Udhëtim në Budva dhe Kotorr

Code: 229194
Ekskursion brenda ditës
  • Fotograf Sergej Zabijako, https://www.facebook.com/Sergej.Zabijako,  +382 68 129392, 
#Montenegro #CrnaGora #photoSergejZabijako #PromoMontenegro
 © Sergej Zabijako, 
© Promo-Montenegro, 2016
  • budva-kotor-elite-travel-agency-6
  • budva-kotor-elite-travel-agency-8
  • budva-kotor-elite-travel-agency-10
  • budva-kotor-elite-travel-agency-11
  • budva-kotor-elite-travel-agency-12-e1702482685276
  • elite travel agency budva kotorr (4)
  • elite travel agency budva kotorr (2)
  • elite travel agency budva kotorr (1)
  • elite travel agency budva kotorr (3)
  • Udhetim ne Budva Kotorr Map

Description

Udhëtim në Budva dhe Kotorr 

Udhëtimi në Budva, Kotorr është një aventurë e mahnitshme që nis herët në mëngjes. Nisemi në orën 5:30 nga Elbasani, udhëtojmë drejt Tiranës për të marrë pjesën tjetër të grupit në orën 6:30.Vazhdojmë  duke kaluar pikën doganore të Muriqanit me ndalesa të shkurtra për kafe dhe pushim në rrugë.

Në përfundim të procedurave doganore, nisemi drejt Kotorrit, një destinacion i mrekullueshëm turistik në Malin e Zi. Kotorri është quajtur “Kryeqyteti Turistik” dhe ka një interes të veçantë për mijëra turistë çdo vit. Me statusin e mbrojtur nga UNESCO për trashëgiminë e tij kulturore dhe historike, ai është një prej qyteteve më të vizituara në rajon dhe në botë.

Vizita në qytetin e vjetër të Kotorrit premton një eksperiencë të mahnitshme.
Rrugicat e saj plotë me histori na bëjnë të ndihemi sikur kemi udhëtuar pas në kohë. Kohë e lirë për  të shijuar drekën në një prej restoranteve ose tavernave tradicionale pranë mureve të lashta të qytetit.

Vizitë në Budva

Pasi kemi  përfunduar drekën e shijshme, do të udhëtojmë drejt Budvës. Ky qytet është një destinacion tjetër i rëndësishëm turistik. Sapo te arrijmë në Budva do të bëjme një shëtitje  në portin e jahteve në Budva. Aty do na shfaqet një pamje mbresëlënëse. Vazhdojmë të  eksplorojmë  qytetin e vjetër me rrugët e mbushura me restorante, dyqane suveniresh, dhe bare. Një  eksperiencë shplodhese dhe mbresëlënëse..

Udhëtimi në Budva dhe Kotorr përfundon dhe ne do të nisemi  drejt Tiranës  me disa ndalesa të shkurtra në rrugë dhe mbërritja në kryeqytet rreth orës 20:30.

Eksperienca -në Budva dhe Kotor është e mrekullueshme, duke na sjellë kujtime të paharrueshme dhe emocione të veçanta për këtë vend të bukur dhe të mahnitshëm.
Një fund i shkëlqyer për një udhëtim të mrekullueshëm!

Fundi i sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori, Elbasan)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan:              05:30
Tirane:           06:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    20:30
Elbasan – rreth orës 21:00
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill