Ski në Mavrovë

Code: 229478
Ekskursion brenda ditës
  • mavrove ski
  • Mavrove Elite Travel Agency (2)
  • Mavrove Elite Travel Agency (5)
  • Mavrove Elite Travel Agency (5)
  • Mavrove Elite Travel Agency (1)
  • Mavrovo cable car
  • Ski ne Mavrove Map

Description

Ski në Mavrovë. Udhëtim 1 ditor drejt Mavrovës.

Udhëtimi ynë fillon me takimin me guidën dhe nisjen nga Tirana drejt Elbasanit në orën 06:00. Mbërrijmë në Elbasan për të marrë pjesën tjetër të grupit. Në orën 07:00 nisemi  duke iu drejtuar pikës doganore. Kryejmë proçedurat doganore dhe vazhdojmë rrugën drejt qendrës më të njohur të skive në  Maqedoninë e Veriut, Mavrovë! Ky ekskursion është një udhëtim magjik për aventurierët që dëshirojnë të shijojnë bukurinë e natyrës së mrekullueshme dhe të praktikojnë sportet dimërore.
Gjate rruges kemi disa ndalesa për mëngjes dhe coffee-stop.

Mbërritja në zemër të resortit ne Maqedonine e Veriut, Mavrove.  Në këtë vend cdokush ka mundësi të argëtohet në ambjentet e resortit.
Gjithashtu mund të shijoni kënaqësinë e udhetimit me teleferik apo të beni ski në pistat e shumta të malit Bistra.

Udhëtimi, “Ski në Mavrovë” vazhdon me konsumimin e drekës e cila është zgjedhje e lirë sipas dëshirës së klientëve! Mund të zgjidhni të merrni ushqim me vete dhe ta konsumoni në formën e piknikut ose në njërin prej restoranteve të shumta që ndodhen në Mavrovë.

Udhëtimit tonë tashmë i erdhi fundi dhe do të nisemi për në rrugën e kthimit, me ndalesa përgjatë rrugës . Mbërritja në Tiranë/Elbasan në mbrëmje.

Fundi i programit

Faleminderit që zgjodhët Elite Travel Agency!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (tek Elite Travel Lufthansa City Center. Adresa: Rruga 11 Nëntori, Elbasan)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tiranë:              06:00
Elbasan:           07:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    22:00
Elbasan – rreth orës 21:30
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart
Shpenzime Personale dhe Pije

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill