Udhëtim në Theth

Code: 230029
  • thethi elite travel agency ekskursion 1
  • thethi shqiperi
  • thethi ekskursion elite travel agency 3
  • Theth Elite Travel Agency (11)
  • Theth Elite Travel Agency (10)
  • Theth Elite Travel Agency (9)
  • Theth Elite Travel Agency (8)
  • Theth Elite Travel Agency (7)
  • Theth Elite Travel Agency (6)
  • Theth Elite Travel Agency (5)
  • Theth Elite Travel Agency (4)
  • Theth Elite Travel Agency (3)
  • thethi elite travel agency ekskursion 2
  • Theth Map

Description

Udhëtim në Theth

 

Dita 1- Theth

Udhëtimi ynë fillon me takimin me guidën dhe nisjen nga Elbasani drejt Tiranës ne 05:00. Ndalojmë në Tiranë për të marrë pjesën tjetër të grupit. Në orën 06:00 nisemi drejt Thethit me ndalesa të shkurta për kafe gjatë rrugës. Ndalesa e radhës është në Qafën e Thores, ku do të shijojmë nje pamje panoramike të Alpeve Shqiptare.Mbërritja në Theth rreth orarit të drekës.

Akomodohemi në Hotel, konsumojmë drekën në restorantin e bujtinës.  Pas drekës bëhemi gati për të vizituar Syrin e Kaltër dhe vaskat e Nderlysajt. Për të shkuar te Syri i Kaltër përdoren automjete të zonës e cila ka një kosto extra prej 700 lekë vajtje-ardhje deri ne Nderlysaj .
Mbërrijmë ne Nderlysaj, vazhdojmë ecje me këmbë për rreth 50 minuta. Eksplorojmë me guiden dhe  kthehemi për në bujtinë.
Kohe e lire per te konsumuar darken ne ambientet e bujtines ose ne restorantet perreth. Akomodimi ne Hotel

Dita 2- Grunas

Dita nis me mëngjesin e bollshëm. Na pret një paradite e mbushur me histori dhe pamje fantastike.  Rreth orës 9:00, do të nisemi fillimisht tek Ujevara e Grunasit dhe Kanioni i Grunasit. Ujëvara e Grunasit është një atraksion natyror që e shpërblen me shlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e një turisti drejt Alpeve të Shqipërisë. Më tej vazhdojme me vizitën  ne Kishën e Shen Gjonit, Muzeun Etnografik dhe Kullen e Ngujimit.

Kulla e Ngujimit është një strukturë guri e veçantë, e cila gjendet në Theth, në Alpet Shqiptare. Kjo kullë është një prej simboleve kryesore të zonës për shkak të arkitekturës së saj të veçantë dhe historisë së pasur. 
Me shpjegimin informues të guidës tonë dhe pamjet magjepsëse të vendeve që na rrethojnë do të na duket sikur kthehemi pas në kohë.
Përfundojmë vizitat dhe kthehemi në bujtinë.
Nisemi drejt Tiranës/Elbasanit rreth orës 13.00. Ndalesa gjatë rrugës për të pushuar dhe drekuar.
Mbërrijmë rreth ores 19.00-20.00

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (tek Sheshi Nene Tereza, prane Universitetit Politeknik)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane:              06:00
Elbasan:           05:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    19:00
Elbasan – rreth orës 19:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

 

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën elitetravelagency@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill