Price:€68.00
Përjetoni adrenalinë dhe magjinë e dimrit në Krushevë, me skijim, SPA dhe pamje mahnitëse të liqenit dhe maleve!
Udhëtim 2 ditor në Voskopojë – 6200 Lekë / 68 Euro
2 Ditë / 1 Natë në Ura e Kovacit Resort & Agrotourism
Largohuni nga zhurma e qytetit dhe dhurojini vetes një fundjavë plot qetësi, natyrë dhe relaks në zemrën e juglindjes së Shqipërisë. Voskopojë, me historinë e saj unike dhe peizazhet mahnitëse, së bashku me mikpritjen e ngrohtë të Ura e Kovacit Resort & Agrotourism, krijojnë kombinimin ideal për një eksperiencë të paharrueshme.
Ky program është menduar për ata që duan të eksplorojnë vende autentike, të shijojnë gastronominë tradicionale, ajrin e pastër malor dhe komoditetin e një resorti modern në mes të natyrës.
Udhëtimi ynë nis në orët e para të mëngjesit drejt juglindjes së Shqipërisë, duke përshkuar peizazhe të bukura malore dhe brigjet e Liqenit të Ohrit.
Ndalesa e parë do të jetë në Pogradec, ku do të kemi kohë për një shëtitje të këndshme në shëtitoren buzë liqenit dhe për të shijuar panoramën e mrekullueshme.
Më pas vazhdojmë drejt Tushemishtit, fshatit piktoresk që u bë i famshëm nga filmi shqiptar “Zonja nga Qyteti”. Do të vizitojmë shtëpinë e njohur si “Shtëpia e Teto Ollges”, do të shëtisim në rrugët e qeta të fshatit dhe do të shijojmë atmosferën karakteristike që e bën këtë vend një nga destinacionet më të dashura në bregun e Liqenit të Ohrit.
Vetëm pak minuta më tej ndodhet Driloni, një nga perlat natyrore të Shqipërisë, i njohur për burimet kristalore, kanalet e qeta dhe gjelbërimin e pasur. Këtu do të keni kohë të lirë për drekë në një nga restorantet karakteristike të zonës, me pamje drejt parkut dhe liqenit.
Pas drekës vazhdojmë drejt Voskopojës, një prej fshatrave më historikë dhe më autentikë të Shqipërisë. Do të shëtisim në qendrën historike, do të vizitojmë kishat shekullore dhe do të zbulojmë historinë e pasur të këtij destinacioni, i cili dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Ballkanit.
Pasdite mbërrijmë në Ura e Kovacit Resort & Agrotourism, ku do të akomodohemi dhe do të kemi kohë të lirë për të shijuar ambientet e resortit, natyrën dhe fermën agroturistike.
Në mbrëmje do të shijojmë një darkë tradicionale të shoqëruar me muzikë live dhe një atmosferë të ngrohtë, duke e mbyllur ditën me relaks dhe argëtim.
Mëngjesi fillon mes qetësisë së natyrës dhe ajrit të pastër të zonës. Pas mëngjesit do të keni kohë të lirë për të shijuar gjithçka që ofron resorti.
Mund të shëtisni në ambientet e gjelbëruara, të vizitoni fermën agroturistike, të kaloni kohë me kafshët e fermës, të realizoni fotografi në peizazhet malore ose thjesht të relaksoheni duke shijuar qetësinë dhe mikpritjen karakteristike të resortit.
Më pas nisemi drejt Korçës, qytetit të serenatave dhe një prej qyteteve më elegante në Shqipëri. Do të shëtisim në Pazarin e Vjetër, në qendrën historike dhe do të keni kohë të lirë për një kafe, drekë ose pazar në atmosferën karakteristike korçare.
Pas vizitës në Korçë, nisemi drejt Elbasanit dhe Tiranës, duke mbyllur një fundjavë të mbushur me natyrë, histori, traditë dhe momente relaksi që do të mbeten gjatë në kujtesë.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Durres: Tek Ura e Dajlanit Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Mëngjesi i ditës së dytë Darka me muzikë |
|||
| Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 48 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnje rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 2 – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencise për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.