Udhëtim në Egjipt – Gjurmët e faraonëve me krociere në Nil

8 Ditë / 7 Netë
  • Udhëtim në Egjipt dhe Piramidat e Gizës
  • edfu-temple
  • Hathor-temple
  • isis-temple
  • khan-el-khalili
  • kom-ombo
  • luxor
  • philae-temple
  • sunset-pyramids-giza-egypt
  • trojan-kiosk
  • valley-of-the-kings
  • Egjipt Tour map

Description

Udhëtim ne Egjipt, një përvojë mahnitëse që kombinon historinë mijëravjeçare të Egjiptit me luksin e një udhëtimi mbi lumin Nil. Ky itinerar do t’ju çojë nga Piramidat e famshme të Gizës dhe Muzeu i Madh Egjiptian, deri në tempullin magjik të Philae në Aswan dhe monumentet madhështore të Luksorit. Një aventurë që bashkon kulturën, misterin dhe magjinë e Egjiptit të lashtë.

Dita 1-2: Nisja nga Tirana drejt Egjiptit | Tur në Kairo

Udhëtimi ynë nis me takimin me guidën rreth orës 16:30 në aeroport (dt.18 Tetor). Nisja nga Tirana në orën 19:25. Udhëtojmë drejt Athinës, mbërrijmë në orën 21:35. Marrim fluturimin për në Kairo në orën 00:55. Mbërritja në orën 02:50.

Me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kairos, do të takohemi me partnerët dhe do të transferohemi në hotelin tonë për të bërë check-in dhe për të pushuar.

Akomodimi në Azal Pyramids Hotel 4*.

Do të zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel. Në orën 10:30, guida juaj profesionale do t’ju presë në hotel dhe do të nisni eksplorimin e Kajros së vjetër.

Do të filloni me Old Coptic Cairo, duke vizituar fillimisht Kishën e Varur (The Hanging Church). Kjo kishë njihet edhe si “Kisha që rri pezull”, pasi është ndërtuar mbi portën jugore të Fortesës Romake. Ajo është një nga kishat më unike në Kajron e vjetër, ndërsa elementi më mbresëlënës është çatia e saj në formën e Arkës së Noes. Për disa shekuj, nga shekulli i 7-të deri në të 13-tin, ajo ka shërbyer si rezidencë e Patriarkut Koptik.

Më pas do të vizitoni Sinagogën Ben Ezra, e cila daton që nga shekulli i 9-të dhe është ndërtuar mbi strukturën e një kishe të krishterë të shekullit të 4-t. Ajo konsiderohet si vendi ku profeti Jeremia mblodhi hebrenjtë pas shkatërrimit të Tempullit të Jerusalemit. E restauruar në shekullin e 12-të nga Abraham Ben Ezra, sot ajo ofron një pasqyrë të thellë mbi historinë dhe misteret e komunitetit hebre në Afrikën Veriore.

Vazhdoni drejt Kishës Abu Serga, e ndërtuar në vendin ku besohet se Familja e Shenjtë (Maria, Jezusi dhe Jozefi) pushoi gjatë udhëtimit të tyre në Egjipt. Kjo kishë ka rëndësi të madhe historike dhe ka qenë vend kurorëzimi për shumë patriarkë të Kishës Koptike.

Eksplorimi vazhdon me Xhaminë Amr Ibn Al-As, një nga xhamitë më të vjetra në botën islame, e ndërtuar në vitet 641–642 dhe dikur një nga më të mëdhatë në botë.

Më pas do të shëtisni në Rrugën Muizz (Al-Muizz Street), zemra historike e Kajros, e cila sot funksionon si një muze i hapur i arkitekturës islame. Kjo rrugë përfshin monumente të shumta si Xhamia Barqouq, Xhamia El Aqmar, Xhamia El Saleh Tale, Xhamia Blu dhe komplekse të tjera historike.

Pas përfundimit të turit, do të kthehemi në hotel.

Akomodimi dhe darka në Azal Pyramids Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi

Dita 3: Kairo, Piramidat e Gizës dhe Muzeu i Madh i Egjiptit

Në orën 07:30, guida juaj profesionale do t’ju presë në hotel dhe do të nisni ditën tuaj me një nga përvojat më ikonike në botë, duke eksploruar Piramidat e Egjiptit të Lashtë.

Do të drejtoheni drejt Pllajës së Gizës, e cila konsiderohet si një nga monumentet më të qëndrueshme prehistorike në botë. Kjo zonë përfshin tre piramidat e mëdha (Keopsi, Kefreni dhe Mikerini), të paktën gjashtë piramida të tjera më të vogla, si dhe monumente të rëndësishme si Sfinksi i Madh dhe Tempulli i Luginës.

Vizita fillon me Piramidën e Madhe, më e vjetra dhe më e madhja ndër piramidat, e ndërtuar nga faraoni Khufu i Dinastisë së Katërt (2589–2566 p.e.s.). Ajo përmban mbi dy milionë blloqe guri me një peshë mesatare prej 2.5 ton secili, ndërsa disa prej tyre arrijnë deri në 15 ton. Deri në shekullin e 19-të, kjo piramidë ishte ndërtesa më e lartë në botë.

Më pas do të shihni Sfinksin e Madh të Gizës, një statujë monumentale e gdhendur nga një masë shkëmbore natyrore, e cila është përforcuar me blloqe të punuara gjatë restaurimeve të ndryshme që nga Dinastia e 18-të.

Vizita vazhdon me Tempullin e Luginës së Kefrenit, i cili ndodhej pranë një porti dhe shërbente si hyrje për në piramidë, i lidhur me të përmes një rruge të gjatë, pjesërisht të mbuluar. Ky tempull u zbulua nga Auguste Mariette në vitin 1852 dhe gjurmët e tij mund të shihen ende sot.

Pas eksplorimit të piramidave kryesore, do të keni mundësinë të vizitoni edhe piramidat më të vogla dhe varrin e Kryepriftit. Këto piramida janë ndërtuar për mbretëreshat dhe anëtarët e familjes mbretërore. Brenda tyre do të përjetoni një atmosferë misterioze, me korridore të ngushta që të çojnë drejt dhomave të vogla funerare, të cilat ruajnë ende energjinë e mbi 4500 viteve histori. Është një ndjesi e jashtëzakonshme të ecësh në të njëjtat hapësira që dikur ishin ndërtuar për mbretërinë.

Më pas, do të vazhdoni drejt Grand Egyptian Museum (GEM), një projekt madhështor që është zhvilluar për shumë vite dhe ndodhet pranë Piramidave të Gizës. Ky muze është konceptuar si një nga më të mëdhenjtë në botë dhe përmban një koleksion të jashtëzakonshëm artefaktesh të Egjiptit të Lashtë. Muzeu përfshin 12 galeri kryesore, që ekspozojnë objekte nga periudha të ndryshme historike: Prehistorike, Predinastike, Mbretëria e Vjetër, Mbretëria e Mesme, Mbretëria e Re, Periudha e Vonë dhe periudha Greko-Romake.

Në fund të ditës, do të vizitoni Khan El Khalili, një nga tregjet më të famshme tradicionale në Kajro. Ky treg është i njohur për punimet e bakrit, dyqanet artizanale dhe një shumëllojshmëri produktesh tradicionale. Gjatë shëtitjes do të shihni gjithashtu dyqane që shesin pajisje për kafenetë tradicionale.

Pas përfundimit të turit, do të transferoheni në mënyrë komode në hotel. Fjetja në Azal Pyramids Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka Tradicionale

Dita 4: Diga e Lartë, Liqeni Nasser dhe Tempulli Filae në Kroçierë

Në mëngjes, guida do t’ju presë në hotel në Kajro dhe do të transferoheni drejt aeroportit për fluturimin tuaj për në Aswan.

Pas mbërritjes në aeroportin e Aswan, fillimisht do të vizitoni Digën e Lartë dhe Liqenin Nasser. Diga e Aswan u ndërtua nga britanikët midis viteve 1898 dhe 1902 dhe në kohën e ndërtimit ishte diga më e madhe në botë. Lartësia e saj është rritur dy herë për të kontrolluar rrjedhën e lumit Nil. Rrugët drejt Abu Simbel dhe aeroportit kalojnë mbi digë, duke ofruar pamje spektakolare mbi lumin dhe ishujt përreth.

Lake Nasser, që shtrihet mbi 500 km në jug nga diga dhe arrin thellësi mbi 180 metra, është liqeni artificial më i madh në botë. Në këtë liqen jetojnë krokodilë dhe gjuetia e tyre është e ndaluar me ligj në Egjipt.

