëve dhe brigjeve të Oqeanit Indian, përfundon aventura jonë në Kenia.

Deri herën tjetër, lamtumirë Afrikë!

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi Vajtje /Ardhje jo Low Cost
7 netë akomodim në hotele 4* dhe shtëpiza në safari + 1 natë early check-in
Vaktet sipas programit
Transfertat me autobus komod sipas programit
Shërbimi i guidës lokale në anglisht
Shërbimi i guidës në safari
Shoqërues shqiptar nga agjencia gjatë të gjithë udhëtimit
Biletat e hyrjeve në atraksionet e përmendura në program
ETA
NUK përfshihen në çmim Shpenzimet personale
Sigurimi Shëndetësor
Bakshishet për Guidën dhe Shoferin (rekomandohet 20 USD/dita/person)
Vaktet të cilat nuk përmenden në program
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Nairobi – Ole Sereni 4* (8.0 Rating ne Booking dhe 4.5 ne Google)
   Amboseli National Park – Amboseli Sopa Lodge 4* (8.5 Rating ne Booking dhe 4.5 ne Google)
   Tsavo East – Voi Wildlife Lodge 4* (8.5 Rating ne Booking dhe 4.3 ne Google)
   Mombasa – Severin Sea Lodge 4* (8.9 Rating ne Booking dhe 4.5 ne Google)
   Nairobi – Four Points by Sheraton Nairobi Airport 4* (8.4 Rating ne Booking dhe 4.6 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqiperi – Kenya 10 Shkurt 2026 (Turkish Airlines)
Tiranë (TIA) – Stamboll (IST) : 08:50 – 12:40
Stamboll (IST) – Nairobi (NBO) : 20:30 – 03:05 (11 Shkurt)

Fluturimi Kenya – Shqiperi 18 Shkurt 2026 (Turkish Airlines)
Nairobi (NBO) – Stamboll (IST) : 04:50 – 11:45
Stamboll (IST) – Tiranë (TIA) : 19:45 – 19:35

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë:
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë:
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje:
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën”
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill