Price:€65.00
Eksploroni magjinë e Malit të Sharrit dhe skijoni mbi majën e Popova Shapka dhe përfundoni udhëtimin me historinë e Shkupit dhe bukuritë natyrore të Prizrenit!
Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik – Intinerar fantastik vetem me Elite Travel Agency
Dita e parë:
Nisja nga Elbasani në 06:30 dhe Tirana në 07:30. Pas nisjes, do të kemi një ndalesë të shkurtër të planifikuar, e cila do t’ju ofrojë mundësinë për të konsumuar kafenë dhe mëngjesin në një mjedis çlodhës. Më pas, udhëtimi ynë vijon drejt zonës verilindore, duke kaluar përmes Rubikut dhe Rreshenit me destinacion Kurbneshin dhe Lurën. Ky rrugëtim është i mrekullueshëm dhe përshkon male e peizazhe natyrore që ofrojnë bukuri përrallore në çdo stinë të vitit.
Në vazhdim të udhëtimit, ne do të mbërrijmë në qendër të Lurës, ku do të keni mundësinë të shijoni ecjet në natyrë dhe mjedisin mbresëlënës të kësaj zone. Parku Kombëtar i Lurës, i cili shtrihet përreth malit Kurona e Lurës në një lartësi prej 2121 m, përbëhet nga një vegjetacion i pasur i drurëve gjetherënës dhe halorë, ku veçohen ahu, pisha e zezë dhe arneni i rrallë. Bukuria kulmore e kësaj zone janë 12 liqenet akullnajore, të njohura si “Liqenet e Lurës”, ku zambakët e ujit gjatë verës krijojnë një pamje të rrallë mbi sipërfaqen e Liqenit të Luleve dhe Liqenit të Madh.
Vakti i drekës mund të konsumohet pranë qendrës së Lurës gjatë kohës së lirë, përpara se të vijojmë udhëtimin tonë drejt Peshkopisë. Ne do të realizojmë një ndalesë në pedonalen e kryeqendrës së Dibrës, duke u dhënë mundësinë të shijoni atmosferën vendase. Akomodimi me darkë dhe muzikë në Hotel Veri.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel, nën shoqërimin e guidës, do të realizoni një ecje në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës do të shikoni shtëpitë karakteristike të tregtarëve dhe zejtarëve të ardhur nga Dibra e Madhe. Gjatë vizitës, do të admironi ndërtimet karakteristike, sokakun në Dublec bashkë me çezmën e ujit, si dhe shtëpinë historike të Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë dhe themeluesit të Peshkopisë moderne. Një përvojë e veçantë për ju do të jetë shëtitja në Bulevardin e Blinave, i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën e veçantë, për të vijuar më pas tek busti i Elez Isufit, ikonës së qëndresës shqiptare. Vizitën do ta pasuroni me një ndalesë në Zyrën e Informacionit Turistik dhe në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, qendra e festivalit prestigjioz “Oda Dibrane”.
Më pas, një vizitë ne qendrën balneare, udhëtimi juaj përshkon peizazhet e virgjëra të Shupenzës dhe Ostrenit të Madh, duke kulmuar në magjinë e Borovës, ku pasqyrimi i liqenit dhe freskia e vaskave të peshkut do t’ju ofrojnë një ndalesë per drekë e çlodhëse në natyrë . Rruga juaj vijon në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë (UNESCO), një mrekulli ekologjike që shtrihet mes Fushë-Studnës, Lunik, Librazhd dhe Elbasan, duke ju dhënë mundësinë të shijoni biodiversitetin e rrallë dhe malet madhështore. Ky itinerar mbyllet për ju në Tiranë, pasi të keni përshkruar një rrugëtim që gërsheton në mënyrë perfekte trashëgiminë natyrore me emocionet e një aventure autentike shqiptare.
Udhetim ne Lure, Diber dhe Shebenik
| Nisja | Elbasani (06:30) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Tirana (07:30) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida lokale Mëngjesi i ditës së dytë Darka në hotel |
| Nuk përfshihen | Dreka / Pijet / Shpenzimet personale Hyrjet në muze/atraksione Bakshishet Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet” |
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.