Price:€79.00
Eksploroni magjinë e Malit të Sharrit dhe skijoni mbi majën e Popova Shapka dhe përfundoni udhëtimin me historinë e Shkupit dhe bukuritë natyrore të Prizrenit!
Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora – Me Elite Travel Agency
Dita e parë:
Nisja do të bëhet nga Tirana në orën 05:30 dhe nga Elbasani në orën 06:30. Pas një ndalese të shkurtër për kafe dhe mëngjes, udhëtimi do të vazhdojë drejt Greqisë dhe destinacionit të njohur të Meteorës. Gjatë rrugës do të shijojmë peizazhet panoramike të juglindjes dhe ndalesa të shkurtra pushimi.
Pas mbërritjes në Meteora, do të vizitoni një nga mrekullitë më të famshme të Greqisë, të njohur për manastiret madhështore të ndërtuara mbi shkëmbinj gjigantë. Do të keni mundësi të vizitoni disa prej manastireve më të rëndësishme, si Manastiri i Madh i Meteores (Megalo Meteoro) dhe Manastiri i Varlaamit, ku do të njiheni me historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë fetare të këtij vendi unik. (Opsionale jo te perfshira ne cmim). Gjithashtu, do të shijoni pamje spektakolare panoramike dhe kohë të lirë për foto.
Pas vizitës në Meteora, kohë e lirë për të shijuar drekën.
Më pas do të vijojmë udhëtimin drejt Konicës, një ndalesë e shkurtër por shumë panoramike në një qytet të vogël historik në Greqi, i lidhur ngushtë me historinë shqiptare dhe figurën e Ali Pashë Tepelenës. Gjatë ndalesës do të vizitojmë Shtëpinë e Hamkos, nënës së Ali Pashë Tepelenës – një monument me rëndësi historike dhe kulturore, si dhe do të kemi kohë për shëtitje dhe foto në zonë.
Pas kësaj, udhëtimi vijon drejt Leskovikut. Gjatë itinerarit do të mund të admironi natyrën e paprekur dhe peizazhet malore karakteristike të zonës.
Pas mbërritjes në Leskovik, do të akomodohemi në Resort Kulm, ku do të kemi kohë për pushim dhe relaks. Mbrëmja do të vazhdojë me darkën në ambientet e resortit, duke shijuar gatime tradicionale dhe atmosferën e qetë të zonës.
Dita e dytë:
Pas mëngjesit në Leskovik, nisemi drejt Përmetit përmes një rruge panoramike malore.
Mbërritje në Përmet dhe vizitë në Banjat Termale të Bënjës, ku do të kemi kohë për relaks dhe shijimin e ujërave termale natyrore.
Drekën mund ta konsumoni në Përmet me gatime tradicionale lokale, gjithashtu do të keni dhe kohë të lirë për shëtitje në qytet.
Në pasdite, nisemi për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora
Udhëtim në Përmet, Konicë dhe Meteora
| Nisja | Tirana (05:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani (06:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Darka e ditës së parë me muzikë Mëngjesi i ditës së dytë |
| Nuk përfshihen | Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale Hyrjet në muze/atraksione Bakshishet Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet” |
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.