Aventurë në Valbonë, Perla e Alpeve Shqiptare

Code: 230004
  • valbona elite travel agency
  • Valbona (1 of 7)
  • Valbona (2 of 7)
  • Valbona (3 of 7)
  • Valbona (4 of 7)
  • Valbona koman
  • prizren elite travel agency (5)
  • foto new valbona 3
  • Foto new Valbona
  • Valbone Map

Description

Udhëtim në Valbonë

Dita 1- Koman, Fierzë, Valbonë

Udhëtimi ynë për në Valbonë fillon me takimin me guidën dhe nisjen nga Elbasani në oren 06:00 drejt Tiranës.
Takohemi me pjesën tjetër te grupit ne Tiranë dhe nisemi  në orën 07:00 per ne Liqenin e Komanit. Përshkojmë rrugen Tiranë-Vau Dejës- Koman

Mbërrijmë në Koman, nisemi për në Fierzë në orën 12:00. Bëjmë një udhëtim mbresëlënës për rreth 2 orë e 30 minuta në liqenin e Komanit ku do të shijojmë mrekullitë e natyrës shqiptare.

Mbërrijmë në Fierzë, nisemi për në qytetin e Bajram Currit ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe mundësi për të konsumuar drekën .
Nisemi për në Valbonë. Akomodohemi në hotel, kohë e lirë për të eksploruar natyrën mbresëlënëse të Zemrës së Alpeve Shqiptare.
Kohe e lire per te konsumuar Darken. Akomodimi ne Hotel

Dita 2-Parku Kombëtar Valbonë, Prizren

Konsumojmë mëngjesin në hotel, eksplorojme “Parkun Kombëtar të Valbones”.Parku ndodhet nën këmbët e Malit të Jezercës dhe Lumit të Valbonës, nga I cili ka marrë edhe emrin.
Vizitojmë  Liqenin e Xhemës, dhe Mullirin e Vjeter të ujit për të gjithë të apasionuarit për natyrën. Pas vizitave te mësiperme nisja drejt Prizrenit.

Në Prizren vizitojmë qytetin, Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lagjen Ortodokse buzë lumit Lumebardha, Urën e Gurtë, Katedralen Katolike.
Kohë e lirë për të konsumuar drekën dhe për shopping në Prizren.
Takimi me grupin dhe guidën per tu nisur drejt Tiranës/Elbasanit.Ketu mbyllet programi Udhëtim në Valbonë!

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (tek Sheshi Nene Tereza, prane Universitetit Politeknik)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane:              07:00
Elbasan:           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    20:00
Elbasan – rreth orës 20:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill