Ohri, “Jeruzalemi i Ballkanit”

Code: 229022
Ekskursion brenda ditës
  • Kisha Shen Gjon Kaneo - Ohrid, Macedonia
  • Ohrid-32
  • Holy Mary Perybleptos Church in Ohrid, North Macedonia
  • Ohrid-16
  • Ohrid-15
  • Ohrid-31
  • Ohrid-43
  • Ohrid-27
  • Tour Map Ohri, Jeruzalemi Ballkanit

Description

Ohri, Jeruzalemi i Ballkanit

Ekskursioni “Ohri, Jeruzalemi i Ballkanit” është një aventurë e mrekullueshme që fillon me takimin me guidën tonë dhe nisjen nga Tirana në orën 06:00. Udhëtimi vazhdon, në Elbasan nga ku do të nisemi drejt Parkut Kombëtar të Drilonit për një ndalesë të shkurtër. Këtu do të shijojmë bukuritë natyrore të zonës dhe peisazhet piktoreske.

Monumenti natyror i Drilonit

Ky monument shkëlqen në çdo stinë, por veçanërisht gjatë pranverës . Pas kësaj ndalesë të këndshme, udhëtimi vazhdon drejt pikës kufitare të Tushemishtit.

Vizitë në Manastirin e Shën Naumit

Një tjetër pikë interesante në ekskursionin tonë do të jetë vizita në Manastirin e Shën Naumit, një ndërtesë e njohur për te krishterët ortodoksë si një vend mrekullibërës. Parku natyror rreth tij ofron peizazhe të mahnitshme dhe një atmosferë qetësuese.

Në vijim të udhëtimit, do te nisemi drejt qytetit të bukur të Ohrit. Në këtë qytet historik, do të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shetitoren buzë liqenit, monumentin e Shën Klementit, si dhe Shtëpinë & Muzeun Etnografik Robevci. Gjithashtu do të bëjmë një vizitë  tek  “dyqani i letrave”. I njohur që nga shekulli XVI, ku letra prodhohet ende me dorë nga artizanët e familjes Ljupco. Këtu do të kemi mundësinë te shohim  makinën e shkrimit Gutenberg. Kjo e fundit e njohur si një nga dy makineritë që ekzistojnë në botë.

Drejt fundit të një vizite të pasur me histori dhe kulturë ne Ohër, do të kemi kohë të lirë për të shijuar një drekë të shijshme në një prej restoranteve buzë liqenit të Ohrit.

Më tej, takimi me grupin dhe guidën për një udhëtim që vazhdon drejt qytetit të Strugës. Këtu, do të kemi kohë të lirë për një xhiro buze lumit të Drinit të zi dhe qendrës së Strugës. Ky ekskursion premton një përjetim të pasur në kulturë, natyrë dhe histori.

Pas përfundimit të kohës së lirë do të nisemi për kthimin drejt Shqipërisë duke kaluar nga dogana e Qafë Thanës.
Ekskursioni “Ohri, Jeruzalemi i Ballkanit” përfundon me mbërritjen në Elbasan dhe Tiranë rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Fundi i ekskursionit dhe shërbimit tonë!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori, Elbasan)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tiranë:              06:00
Elbasan:           07:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    20:30
Elbasan – rreth orës 20:00
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill