Price:€15.00
Udhëtim në Prizren – Zbuloni qytetin historik të Kosovës në një ditë të paharrueshme
Bëhuni pjesë e një udhëtimi të jashtëzakonshëm në Prizren, një nga qytetet më të bukura dhe më të pasura me kulturë në Kosovë. I njohur për trashëgiminë e tij historike, arkitekturën mesjetare dhe mikpritjen tradicionale, Prizreni ofron një eksperiencë të plotë për udhëtarët që kërkojnë histori, bukuri dhe shije autentike.
Kalaja e Prizrenit – Një ndër atraksionet më të vizituara në qytet, Kalaja mesjetare e Prizrenit ofron një panoramë mbresëlënëse mbi qytetin dhe luginën përreth. Një ndalesë ideale për të fotografuar dhe për të përjetuar atmosferën historike.
Qyteti i Vjetër i Prizrenit – Ecni përgjatë rrugicave me kalldrëm, kaloni mbi Urat karakteristike të Lumbardhit dhe shijoni ndërtesat me arkitekturë osmane dhe ballkanike që tregojnë historinë shekullore të qytetit. Qyteti i Vjetër është një perlë kulturore që nuk duhet humbur.
Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Një pikë historike me rëndësi të veçantë për shqiptarët, ku mund të mësoni më shumë për identitetin kombëtar, historinë e Rilindjes dhe kontributin e Prizrenit në çështjen kombëtare.
Shije tradicionale kosovare – Turi përmbyllet me një drekë të shijshme në një restorant tipik kosovar, ku do të provoni specialitete lokale si flia, mantia dhe ushqime të përgatitura me dashuri dhe përvojë.
Udhëtim në Prizren
📌 Itinerari i turit :
06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës për të marrë pjesën e mbetur të pasagjerëve.
07:00 : Nisja nga Tirana drejt Prizrenit me ndalesa gjatë rrugës për foto panoramike.
11:00 – 17:00 :
-Vizitë në Komunën e Prizrenit, vizitë opsionale në Muzeun Arkeologjik, shëtitje përgjatë Lumit Lum Bardh deri në qendër të Prizrenit ku mund të vizitoni dhe Çezmën, një nga pikat më të njohura të qytetit.
–Kohë e lirë për të shijuar drekën dhe pazarin sipas dëshirës.
–Takimi tek Ura e Madhe përballë Hotel Theranda dhe transfertë për tek Abi Çarshia.
–Kohë e lirë në qendrën tregtare Abi Çarshia për blerje.
17:00 : Nisemi drejt Tiranës dhe Elbasanit.
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
Oraret e nisjes |
|
||
Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.