Price:€65.00
Valbona, Zemra e Alpeve Shqiptare – 65€/personi
Nisja në datat: 10-11 korrik , 31 korrik – 1 gusht, 14-15 gusht dhe 21-22 gusht
Fundjavë kulturore në Veri të Shqipërisë.
Dita e Parë:
-Pas takimit me guidën, udhëtimi për në Valbonë nis në orën 07:00 në fillim drejt liqenit të Komanit duke përshkruar rrugën Elbasan – Tiranë – Vau i Dejës – Koman.
-Pas mbërritjes në Koman, nisja për në Fierzë në orën 12:00, një udhëtim mbresëlënës për rreth 2 orë e 30 minuta nëpër liqenin e Komanit ku na jepet mundësia të shijojmë mrekullitë e natyrës shqiptare.
-Mbërritja në Fierzë dhe nisja për në qytetin e Bajram Currit, ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe dhe do të keni mundësi për të konsumuar drekën. Nisja për në Valbonë.
-Kohë e lirë për të eksploruar natyrën magjepsëse të Zemrës së Alpeve Shqiptare. Pas mbërritjes në hotel dhe sistemimit nëpër dhoma, kohë e lirë për të shijuar natyrën dhe më pas darka në hotel.
Dita e Dytë:
-Pas mëngjesit në hotel guida turistike vazhdon me vizitën e Parkut Kombëtar të Valbonës, që ndodhet nën këmbët e malit të Jezercës dhe lumit të Valbonës që përshkon fshatin nga i cili ka marrë edhe emrin lugina, vizitë e Liqenit të Xhemës dhe Mullirit të Vjetër të ujit për të gjithë të apasionuarit pas natyrës.
-Pas vizitave në Valbonë nisemi drejt Prizrenit për të vizituar qytetin duke filluar me shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lagjen Ortodokse buzë lumit Lumëbardha, Urën e Gurtë, Katedralen Katolike etj.
-Më pas, kohë e lirë për drekë dhe për shopping në Prizren dhe më pas nisja për rrugën e kthimit duke kaluar nga Rruga e Kombit.
-Fundi i programit të udhëtimit Valbona, zemra e alpeve shqiptare.
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
Nga ku nisemi | Tiranë (pranë stadiumit “Dinamo”) Elbasan (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobuzat tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||||||||||||||
Oraret e nisjes |
|
||||||||||||||||||||
Orari i kthimit | Tiranë – Rreth orës 19:30 Elbasan – Rreth orës 20:30 |
||||||||||||||||||||
Përfshihen në çmim |
|
||||||||||||||||||||
|
|
Shumë e rëndësishme:
Karta e identitetit ose pasaporta të jenë të padëmtuara dhe brenda afatit të vlefshmërisë.
Për fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë vetëm me njërin nga prindërit, duhet një prokurë e posaçme nga prindërit.
Ky udhëtim është i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni datën ose specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.
Reviews
There are no reviews yet.