Price:€16.00 €8.00
-Udhëtimi në Tamarë – Lëpushë fillon me rrugën drejt Alpeve Shqiptare. Guida turistike do të na mundësojë të shohim një shumëllojshmëri peisazhesh që na japin një tablo të mrekullive natyrore që kjo zonë na ofron. Ndalesa e parë do të kryhet në Leqet e Hotit, tek e ashtuquajtura “Ballkoni i Enverit”, për të shijuar pamjen magjepsëse të zonës së Kelmendit. Më pas udhëtimi ynë vazhdon me rrugën e bukur drejt Lëpushës.
-Pas mbërritjes në Lëpushë, rreth orës 11:30 kemi kohë të lirë për aktivitete të ndryshme në natyrë si: Piknik, futboll, volejboll, ecje malore, hiking, eksplorim i zonës etj. Gjithashtu në Lëpushë do të keni mundësi të shijoni drekën dhe të provoni produktet “bio” të zonës.
-Pas vizitës në fshatin e Lëpushës, i drejtohemi fshatit alpin të Tamarës.
-Tamara është fshati më i madh i zonës. Ky vend e ka marrë emrin nga gruaja e veizit të Shkodrës, i cili ndërtoi edhe urën e Tamarës aty pranë. Në Tamarë do t’ju jepet mundësia të shijoni qendrën e restauruar të fshatit dhe të shijoni ushqime tradicionale të zonës në njërin prej restoranteve në qendër të fshatit turistik. A
-Pas vizitave në Tamarë dhe Selcë, guida turistike vazhdon drejt Tiranës dhe Elbasanit me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës për kafe dhe tualet.
Fundi i ekskursionit ditor Tamarë – Lëpushë.
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
Nga ku nisemi | Tirana (pranë Stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||||||
Oraret e nisjes |
|
||||||||||||||
Oraret e përfundimit të udhëtimit | Tiranë – rreth orës 19:30 Elbasan – rreth orës 20:30 |
||||||||||||||
|
|
||||||||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.