Ski në Prevallë

Code: 229531
Ekskursion brenda ditës
  • Ekskursion ne Prevalle
  • Vizite ne prevalle (1)
  • Prizren Elite Travel Agency
  • Ski ne Prevalle
  • Vizite ne prevalle (4)
  • Ekskursion ne Prevalle
  • Ekskursion ne Prevalle Kosove
  • prizren elite travel agency (7)
  • Prizren Elite Travel Agency
  • Prizren Elite Travel Agency
  • Prizren Elite Travel Agency
  • Ski ne Prevalle Map

Description

Ski në Prevallë

Udhëtimi ynë “Ski në Prevallë” nis me takimin  dhe nisjen nga Elbasani në 05:30.
I drejtohemi Tiranës për të marrë pjesën tjetër te grupit dhe mbërrijmë në orën 06:30. Në këtë moment nisemi drejt, pikës doganore të Morinës, me ndalesa përgjatë rrugës sipas dëshirës. Pas mbarimit të procedurave doganore nisemi drejt qendrës së skijimit në Prevallë, që gjendet në Malet e Sharrit.
Mbërrijme në Prevallë dhe do të kemi kohë e lirë për të provuar terrenet e skijimit. Udhëtimi ynë do të vazhdojë me një vizitë drejt Prizrenit.

Nisja rreth orës 15:00 duke iu drejtuar qytetit të Prizrenit për të njohur dhe vizituar qendrën e Prizrenit. Në Prizren do të të vizitojmë shtepinë e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Më tej do ti drejtohemi Carshisë  së Vjetër, në lagjen Ortodokse buzë lumit Lumëbardha, Urën e Gurtë disa qindra vjecare, Kalanë e Vjetër.

Prizreni është një nga qendrat kulturore kryesore të Kosovës dhe ofron shumë mundësi. Me atraksione nga më të ndryshmet përsa i përket historisë, natyrës, artit e shumë të tjera.

Në përfundim të  vizitës të shkurtër në Prizren dhe shpenzimit të kohës së lirë sipas dëshirës tuaj, takohemi me guidën dhe nisemi drejt Tiranes.
Përfundojmë procedurat doganore, dhe udhëtojmë përgjatë Rrugës së Kombit, me ndalesa gjate rrugës. Mbërrijmë në Tiranë në mbrëmje.

Fundi i ekskursionit “Ski në Prevallë”!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori, Elbasan)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tiranë:              06:30
Elbasan:           05:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    21:30
Elbasan – rreth orës 22:00
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pajisjet e skive
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill