Udhetim ne Budva, Kotorr, Manastiri i Ostrogut dhe Porto Montenegro

Code: 230198
  • budva kotorr
  • budva ostrog Tivat (4)
  • budva ostrog Tivat Elite Travel Agency
  • budva ostrog Tivat Elite Travel Agency
  • budva-kotor-elite-travel-agency-6
  • elite travel agency budva kotorr (4)
  • porto montenegro elite travel agency
  • budva ostrog Tivat Elite Travel Agency
  • Budva, Kotorr, Manastiri i Ostrogut, Porto Montenegro Map

Description

Udhëtim në Budva, Kotorr, Manastiri i Ostrogut dhe Porto Montenegro

 

Dita e 1- Manastiri i Ostrogut, Budva

Udhëtimi ynë fillon me takimin dhe nisjen nga Elbasani në orën 05:00. I drejtohemi Tiranës për të marrë pjesën tjetër te grupit. Në orën 06:00 nisemi nga Tirana drejt Malit të Zi. Kryejmë procedurat e verifikimit, i drejtohemi manastirit të Ostrogut me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës për kafe dhe tualet.

Mbërritja në Manastir rreth ores 11:00. Autobusi ndalon pranë fshatit dhe prej aty transporti bëhet me furgon lokal deri tek Manastiri. (opsionale 5€/person vajtje -ardhje).
Vizitojmë  Manastirin e Ostrogut, i pozicionuar lart në male pranë Niksic-it. Këtu do të gjeni vendin më të madh të pelegrinazheve në Malin e Zi. Ky manastir është ndërtuar në shekullin e 17-të. Relikat e shenjta të Shën Vasilit (shenjtori i cili ndërtoi manastirin) mund të gjenden në kishën e poshtme të manastirit të sipërm. Manastiri i Ostrogut u ndërtua nga bashkëveprimi natyror dhe njerëzor, i gdhendur pothuajse në tërësinë e tij në një shkëmb mali të pozicionuar vertikalisht.Padyshim një atraksion që nuk duhet lënë pa vizituar.

Pas vizitës së manastirit vazhdojmë udhëtimin tonë në drejtim të Budvas.
Vizitojmë qytetin e Budvës, qendrën e qytetit, rrugën e portit ku mund të shijoni një pije buzë detit, vizitë e qytetit të vjetër dhe kalasë. Më tej do të kemi kohë e lirë per të konsumuar drekën në një nga restorantet e shumta që ndodhen pranë pedonales. Vazhdojmë me procedurat e Check-in në hotelet tona. Akomodohemi në hotel, kohë e lire për të eksploruar dhe shijuar qytetin e Budvas.
Rikthehemi ne hotel per te konsumuar darkën.

Dita 2- Kotorr, Porto Montenegro

Konsumojmë mëngjesin në Hotel dhe pa humbur kohë nisemi drejt qytetit të Kotorit. Vizitojmë qytetin e vjetër të Kotorrit, muret rrethuese, shtëpitë, kishat e vjetra dhe qytetin plot histori. Kohë e lirë për të eksploruar, shëtitur dhe për kafe. Pas vizitave në Kotor, vazhdojmë rrugën në drejtim të Porto Montenegro,(Tivat) një ndër portet e jahteve më luksoze në Malin e Zi dhe Ballkan.
Shijojmë natyrën mbresëlënëse, një vizitë e shkurtër tek porti i jahteve dhe kemi kohë të lirë për drekë në Porto Montenegro dhe qytetin e Tivatit.
Përfundojmë vizitat, i drejtohemi Shqipërisë me ndalesa përgjatë rrugës.
Një ndalesë në një pamje panoramike për fotografi pranë ishullit të Shën Stefanit. Udhëtimit në Budva, Kotorr, Manastiri i Ostrogut dhe Porto Montenegro i ka ardhur fundi.
Mbërritja në Tiranë rreth orës 19:00 dhe Elbasan rreth orës 19:30.

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane:              06:00
Elbasan:           05:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    19:00
Elbasan – rreth orës 19:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill