Fundjavë në Selanik, Kastoria, Edesa

Code: 229225
2 Ditë/1 Natë
  • Udhëtim në Selanik
  • Udhetim ne Selanik Edesa Elite Travel Agency
  • Selanik kastoria Edesa (10)
  • Edesa
  • Kastoria lake Elite Travel Agency
  • Kastoria lake waterfront at autumn
  • Kastoria lake waterfront at autumn
  • Kastoria lake waterfront at autumn
  • Kastoria lake waterfront at autumn
  • Kastoria lake waterfront at autumn
  • Selanik Map

Description

Udhëtim 2 ditor, në Selanik. Vizitë në Kastoria, Edesa.

Dita 1- Kastoria, Selanik

Udhëtimi ynë në Selanik fillon me takimin e grupit në Tiranë në orën 05:00 dhe nisemi drejt Elbasanit. Takohemi me pjesën tjetër të grupit në Elbasan në 06:00 dhe i drejtohemi pikës kufitare të Kapshticës.
Mbarojmë procedurat doganore, nisemi drejt qytetit të Kastorias që shtrihet në brigjet e liqenit Orestiada.

Vizitjmë qendrën e qytetit, shëtitoren. Sipas dëshirës, kohë e lirë për drekë ose kafe në restorantet buzë liqenit ku mund të shijohen gatimet e ndryshme apo peshkun e liqenit.Pas drekës nisja drejt Selanikut duke kaluar nga autostrada e re ose sic e njohin vendasit “Autostrada me Vrima” për shkak të tuneleve të shumtë që ndodhen në të.

Mbërrijmë në Selanik  dhe akomodohemi në hotel.
Mbrëmje e lirë sipas dëshirës.

Dita 2- Selanik, Edesa

Konsumojmë mëngjesin në hotel, fillojmë me vizitat e organizuara në qendër të qytetit. Vizitojmë sheshin Aristoteli, për tu njohur me historinë dhe arkitekturën e këtij sheshi.
Gjithashtu, Kullën e Bardhë, i cili është një muze dhe monument kulture. Muzeun Arkeologjik ku do te njihemi me kulturën Romake dhe Bizantine të qytetit. Vizitojmë disa Kisha Ortodokse ku më interesantja është Kisha e Shën Dhimitrit. Vizitë në zonën e Kalasë së vjetër etj.

Kohë e lirë për drekë dhe shopping në një nga qëndrat e mëdha tregtare të qytetit të Selanikut, “Mediterranean Cosmos”

Takohemi me grupin dhe guidën, nisemi drejt qytetit të Edesas, ku gjenden disa ujëvara natyrore mjaft interesante për tu vizituar.

Edesa është një qytet i vogël dhe i bukur në veri-perëndim të Greqisë, i njohur për ujëvarat e tij të mrekullueshme.
Ujëvarat e Edesës janë një pikë e veçantë e interesit për vizitorët dhe turistët. Ato paraqesin një bukuri natyrore të rrallë, duke krijuar një ambient të mrekullueshëm dhe frymëzues për ata që i vizitojnë.

Përfundojme vizitën e ujëvarës dhe nisemi drejt pikës kufitare Kristalopigi ( Burimi i Kristalte). Mbas procedurave doganore nisja për rrugën e kthimit, mbërritja.

Fundi shërbimit tonë!

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi
Tirana (mbrapa stadiumit “Dinamo”, pranë Proper pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes Tiranë:                   05:00
Elbasan:                06:00
I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.
Orari i kthimit
Tiranë    – Rreth orës 21:30
Elbasan  – Rreth orës 21:00
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës gjatë gjithë udhëtimit
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes.
Transporti me autobuz komod në të gjitha pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
NUK përfshihen në çmim
 

Pagesa per taksat e qytetit 3 euro per dhome
Pagesat e telefonit minibarit në dhomat e hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë

Shumë e rëndësishme:

Karta e identitetit ose pasaporta të jenë të padëmtuara dhe brenda afatit te vlefshmërisë.

Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ndryshimi i emrit të personave në udhëtim mund të bëhet deri në 5 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Për të përfituar kompensim të plotë për këtë shërbim, duhet të kanceloni të paktën 15 ditë përpara fillimit të udhëtimit.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill