Price: €1,145.00
Dita 1 – Nisja drejt Tokës së Zjarrit
Udhëtimi ynë do të nisë paradite, duke u takuar me guidën në Aeroportin e Tiranës rreth orës 11:00. Do të marrim fluturimin në orën 13:30 drejt Bakut, kryeqytetit të Azerbajxhanit. Ndërsa avioni lë pas Europën, përpara teje hapet një destinacion i veçantë ku Lindja dhe Perëndimi bashkëjetojnë në harmoni. Ky është vendi që njihet si “Toka e Zjarrit”, një emër që do ta kuptosh plotësisht gjatë ditëve në vijim.
Dita 2 – Mirë se vini në Baku
Në orët e para të mëngjesit do të mbërrijmë në Aeroportin Ndërkombëtar Heydar Aliyev, ku do të priteni nga guida lokale. Pas transferimit drejt hotelit dhe sistemimit, do të keni kohë për pushim dhe mëngjes.
Akomodimi në Badamdar Hotel & Residence 4*.
Do ta filloni turin me një xhiro me teleferik për në Parkun Highland, nga ku mund të admironi pamje të mrekullueshme të detit Kaspik dhe Kullave të Zjarrit.
Pas kësaj, do të vazhdoni me turin orientues të qytetit, ku do të ndaleni te Qendra Heydar Aliyev, një ikonë e arkitekturës moderne e projektuar nga Zaha Hadid. Forma e saj valëzuese simbolizon shkëputjen nga arkitektura tradicionale sovjetike dhe është bërë një nga simbolet më të fotografuara të Azerbajxhanit. Do të vizitoni gjithashtu Muzeun e Qilimave, i ndërtuar në formën e një qilimi të mbështjellë, duke reflektuar traditën shekullore të këtij arti.
Akomodimi në Badamdar Hotel & Residence 4*.
Dita 3 – Nga Baku drejt Shekit
Pas mëngjesit dhe check-out, do të niseni drejt Shekit, një nga qytetet më autentike të Azerbajxhanit, i vendosur në shpatet e Kaukazit të Madh. Gjatë rrugës, do të ndaloni në Mauzoleun Diri Baba, një monument mistik i ndërtuar pjesërisht në shkëmb, që daton nga shekulli XV. Sipas besimit lokal, vendi konsiderohej i shenjtë dhe pelegrinët vinin këtu për bekim shpirtëror.
Udhëtimi do të vazhdojë drejt rajonit të Shamakit, ku do të njiheni me traditën e lashtë të vreshtarisë. Do të vizitoni një kantinë lokale dhe do të shijoni verëra tipike të zonës, duke mësuar se Azerbajxhani ka histori prodhimi vere që daton mijëra vite më parë.
Në mbrëmje do të mbërrini në Sheki, do të kryeni check-in në hotel dhe do të shijoni një darkë tradicionale.
Akomodimi në Sheki Palace Hotel 4*.
Dita 4 – Thesaret kulturore të Shekit
Kjo ditë do t’ju çojë në zemrën historike të Shekit. Do të vizitoni Pallatin e Khanëve të Shekit, një kryevepër arkitekturore e shekullit XVIII, i njohur për dritaret e tij shumëngjyrëshe pa përdorur asnjë gozhdë apo ngjitës, një teknikë unike artizanale. Pallati është një pasqyrë e luksit dhe jetës aristokratike të kohës.
Më pas, do të vizitoni Kishën Albane të Kishit, një nga kishat më të vjetra të Kaukazit, që besohet të jetë ndërtuar në shekullin e parë. Ky vend dëshmon për rrënjët e hershme të krishterimit në rajon dhe mbart një atmosferë qetësie dhe spiritualiteti.
Pas drekës së lirë, mbrëmja do të përmbyllet me një darkë lokale dhe pushim në hotel.
Akomodimi në Sheki Palace Hotel 4*.
Dita 5 – Sheki – Baku dhe Gadishulli Absheron
Pas mëngjesit dhe check-out, do të niseni drejt Baku-t me një ndalesë në elementin që i ka dhënë identitetin vendit. Do të vizitoni Tempullin e Zjarrit Ateshgah, një qendër e lashtë zoroastriane e ndërtuar mbi burime natyrore gazi, ku flaka digjej pa u shuar. Më pas, do të vazhdoni drejt Yanardag, Malit që Digjet, ku flakët dalin drejtpërdrejt nga toka, një pamje mbresëlënëse që shpjegon pse Azerbajxhani quhet “Toka e Zjarrit”. Do të keni kohë të mjaftueshme për të eksploruar vendin dhe të bëni fotot më të bukura.
Pas kësaj, do të vazhdojmë drejt hotelit dhe do të kemi kohë të lirë për tu shplodhur apo për të vizituar qytetin në mënyrë individuale.
Mbrëmja do të përmbyllet me darkën në hotel.
Akomodimi në Badamdar Hotel & Residence 4*.
Dita 6 – Parku Nacional Gobustan & Vullkanet prej balte
Pas mëngjesit, do të niseni drejt Parkut Kombëtar Gobustan, një tjetër pasuri e UNESCO-s. Këtu do të shihni petroglife prehistorike që datojnë mbi 10,000 vjet më parë, si dhe vullkane balte, një fenomen i rrallë natyror pasi rreth gjysma e vullkaneve të baltës në botë ndodhen pikërisht në Azerbajxhan.
Do të vizitoni Muzeun e Gobustanit për të mësuar më shumë rreth historisë antike të vendit dhe rëndësinë e tij arkeologjike. Pas kësaj, do të keni mundësi të shijoni një xhiro me makina off-road për të eksploruar vullkanet e baltës.
Do ta përmbyllim ditën me kthimin në hotel dhe darkën e fundit në Azerbajxhan.
Akomodimi në Badamdar Hotel & Residence 4*.
Dita 7 – Lamtumirë Azerbajxhan
Në orët e para pas mesnate do të kryeni check-out nga hoteli dhe transfertën drejt aeroportit. Ndërsa largoheni nga Baku, do të keni një mundësi të fundit për të soditur qytetin që ndërthur zjarrin, historinë dhe modernitetin, duke e mbyllur këtë udhëtim plot me kujtime të veçanta dhe eksperienca unike.




















