Udhëtim në Selanik

Pse duhet të Zgjidhni një Udhëtim në Selanik?

August 6, 2021
Udhëtime Blog

Selaniku, qyteti i dytë më i madh në Greqi, është një nga zonat më interesante për të përjetuar një eksperiencë të vërtetë greke. Sa antik aq edhe modern, ky qytet ka marrë vëmendjen e vizitorëve nga e gjithë bota. Por, çfarë e bën një udhëtim në Selanik kaq tërheqës?

Atraksione të llojeve të ndryshme
sheshi aristotel, selanik, greqi

Selaniku ofron diçka për çdo lloj turisti. Për entuziastët e historisë dhe kulturës, në Selanik gjenden atraksione të mbrojtura nga UNESCO si Agora Romake, Harku i Galerius, Rotonda, Banjat Bizantine dhe Kripta e Agios Demetrios. Gjithashtu, do të gjeni edhe një sërë muzeumesh si Muzeu i Kulturës Bizantine, Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu i Kinemasë së Selanikut. Për më tepër, nuk mund të mungonin edhe kishat e shumta ku kryesorja është ajo e Shën Sofisë.

Megjithatë, përveç zonave që ju transportojnë në kohët e hershme, në Selanik gjithashtu gjenden edhe zonat më moderne. Më e njohura është shëtitorja përgjatë bregut të detit. Më pas do të gjendeni në Sheshin Aristotel që rrethohet nga dyqane, bare dhe restorante. Diçka tjetër për të cilën Selaniku është i njohur është edhe jeta e natës që ju fton me tingujt e muzikës.

Një parajsë gastronomike

Gastronomia në Selanik njihet në të gjithë greqinë për kualitetin dhe larmishmërinë e saj. Gatimet në Selanik janë një bashkim i tradicionales me shije të tjera ekzotike. Do të gjeni ndikime nga kuzhina Aziatike, Arabe si edhe ajo Armene. Prandaj, nuk mund të lini pa shijuar disa prej specialiteteve më të shijshme të cilat do t’i kujtoni për një kohë të gjatë.

Opsion mjaft i mirë për shopping

Padyshim, nuk mund të mungonte një sugjerim për adhuruesit e shopping. Një udhëtim në Selanik është një mundësi e mirë edhe për të eksploruar dyqanet e ndryshme që variojnë nga marka designer e deri tek ato më të thjeshtat. Rruga më e njohur për shopping është Tsimiskis, si edhe Pavlou Mela dhe Mitropoleos.

Pra, nëse po kërkoni një destinacion ku kombinohen kultura, ushqimi dhe argëtimi, një udhëtim në Selanik është zgjedhja e duhur. Zgjidhni udhëtimin tuaj!

Spoonbill