Price: €40.00
Udhetim në Bjeshkët e Kelmendit
Dita e Parë
-Fundjava kulturore ” Udhetim ne Bjeshket e Kelmendit ” fillon me nisjen dhe proçedurat e verifikimit dhe nisjen nga Elbasani dhe Tirana.
-Vazhdojmë rrugën drejt Alpeve Shqiptare. Përgjatë rrugës do të shohim një shumëllojshmëri peizazhesh që na japin një tablo të mrekullive natyrore që na ofron zona e Kelmendit .
-Ndalesa e parë do të kryhet në Leqet e Hotit, tek e ashtuquajtura “Ballkoni i Enverit”, për të shijuar pamjen magjepsëse të zonës së Kelmendit.
-Vazhdojmë rrugën për në Tamarë. Tamara është fshati më i madh i rajonit të Kelmendit, emrin e ka marrë nga gruaja e veizit të Shkodrës , i cili ndërtoi edhe urën e Tamarës aty pranë. Në Tamarë do t’ju jepet mundësia të shijoni qendrën e restauruar të fshatit
-Aventurierët e grupit mund të notojnë në lumin e Cemit që kalon pranë qendrës së fshatit.Më pas udhëtimi vazhdon me rrugën drejt Lëpushës.
-Drekën mund ta konsumoni Lëpushë në një nga bujtinat e zonës ose në Tamarë në njërin prej restoranteve në qendër të fshatit turistik.
-Pas mbërritjes në Lëpushë fillojmë me aktivitetet në zonë, si marshimi drejt Ujëvarës së Lëpushës. Ecja për tek Ujëvara është relativisht e lehtë, me një distancë prej 800m – 1 km nga bujtina e cila kalon nëpër fshat. Terreni i ecjes është i sheshtë me pak ngjitje. Marshimi zgjat përafërsisht 30 minuta një drejtim.
-Personat të cilët nuk dëshirojnë të kryejnë marshimin mund të zgjedhin të qëndrojnë dhe të shijojnë natyrën përreth.
-Vazhdojmë rrugëtimin drejt qytetit të Plavës me një ndalesë të shkurtër për fotografi në kanionin e Bashkimit (Vermosh)
-Vizitojmë liqenin dhe qytetin e Plavës. Transfertë drejt Hotelit tonë në qytezën e Andrijevicës.
-Akomodimi dhe Darka në Hotel Komovi 3*.
Dita e Dytë
-Konsumojmë mëngjesin në restorantin e Hotelit.
-Vazhdojmë rrugën nëpërmjet fshatit turistik të Kolashinit dhe Kanionit të Moraçës për në Podgoricë
-Sipas dëshirës së grupit vizitojmë manastirin e Moraçës.
-Pas mbërritjes në Podgoricë, kohë e lirë për shopping dhe drekë në qendrën e Podgoricës
-I drejtohemi ujëvarës Niagara pranë qytetit të Tuzit , vizitë e shkurtër dhe kohë e lirë për fotografi
-Pas vizitavei drejtohemi qytetit të Shkodrës, ku do të vizitojmë pedonalen e qytetit dhe do të kemi kohë të lirë për kafe dhe shopping.
-Nisja për në Tiranë dhe Elbasan.
Fundi i Fundjavës tonë Udhetim ne Bjeshket e Kelmendit
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
Nga ku nisemi | Tirana (pranë Stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||||||||||||
Oraret e nisjes |
|
||||||||||||||||||||
Oraret e përfundimit të udhëtimit | Tiranë – rreth orës 20:30 Elbasan – rreth orës 21:30 |
||||||||||||||||||||
|
|
||||||||||||||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.