Valbona dhe Prizren: Kaloni 48 orë të paharrueshme në Alpet Shqiptare!!

Valbona dhe Prizren: Kaloni 48 orë të paharrueshme në Alpet Shqiptare!!

July 13, 2020
Udhëtime Blog
Valbona Business travel

Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri të ndryshme natyrore. Për shumë vite riviera në jug të vendit tonë e linte në hije zonën veriore. Tashmë gjithnjë e më shumë kjo zonë kaq fantastike po merr vëmendjen që meriton. Niseni udhëtimin tuaj drejt eksplorimit të veriut të Shqipërisë e më tej !

Shëtitja me traget në liqenin e Komanit

Koman

Një nga eksperiencat më unike që ofron turizmi shqiptar është padyshim shëtitja 3-orëshe me traget në liqenin e Komanit. Ky liqen, nyjë lidhëse mes qyteteve Koman dhe Fierzë, shoqërohet me pamje spektakolare malesh që mrekullisht plotësojnë këtë panoramë. Duket sikur natyra ka skalitur secilin prej maleve me forma mjaft interesante. Për pak do të harroni se ndodheni në Shqipëri. Faktikisht, liqeni i Komanit u krijua në vitin 1978 nga lumenjtë e Shalës, Valbonës dhe Drinit në një sipërfaqe prej 13 km2 dhe ka rëndësi të madhe për sa i përket prodhimit të energjisë elktrike në vend. Përveç rëndësisë ekonomike dhe bukurisë befasuese kjo zonë përmban edhe rëndësi historike.  Vendbanimi i Komanit i përket Mesjetës së hershme dhe hedh dritë mbi autoktoninë e shqiptarëve dhe për vazhdimësinë iliro-arbërore të tyre.

Lugina e Valbonës

Sigurisht shëtitjes me traget i vjen fundi, por magjisë së natyrës Shqiptare jo. Bëhuni gati për të përjetuar madhështinë e Luginës së Valbonës. E pozicionuar ne Parkun Kombëtar ThethValbonë, ajo shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një paletë fantastike ngjyrash në çdo stinë. Me një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh, ajo imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Kushdo që viziton Luginën e Valbonës do të njihet me madhështinë esaj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë, dhe mikpritjen e malësorëve.
Megjithatë risitë e udhëtimit nuk mbarojnë këtu!

Prizren

Rreth dy orë larg Luginës së Valbonës gjendet qyteti i Prizrenit. Mbase mund të quhej ndryshe “kryeqyteti kulturor” i Kosovës. Një qytet i vogël, por mbart një rëndësi të madhe pasi ka ruajtur identitetin e tij. Prizreni është një qytet kaq i këndshëm ku e kaluara bashkëjeton me të tashmen.
Përgjatë historisë Prizreni është njohur me kultura të ndryshme të cilat kanë lënë pas gjithashtu edhe disa monumente mjaft të rëndësishme. Ato datojnë nga periudha Romake, Osmane e deri në atë pas Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë, nuk do t’ia ndieni mungesën as kafeneve, restoranteve apo dyqaneve që gëlojnë gjallërisht gjatë gjithë ditës. Kjo bën që të jetë një qytet me të vërtetë interesant.

Klikoni këtu për të zgjedhur udhëtimin turistik. 

Spoonbill