Udhëtim në Përmet

Code: 231775
  • Benje Kelcyre Permet Elite Travel Agency
  • Benje Kelcyre Permet (1)
  • Benje Kelcyre Permet (2)
  • Benje Kelcyre Permet (3)
  • Benje Kelcyre Permet (4)
  • Benje Kelcyre Permet (5)
  • Benje Kelcyre Permet (6)
  • Permet Map

Description

Udhëtim në Përmet

 

Dita 1- Kelcyrë, Përmet

Udhëtimi ynë drejt Përmetit fillon me takimin me guidën dhe nisemi në orën 06:00 nga Tirana drejt Elbasanit. Takohemi në Elbasan me pjesën tjetër të grupit në orën 07:00  i drejtohemi  “Qytetit të luleve”, Përmetit me ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës.

Gryka e Këlcyrës

Ndalojmë në Grykën e Këlcyrës, e cila ndodhet në rrethin e Përmetit, e shtrirë përgjatë maleve Trebeshinë dhe Nëmërçkë. Gryka e Këlcyrës është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Këtë vend madhështor do ta gjeni në pikën më të lartë të pllajës mes maleve, në të djathtë të lumit Vjosë. Në çdo stinë Gryka e Këlcyrës ia vlen të vizitohet, megjithatë në vjeshtë ndodh spektakli i vërtetë i ngjyrave të natyres .
Mberrijmë në Përmet  dhe do të kemi kohë të lirë në dispozicionin në pedonalen e qytetit ku mund të konsumojmë edhe drekën sipas dëshirës.

Degustimi i Glikosë së famshme ”tradita e ëmbël e qytetit të luleve”. Është e domosdoshme të kalosh në këtë qytet e të vizitosh një punishte me prodhimet tradicionale të glikove nga më të ndryshmet. Atje do të shohim sesi prodhohen këto produkte artizanale nga duart e grave përmetare, të cilat mbajnë gjallë traditën. Me një shije të jashtëzakonshme dhe një shumëllojshmëri produktesh, me siguri nuk do të lini gjë pa provuar! E gjithë kjo do të shoqërohet me mirësinë dhe mikpritjen e përmetarëve që do t’ju ngrohin zemrat!

Ujërat termal të Bënjës

Më tej, do të shijojmë mrekullinë e Ujërave Termale dhe pishinave natyrore në Bënjë, si edhe kanionet e Langaricës. Banjat e Bënjës njihen për ujërat termale me veti kuruese. Të ndodhura 8 km larg qytetit të Përmetit, nuk kishin si t’i shpëtonin udhëtimit tonë. Që nga Ura e Kadiut do të dalloni grupet e burimeve, të cilat më pas formojnë liqene me madhësi të ndryshme. Përveç pamjes së mrekullueshme, çdo liqen përmban veti shëruese për problemet e lëkurës, kockave, stomakut, etj. Diçka tjetër e veçantë është edhe balta rreth liqeneve, e cila sipas studimeve njihet për vetitë e saj rigjeneruese për lekurën. Nëse pamjet impresionuese nuk ju duken arsye e mjaftueshme për t’i vizituar, mendoni për vetitë kuruese të këtyre llixhave dhe zhytjen në ujërat e ngrohta.
Konsumojmë darkën në Përmet me produkte të zonës. Akomodohemi në hotel për të mbyllur një ditë plot me aktivitete

Dita 2- Ersekë, Rahovë

Konsumojmë mëngjesin  dhe nisemi në drejtim të Ersekës duke kaluar në Carshovën e heronjve dhe Leskovikun e bukur. Pas Ersekës, ndalojmë në Leskovik ku sipas dëshirës mund të provojmë produktet bio.

Rahovë

Udhetimi ynë vazhdon me mbërritjen në fshatin Rahovë vetëm 2 km larg Ersekës. Një fshat i vogël me shtëpi të vjetra karakteristike dhe me kishën e Shën Kollit në qendër e cila shtrihet rëzë malit të Gramozit.. Përpara nesh do të shfaqen me gjithë madhështinë e tyre fusha e Kolonjës, malet e Përmetit, Skraparit dhe Korçës. Një pamje spektakolare dhe një eksperiencë unike që nuk duhet humbur. Pasi të kemi shijuar shëtitjen do të kthehemi sërish në qendrën e fshatit dhe më tej për në Ersekë.

Erseka, nje vend kaq i vogël dhe shumë pak i njohur. Një qytet rrëzë malit Gramoz hijerëndë, që i fal një pamje aq të bukur, ku natyra miksohet me klimën e freskët për të na ofruar një eksperiencë unike.
Kohë e lirë ne Erseke për të shijuar pedonalen dhe për të konsumuar drekën sipas dëshirës. Perfundojmë drekën, nisemi për udhëtimin e kthimit  në drejtim të Elbasanit & Tiranës me ndalesa përgjatë rrugës.

Fundi i Programit: Udhëtim 2-ditor në Përmet,Korce dhe Ersekë!

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane:              06:00
Elbasan:           07:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    19:00
Elbasan – rreth orës 19:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Akomodim ne Hotel
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

 

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill