Udhëtim në Oman: Oazi Arab

Code: OMAN15 (-15% Zbritje)
7 Ditë / 6 Netë
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman
  • Udhetim ne Oman

Description

Udhëtim në Oman

Dita 1 – Nisja nga Tirana drejt Muscatit

Do të takoheni me guidën rreth orës 08:00 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 11:05. Udhëtojmë drejt Stambollit, mbërrijmë në orën 14:45. Marrim fluturimin për në Muscat në orën 22:35.

Dita 2 – Mbërritja në Muscat | Tur i Qytetit

Rreth orës 04:15 mbërrijmë në Muscat, kryeqytetin e Omanit dhe një nga qytetet më elegante të rajonit. Pas mbërritjes në aeroport, do të takohemi me përfaqësuesit lokalë dhe do të transferohemi drejt hotelit për akomodim dhe pushim. Akomodimi në Royal Tulip 4*.

Dhoma do të jetë e rezervuar nga nata e mëparshme, duke mundësuar një akomodim më të lehtë pas fluturimit.

Fillimisht do të vizitojmë Grand Mosque, një nga monumentet më të rëndësishme dhe më mbresëlënëse të Omanit. Arkitektura e saj elegante, hapësirat e mëdha dhe detajet artistike e bëjnë këtë xhami një nga simbolet më të bukura të vendit.

Më pas do të vazhdojmë drejt Bait Al Zubair Museum, një muze që na njeh më nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e Omanit. Përmes veshjeve tradicionale, armëve, objekteve të përditshme dhe elementeve të trashëgimisë kulturore, ky muze është një hyrje shumë e mirë për të kuptuar identitetin oman.

Do të vazhdojmë përgjatë zonës bregdetare të qytetit, ku do të vizitojmë Fish Market dhe Muttrah Souq, një nga pazaret më të njohura tradicionale në Oman. Këtu do të gjeni aromën e temjanit, argjendin oman, parfume orientale, suvenire dhe produkte artizanale.

Gjatë turit do të bëjmë edhe një ndalesë fotografike pranë Al Alam Palace, pallati ceremonial i Sulltanit, i njohur për fasadën e tij të veçantë dhe vendndodhjen mes fortesave historike.

Pas përfundimit të vizitave, do të kthehemi në hotel.

Darka dhe akomodimi në Royal Tulip 4*.

Dita 3 – Nizwa Fort, Souq, Jabrin Castle & Bahla Fort

Dita nis herët, rreth orës 07:00, për të përjetuar një nga momentet më autentike të Omanit: Nizwa Cattle Market. Ky treg tradicional zhvillohet zakonisht në mëngjes dhe është një pasqyrë shumë e gjallë e kulturës lokale, ku banorët mblidhen për tregti, takime dhe shkëmbime të përditshme.

Më pas do të vizitojmë Nizwa Fort, një nga fortesat më të njohura të Omanit. Me kullën e saj të madhe rrethore dhe strukturën mbrojtëse, kjo fortesë tregon rëndësinë historike të Nizwa-s si qendër politike, fetare dhe tregtare.

Vizita vazhdon në Nizwa Souq, i njohur për punimet artizanale, bizhuteritë prej argjendi, datat, enët tradicionale dhe suveniret lokale. Ky është një nga vendet më të mira për të ndjerë ritmin tradicional të jetës omanase.

Më tej do të udhëtojmë drejt Jabrin Castle, një kështjellë e njohur për arkitekturën e saj islame, tavanet e pikturuara, dhomat sekrete dhe detajet historike. Kjo është një nga ndërtesat më elegante të Omanit dhe një shembull i bukur i trashëgimisë arkitekturore të vendit.

Në vijim do të bëjmë një ndalesë fotografike pranë Bahla Fort, një sit i UNESCO-s dhe një nga fortesat më të vjetra e më të rëndësishme të Omanit. Muret e saj masive prej balte dhe pozicioni historik e bëjnë një nga ndalesat më karakteristike të ditës.

Pas vizitave, do të kthehemi në Nizwa për akomodim.

Darka dhe akomodimi në Intercity Hotel Nizwa 4*.

Dita 4 – Wadi Bani Khalid & Wahiba Sands

Pas mëngjesit, do të nisemi drejt Wadi Bani Khalid, një nga wadit më të bukura të Omanit. Ky vend është i njohur për pishinat natyrore me ujë të kaltër, palmat dhe peizazhet shkëmbore që krijojnë një kontrast shumë të bukur mes natyrës së thatë dhe oazit.

Këtu do të kemi kohë për të pushuar, për të eksploruar zonën dhe për të shijuar bukurinë natyrore të një prej vendeve më të vizituara në Oman. Për këtë pjesë të itinerarit, do të përdoren automjete 4×4, si për vizitën në Wadi Bani Khalid, ashtu edhe për hyrjen në shkretëtirë.

Më pas do të vazhdojmë drejt Wahiba Sands, e njohur gjithashtu si Sharqiya Sands. Dunat e arta, horizonti i hapur dhe atmosfera e qetë e shkretëtirës e bëjnë këtë pjesë të udhëtimit një nga eksperiencat më të veçanta.

Në mbrëmje do të shijojmë perëndimin e diellit mbi duna, një moment ideal për foto dhe për të përjetuar magjinë e shkretëtirës omanase.

Darka dhe akomodimi në kamp në 1000 Nights Camp Wahiba.

Dita 5 – Sur, Dhow Yard, Bimmah Sinkhole

Pas mëngjesit në kamp, do të nisemi drejt qytetit bregdetar Sur, një qytet i njohur për historinë e tij detare dhe traditën e ndërtimit të anijeve prej druri.

Do të vizitojmë Sur Dhow Yard, ku vazhdon ende ndërtimi tradicional i anijeve “dhow”. Këto anije kanë qenë shumë të rëndësishme për tregtinë dhe lundrimin në rajonin e Oqeanit Indian, duke e bërë Sur një nga qendrat historike detare të Omanit.

Më pas do të vazhdojmë drejt Bimmah Sinkhole, një krater natyror gëlqeror me ujë të kaltër, shumë i bukur për fotografi dhe për një ndalesë relaksuese. Ky vend është një nga atraksionet natyrore më të veçanta të Omanit, ku shkëmbi dhe uji krijojnë një pamje shumë të veçantë.

Në vijim, do të kthehemi drejt Muscat përgjatë rrugës bregdetare, duke shijuar peizazhet e detit dhe natyrës përreth.

Darka dhe akomodimi në Royal Tulip 4*. Udhëtim në Oman

Dita 6 – Batinah, Barka Fish Market, Nakhal Fort

Pas mëngjesit, do të nisemi drejt rajonit Al Batinah, një zonë e njohur për fushat pjellore, plantacionet e hurmave, fshatrat tradicionalë dhe pamjet malore.

Ndalesa e parë do të jetë në Barka Fish Market, ku tregtohet peshku i freskët dhe ku mund të shohim nga afër jetën e përditshme të komuniteteve bregdetare. Ky treg ofron një pamje autentike të Omanit lokal, larg atmosferës turistike.

Më pas do të vazhdojmë drejt Nakhal Fort, një fortesë mbresëlënëse e vendosur mbi një kodër shkëmbore, me pamje panoramike mbi palmishte, male dhe fshatra përreth. Pozicioni i saj e bën një nga fortesat më piktoreske të Omanit.

Vizita vazhdon pranë Nakhal Hot Springs, burime natyrore me ujë mineral, të rrethuara nga një peizazh i qetë dhe i bukur. Kjo është një ndalesë ideale për të përmbyllur pjesën eksploruese të udhëtimit.

Pas përfundimit të turit, do të kthehemi në hotel për t’u akomoduar para nisjes dhe për të konsumuar darkën. Rreth mesnatës do të kryhet transferimi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Muscat për fluturimin e kthimit.

Darka dhe pushimi në Royal Tulip 4*.

Dita 7 – Lamtumirë Oman  Udhëtim në OmanUdhëtim në Oman

Do të kryejmë nisjen në orën 05:20 dhe rreth orës 15:35 parashikohet mbërritja në Shqipëri me mbresat më të bukura nga Omani.

Udhëtim në Oman

Udhëtim në Oman

 

 

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A jo Low Cost
5 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4* + 1 natë akomodim natën e fundit për pushim
5 mëngjese dhe 5 darka për ditët e akomodimit
Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program
Guida Lokale në Anglisht
Shoqërues Shqiptar nga Agjencia
Biletat e hyrjeve në monumente dhe muze sipas programit
Transferta me 4×4 në shkretëtirë për në Wadi Bani Khalid
Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
NUK përfshihen në çmim Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale”
Vaktet të cilat nuk përmenden në program dhe Pijet
Shpenzime personale
Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
Bakshishe për shoferin dhe guidën

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Muscat: Royal Tulip 4* (4.5 Rating ne Google dhe 8.8 ne Booking)
   Nizwa: Intercity Hotel Nizwa 4* (4.3 Rating ne Google dhe 8.5 ne Booking)
   Wahiba: 1000 Nights Camp 4* (4.4 Rating ne Google dhe 8.9 ne Booking)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Oman 9 Dhjetor 2026 (Pegasus Airlines)
Tiranë (TIA) – Stamboll (SAW) : 11:05 – 14:45
Stamboll (SAW) – Muscat (MCT) : 22:35 – 04:15 (10 Dhjetor)

Fluturimi Oman – Shqipëri 15 Dhjetor 2026 (Pegasus Airlines)
Muscat (MCT) – Stamboll (SAW) : 05:20 – 09:40
Stamboll (SAW) – Tiranë (TIA) : 15:50 – 15:35

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill