Udhëtim në Strugë, Liqeni Matkës, Shkup & Prishtinë

Code: 231284
Udhetim 2 ditor
  • kanioni i matkes
  • Struge prishtine
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (1)
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (2)
  • ekskursion ne stuge, liqeni i matkes, prishtine (7)
  • ekskursion ne stuge, liqeni i matkes, prishtine (9)
  • Udhetim ne struge
  • ekskursion ne stuge, liqeni i matkes, prishtine (12)
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (4)
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (6)
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (3)
  • ekskursion ne struge, liqeni i matkes (5)
  • Struga, Liqeni Matkes, Shkup, Prishtine Map

Description

Udhëtim në Strugë, Liqeni Matkës, Shkup & Prishtinë

 

Dita 1 – Udhëtim në Strugë, Liqeni Matkës, Shkup

Udhëtimi ynë nis me një transfertë nga Tirana/Elbasani  nga pika doganore e Qafë Thanës me ndalesa te shkurtra pergjatë rrugës. I drejtohemi Shkupit  por rrugës do të ndalojmë për të bërë vizitë në Strugë dhe në Kanionet e Matkës!

Vizitojmë  qytetin e Strugës që shtrihet pergjatë lumit Drin i Zi dhe pedonalen e qytetit.

Udhetojmë drejt  Kanionit të Matkës
Liqeni i Matkës është i veshur me peisazhe mahinitese dhe i rrethuar me manastire mesjetare. Këtu sugjerohet lundrimi (opsionale me pagesë cash sipas deshirës) deri në shpellën Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë. Me përfundimin  e vizitave do të kemi kohë të lirë për të konsumuar drekën

Vazhdojmë udhëtimin tonë dhe mbërrijme në qytetin e Shkupit. Vizitojmë qytetin piktoresk të Shkupit. Vizita jonë fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, e më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjetër, etj. (Mundësi opsionale për të marrë teleferikun për një xhiro unike drejt malit Vodno te Shkupit ”Millenium Cross” kundrejtë pageses cash opsionale)

Ne perfundim të një dite të gjatë do të akomodohemi në hotel.
Kohë e lirë për konsumuar darkë  edhe për të shijuar jetën e natës në Shkup.

Dita 2- Prishtinë

Zgjohemi të freskët dhe zbresim nga dhomat tona për të ngrënë mëngjesin në hotel.

Pas ngrënies së mëngjesit do ti drejtohemi  manastirit te Gracanicës (opsionale pagesa per tu kryer cash). Ky manastir është një nga kishat më unike për arkitekturën edhe historinë.

Udhetojmë drejt Prishtinës, para se të nisim vizitën kemi kohë të lirë për drekë. Vizitojmë  pedonalen kryesore, New Born, Biblotekën , shtepinë Etnografike Emin Gjiku , qendrën e Dixhitalizimit.

Në përfundim të shumë vizitave kemi menduar bëjmë shopping në ETC të Prishtinës dhe të pushojmë.

Udhëtimi Strugë, Liqeni Matkës, Shkup, Prishtinë përfundon dhe ne nisemi drejt Tiranes/Elbasanit me ndalesa të shkurtra pergjatë rrugës.

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan:              07:00
Tirane:           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    21:00
Elbasan – rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill