Udhëtim në Kodrën e Diellit – 2 Ditë – 7800 lekë

2 dite / 1 nate
  • Udhetim te Kodra e Diellit (2)
  • Popova Shapkë 2
  • Mavrore 3
  • Popova Shapkë 3
  • Skopje 2
  • Udhetim te Kodra e Diellit (1)
  • Tetove 3
  • Popova Shapkë 4
  • Skopje 6
  • Popova Shapkë
  • Skopje 3
  • Skopje 4
  • Skopje 5
  • Skopje
  • Tetove 1
  • Mavrore 4
  • Mavrore
  • Mavrorev2

Description

DITA 1

Nisemi në orët e para të mëngjesit drejt Maqedonisë së Veriut. Pas kalimit të kufirit, udhëtimi vazhdon drejt Mavrovës, një nga zonat më të bukura natyrore të vendit. E vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Mavrovës, kjo zonë është e njohur për malet, pyjet e dendura dhe Liqenin e Mavrovës, i cili shtrihet mes peizazheve malore. Do të bëjmë një ndalesë pranë liqenit për të shijuar panoramën, për një shëtitje të shkurtër dhe për fotografi. Një tjetër pikë interesante e vizitës është Kisha e Shën Nikollës, e cila ndodhet pranë liqenit dhe është një nga pamjet më karakteristike të Mavrovës. Pas vizitës vijojmë me kohë të lire për drekë në një restorant tradicional, ku do të kemi mundësi të provojmë disa prej shijeve lokale të zonës.

Pas drekës vazhdojmë drejt Tetovës. Qyteti është i njohur për historinë, traditat dhe trashëgiminë e tij kulturore. Gjatë vizitës do të ndalemi te Xhamia e Larme, një nga monumentet më të rëndësishme dhe më të veçanta të Tetovës, e dallueshme për dekorimin e saj shumëngjyrësh dhe arkitekturën karakteristike. Pas vizitës do të kemi pak kohë për një shëtitje në qendër dhe për të shijuar një kafe përpara se të vazhdojmë drejt maleve.

Nga Tetova nis ngjitja drejt Popova Sapka, e njohur dhe si Kodra e Diellit, një nga destinacionet më të njohura malore të Maqedonisë së Veriut, në shpatet e Maleve të Sharrit. Do të akomodohemi dhe kalojmë natën në Hotel Scardus. Pas check-in do të kemi kohë të lirë për të pushuar dhe për të shijuar ambientin malor. Në varësi të kushteve të motit, mund të bëjmë edhe një shëtitje të shkurtër në zonën përreth hotelit.

Mbrëmja do të mbyllet me darkë të përbashkët festive në hotel.

DITA 2

Mëngjesi na gjen në qetësinë e maleve të Sharrit.

Pas mëngjesit do të kemi pak kohë të lirë për të shijuar Kodrën e Diellit, për të eksploruar natyrën përreth dhe për të fotografuar panoramat malore.

Nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, fundi i nëntorit mund ta gjejë zonën të mbuluar me dëborë, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Në rast të kundërt, do të shijojmë një shëtitje të lehtë dhe panoramat e maleve.

Zbresim drejt Tetovës dhe vijojmë udhëtimin për në Shkup.

Vizita fillon në Sheshin Maqedonia, qendra kryesore e qytetit, dhe vazhdon drejt Urës së Gurit, një nga simbolet më të njohura të Shkupit. Përmes urës kalojmë drejt Çarshisë së Vjetër, pjesa më tradicionale e qytetit. Rrugicat me kalldrëm, dyqanet artizanale, kafenetë dhe restorantet krijojnë një atmosferë të veçantë dhe na japin mundësinë të njohim një tjetër anë të Shkupit. Do të kemi kohë të lirë për drekë, kafe dhe eksplorim të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës së qytetit.

Pasdite nisemi për kthimin drejt Shqipërisë. Mbërritja në Tiranë dhe Elbasan në mbrëmje.

 

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Nisja Tirana 07:30 :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani 06:30 : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Durres (min. 4 persona) 06:30 : Tek Ura e Dajlanit  Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Përfshihen Akomodimi në dhomë dyshe / treshe
Transporti
Guida
Mëngjesi i ditës së dytë
Darka
Nuk përfshihen
Dreka / Pijet / Shpenzimet personale
Hyrjet në muze/atraksione
Bakshishet

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
✅ Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
✅ Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
✅ Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
✅ Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
✅ Hotele të përzgjedhura
✅ Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
✅ Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
✅ 25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore

🏛️ Zbulo Shqipërinë përmes historisë, traditës dhe njerëzve të saj – me Elite Travel – Fundjava Kulturore!

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 48 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnje rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 2 – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencise për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Na lini një Review

Na lini një Review

Harta

Harta

Spoonbill