Price:€60.00
Përjetoni bukurinë alpine të Veriut të Shqipërisë, me liqene akullnajore, natyrë të virgjër, trashëgimi dibrane dhe peizazhe mbresëlënëse nga Lura në Peshkopi.
Udhëtimi nis herët nga Tirana dhe më pas Elbasani në drejtim të veriut të Shqipërisë e Malit të Zi.
Ndalesa jonë e parë është Ulqini, qyteti ku historia dhe Adriatiku takohen. Do të shëtisim nëpër Qytetin e Vjetër, mes mureve prej guri dhe rrugicave karakteristike, ndërsa nga lart do të kemi pamje të bukura mbi det. Është momenti ideal për të shijuar një kafe, për të bërë fotografi dhe për të marrë kontaktin e parë me atmosferën e Malit të Zi.
Më pas vijojmë udhëtimin drejt Kotorrit, përgjatë peizazheve spektakolare të bregdetit.Në Kotor na pret një nga pikat më të bukura të udhëtimit. Do të hyjmë në Qytetin e Vjetër, një labirint rrugicash prej guri, sheshesh të vogla, ndërtesash historike dhe monumentesh që ruajnë atmosferën e një qyteti mesjetar.Këtu do të kemi kohë për të eksploruar qytetin, për të shijuar një drekë tradicionale, një kafe në një nga sheshet karakteristike apo thjesht për të humbur për pak në rrugicat e tij.
Pasdite vazhdojmë drejt Budvës, ku do të akomodohemi në hotel. Mbrëmja është e lirë për ta shijuar qytetin sipas dëshirës. Mund të bëni një shëtitje në Qytetin e Vjetër, të ndiqni shëtitoren buzë detit ose të zgjidhni një nga restorantet lokale për një darkë të qetë.
Mëngjesi nis në Budva, me kohë për të zbuluar më nga afër një prej qyteteve më të famshme të bregdetit malazez.
Do të shëtisim në Qytetin e Vjetër të Budvës, mes mureve historike, rrugicave të ngushta dhe ndërtesave prej guri. Pas shëtitjes do të kemi pak kohë të lirë për një kafe buzë detit ose për të shijuar atmosferën e mëngjesit në qytet.
Më pas largohemi nga bregdeti dhe udhëtojmë drejt Cetinjes, ish-kryeqytetit historik dhe mbretëror të Malit të Zi. Cetinje është një qytet me një karakter krejt tjetër. Më i qetë, tradicional dhe i pasur me histori, ai ruan gjurmët e periudhës kur ishte qendra politike dhe kulturore e vendit. Gjatë shëtitjes do të zbulojmë qendrën historike, ndërtesat karakteristike dhe disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.
Pas vizitës në Cetinje, nisemi drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit do të kemi një ndalesë të shkurtër për pushim dhe më pas vazhdojmë rrugëtimin drejt Tiranës.
Mbërritja në Tiranë dhe Elbasan shënon fundin e këtij udhëtimi mbresëlënës.
Udhtim 2 Ditë në Ulqin, Kotor, Budva dhe Cetinje
| Nisja | Elbasani (06:00) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Tirana (07:00) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida shoqëruese Mëngjesi në hotel |
| Nuk përfshihen | Dreka / Darka / Pijet / Shpenzimet personale Taksa e Turistit 1€/person Hyrjet në muze/atraksione Bakshishet Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet” |
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.