Më pas do të vazhdoni me vizitën në Tempullin e Philae. Ky tempull ishte qendra e kultit të Isis dhe një vend i rëndësishëm pelegrinazhi deri në periudhën e krishterimit. Besohej se nga ishulli Philae, Isis mbikëqyrte ishullin e shenjtë të Biga, një nga vendet mitike të varrimit të bashkëshortit të saj Osiris. Nga hyrja, një oborr i gjatë i rrethuar me kolona ju çon drejt Tempullit madhështor të Isis, ndërtesa kryesore e kompleksit. Në perëndim ndodhet Porta e Hadrianit, e cila mban mbishkrimet e fundit hieroglifike të Egjiptit (datë 24 Gusht 394). Në anën lindore ndodhet Tempulli i Hathor, me reliefe muzikantësh dhe figura të perëndisë Bes. Më në jug, pranë ujit, ndodhet Kioska e Trajanit, një strukturë elegante me 14 kolona, ku paraqiten skena të perandorit romak duke ofruar temjan për Osiris dhe Isis. Në pjesën veriore të ishullit ndodhen rrënojat e Tempullit të Augustus dhe Porta e Dioklecianit.

Pas përfundimit të turit, do të transferoheni në mënyrë komode në kroçerën tuaj në Nil.

Akomodimi në M/S Sara Nile Cruise 5*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 5: Lundrim në Nil dhe Kom Ombo

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në bord.

Paradite, do të kemi mundësinë të shijojmë facilitetet e kroçierës dhe të shijojmë pamjet e mrekullueshme të luginës së Nilit.

Gjatë pasdites, kroçera do të lundrojë drejt qytetit egjiptian Kom Ombo. I rrethuar nga fusha me kallam sheqeri dhe misër, Kom Ombo është një qytet bujqësor i këndshëm dhe shtëpi për shumë nubianë të zhvendosur pas krijimit të Liqenit Nasser. Gjatë vizitës, do të eksploroni tempullin unik të këtij qyteti, i cili është i ndërtuar për dy perëndi: ana e majtë i dedikohet Haroeris (Horus i Madh), ndërsa ana e djathtë i dedikohet Sobek, perëndisë krokodil. Pak në jug të tempullit ndodhet Kapela e Hathor, e cila sot ruan disa mumje krokodilësh të gjetura në nekropolin e afërt të krokodilëve.

Pas përfundimit të vizitës, do të ktheheni në kroçerë.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 6: Edfu, Tempulli i Horus dhe Bregu Lindor i Luxor

Në mëngjes, guida do t’ju presë në kroçerë dhe do të nisni turin drejt qytetit të Edfu.

Edfu ndodhet pranë lumit Nil, pothuajse në mes të rrugës midis Luxor dhe Aswan. Këtu do të vizitoni Tempullin e Horusit në Edfu, një nga tempujt më të mëdhenj dhe më të ruajtur të periudhës Ptolemaike në Egjipt. Ky tempull ka qenë i mbuluar nga rëra dhe balta për gati dy mijë vjet. Ndërtimi i tij filloi në vitin 237 p.e.s. gjatë sundimit të Ptolemeut III dhe kompleksit kryesor iu deshën 25 vite për t’u përfunduar.

Pas mbërritjes në Luxor, do të ndaloni në bregun lindor për të vizituar:

Tempullin e Karnakut, një kompleks gjigant që përfshin një përzierje të madhe tempujsh, kapelash dhe strukturash të ndërtuara nga faraonë të ndryshëm. Brenda tij ndodhen tre faltore kryesore të dedikuara për Amun-Re, Mut dhe Khonso, të shtrira në rreth 247 hektarë tokë.

Më pas do të vizitoni Tempullin e Luxorit, një nga monumentet më të rëndësishme historike të ndërtuar rreth vitit 1400 p.e.s. Ndryshe nga shumë tempuj të tjerë në Egjipt, ai nuk ishte dedikuar për një perëndi specifike apo për një mbret të hyjnizuar, por për rigjenerimin e pushtetit mbretëror. Shumë mbretër janë kurorëzuar këtu dhe një nga momentet më të bukura për ta vizituar është gjatë natës.

Pas përfundimit të turit, do të rikthehemi në kroçerë.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka

Dita 7: Bregu Perëndimor i Luxor & Kthim në Kairo

Në mëngjes, guida do t’ju presë në kroçierë dhe do të nisni turin në bregun perëndimor të Luxor.

Do të filloni me vizitën në Valley of the Kings, një zonë e largët dhe e shkretë që shërbente si nekropol për faraonët e Mbretërisë së Re. Duke ndërtuar varret e tyre thellë në kodrat tebane, faraonët që nga Tuthmosis I (rreth 1500 p.e.s.) shpresonin të mbronin thesaret e tyre nga grabitësit. Megjithatë, edhe pse shumë pasuri janë humbur, vetë strukturat mbeten mbresëlënëse, me korridore dramatike dhe dhoma varrimi të zbukuruara me piktura simbolike që tregojnë udhëtimin drejt botës së përtejme dhe ritualet për jetën pas vdekjes.

