Price:€70.00
Udhëtim në Lëpushë & Vuthaj, Tamarë, një eksperiencë që kombinon bukurinë e natyrës së paprekur me traditën dhe mikpritjen vendase. Udhëtimi nis nga Tirana dhe të çon drejt Tamarës, qendrës së Kelmendit, një vend i qetë buzë lumit Cem, i rrethuar nga male dhe gjelbërim. Pas pushimit të shkurtër, rruga vijon drejt Lëpushës, një fshat alpin i mrekullueshëm, ku vizitorët mund të shijojnë ajrin e pastër dhe ushqimet bio të përgatitura nga banorët vendas.
Pas mesditës, udhëtimi vazhdon drejt Plavës, për të vizituar Liqenin e Plavës. Liqeni i Plavës – simboli i qytetit, një liqen malor i madh me ujë të kristaltë, i rrethuar nga pyje e male. Mund të bësh shëtitje, peshkim, vozitje me varkë ose thjesht të relaksohesh buzë ujit. Më pas, vazhdojmë për në MountainView Resort ku udhëtarët do të shijojnë një darkë tradicionale të shoqëruar me muzikë dhe atmosferë mes maleve.
Dita e dytë nis me një mëngjes në resort dhe më pas rruga na çon drejt Ujëvarës së Gërlës, e cila ndodhet afër Vuthajt, e fshehur mes gjelbërimit dhe shkëmbinjve. Udhëtimi më pas vijon drejt Vermoshit, fshatit më verior të Shqipërisë, një vend i njohur për panoramat e tij mahnitëse dhe natyrën e virgjër që e bën të paharrueshëm për çdo vizitor. Rrugës nuk mungojnë ndalesat panoramike për të parë Kanionin e Selcës dhe Kanionin e Cemit, vende ideale për fotografi dhe për t’u ndalur disa çaste me natyrën.
Në kthim, një shëtitje në pedonalen e Shkodrës, me atmosferën e saj të gjallë dhe arkitekturën veneciane, e mbyll në mënyrë të përkryer këtë fundjavë. Udhëtimi përfundon me kthimin në Tiranë dhe Elbasan, duke lënë pas kujtime të bukura dhe përvoja unike që mbeten gjatë në mendje.
Udhëtim në Alpe është një kombinim perfekt i natyrës, kulturës dhe relaksit, duke ju dhuruar mundësinë për të eksploruar vende të mahnitshme dhe për të përjetuar mikpritjen tradicionale. Rezervo tani këtë udhëtim në Tamarë, Lëpushë & Vuthaj për të krijuar kujtime që zgjasin një jetë të tërë!
Dita e Parë
05:00 – Nisja nga Elbasani (zyrat Elite Travel LCC)
06:00 – Nisja nga Tirana (prapa Teatrit të Operas dhe Baletit)
11:00 – Mbërritja në Tamarë, pushim dhe eksplorim i shkurtër
12:00 – Transferohemi për në Lëpushë, një fshat alpin i qetë – drekë dhe kohë e lirë
15:45 – Transferohemi për në Plavë me një ndalesë të shkurtër në Guci, vizitë në liqenin e Plavës
17:30 – Transferohemi dhe akomodohemi në Mountain View Resort, Vuthaj
19:30 – Darkë tradicionale me muzikë dhe qëndrim në resort
Mountain View Resort në Vuthaj ofron një vend të qetë për të pushuar në vargmalin e Bjeshkëve të Nemuna, me pamje mahnitëse të luginave dhe majave. I rrethuar nga natyra, është ideal për ecje dhe eksplorimin e atraksioneve të afërta si Liqeni i Plavës, Malet Komovi dhe Parku Kombëtar Biogradska Gora. Një bazë e shkëlqyer për aventura në natyrë dhe relaksim.
Dita e Dytë
07:00 – Mëngjes në hotel
08:30 – Vizitë në Ujvarën e Gerlës, afër Vuthajt
10:30 – Udhëtim drejt Vermoshit, fshati më verior i Shqipërisë, rrugës ndalesa për foto në Kanionin e Selcës dhe Kanionin e Cemit
12:00 – Nisja drejt Shkodrës, shëtitje në pedonalen “Kole Idromeno” dhe kohë e lirë për drekën
16:30 – 17:00 – Nisja për në Tiranë
21:30 – 22:00 – Mbërritja në Elbasan, fundi i udhëtimit.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Durres: Tek Ura e Dajlanit Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
|||
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Mëngjesi i ditës së dytë Darka me muzikë |
|||
| Nuk përfshihen |
|
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.