Më pas do të vizitoni Tempullin e Mbretëreshës Hatshepsut, një monument spektakolar i ndërtuar pjesërisht në shkëmb në Deir al-Bahri. Ai është projektuar nga arkitekti Senenmut gjatë Dinastisë së 18-të dhe ngrihet mbi shkretëtirë në formën e tarracave të mëdha. Ky tempull është dëmtuar nga Ramses II dhe pasardhësit e tij, ndërsa më vonë është përdorur si manastir nga të krishterët (nga ku vjen edhe emri Deir al-Bahri – “Manastiri Verior”). Gërmimet vazhdojnë edhe sot dhe zbulojnë dekorime të shumta të ruajtura mirë.

Vizita vazhdon me Colossi of Memnon, dy statuja gjigante 18 metra të larta që përfaqësojnë Amenhotep III. Ato ishin pjesë e tempullit mortor më të madh të ndërtuar ndonjëherë në Egjipt, i cili u shkatërrua me kalimin e kohës dhe nga përmbytjet e përvitshme.

Pas përfundimit të turit, do të transferohemi në aeroport për fluturimin drejt Kairos. Në mbërritje, do të transferoheni në hotel.

Akomodohemi në Azal Pyramids Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi

Dita 8: Kthimi për në Shqipëri

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.

Pas mëngjesit në hotel, do të nisemi për në aeroportin e Kairos me kujtimet dhe mbresat më të bukura nga ky udhëtim fantastik. Nisja nga Kairo në orën 11:00.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi Vajtje / Ardhje jo low cost Tiranë – Cairo
Fluturimi i brendshëm Cairo – Aswan (~ 1.5 orë)
Fluturimi i brendshëm Luxor – Cairo (~ 1 orë)
4 netë akomodim në hotel me 4* në Cairo me mëngjes
3 netë akomodim në kroçiere 5* me mëngjes, drekë dhe darkë
Transfertat me autobus komod sipas programit
Shërbimi i guidës lokale në anglisht
Shoqërues shqiptar nga agjencia gjatë të gjithë udhëtimit
Hyrja në monumentet e përmendura në program
VISA
NUK përfshihen në çmim Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale”
Vaktet të cilat nuk përmenden në program
Pijet
Shpenzime personale
Cdo aktivitet qe nuk permendet ne rubriken “perfshihet”

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

  Cairo – Azal Pyramids Hotel 4*
  Krociere – M/S Sara Nile Cruise 5*

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Egjipt 18 Tetor 2026 (Aegean Airlines)
Tiranë (TIA) – Athinë (ATH) : 19:25 – 21:35
Athinë (ATH) – Cairo (CAI) : 00:55 – 02:50 (19 Tetor)

Fluturimi Egjipt – Shqipëri 25 Tetor 2026 (Aegean Airlines)
Cairo (CAI) – Athinë (ATH) : 11:00 – 12:10
Athinë (ATH) – Tiranë (TIA) : 17:35 – 17:55

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 45 ditë para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Njoftim më shumë se 60 ditë: Anulimet e bëra më shumë se 60 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 10% të shumës totale te paketës së turit, tarifë që mbulon kostot administrative që lidhen me anulimin e Shërbimeve të paketës EB.
Njoftim më pak se 59 ditë:
Anulimet e bëra më pak se 59 ditë para datës së fillimit të shërbimit do të kenë një tarifë anulimi prej 40% të shumës totale të paketës së turit, tarifë që pasqyron vështirësinë e plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Njoftim më pak se 30 ditë:
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 30 ditë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë, tarifë që pasqyron vështirësinë në rritje të plotësimit të vendit të Klientit me një njoftim të shkurtër.
Mosparaqitje:
Në rast mosparaqitjeje, nuk do të jepet rimbursim. Kjo politikë është në fuqi sepse Operatori i shërbimeve do të kishte bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe nuk do të ishte në gjendje të rikuperonte këto kosto.
Anulimi i paketave të shërbimit për kategorinë “Eksploro Botën”
mund të realizohet vetëm ndërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përmes emailit zyrtar, aplikacionit WhatsApp, ose me paraqitje fizike në zyrat e Elite Travel LCC Tiranë. Çdo kërkesë verbale, telefonike apo e paformalizuar me një dokument të shkruar nuk do të konsiderohet e vlefshme për procedurat e anullimit.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill