Udhëtim në Korab dhe Dibër – 1 Ditë – 20€

Ekskursion 1 ditor
  • Udhëtim në Korab dhe Dibër
  • Bulevardi Diber
  • Dibra sheshi
  • Fushe Studen
  • Korab 2
  • Udhëtim në Korab dhe Dibër
  • Korabi 3
  • Peshkopia 1
  • Peshkopia 2
  • Peshkopia 3
  • Sherbenik 2
  • Sherbenik

Description

Udhëtim në Korab dhe Dibër – Madhështia e Korabit dhe Dibrës

Nisja për në Peshkopi do të bëhet përmes rrugës së Arbrit, ku natyra ofron pamje magjepsëse që në fillim të udhëtimit. Do të kemi një ndalesë të shkurtër të planifikuar, e cila do t’u ofrojë mundësinë për të konsumuar kafenë dhe mëngjesin në një mjedis të këndshëm. Ky udhëtim është fantastik dhe kalon përmes malesh e peizazhesh natyrore, të cilat mbartin bukuri të veçantë në çdo stinë.

Në vazhdim të udhëtimit, ju do të mbërrini në qendër të Peshkopisë. Nën shoqërimin e guidës, do të realizoni një ecje në rrugët me kalldrëm të lagjes së vjetër, anash së cilës do të shikoni shtëpitë karakteristike të tregtarëve dhe zejtarëve të ardhur nga Dibra e Madhe. Gjatë vizitës, do të admironi ndërtimet karakteristike, sokakun në Dublec bashkë me çezmën e ujit, si dhe shtëpinë historike të Sul Shehut, kryetarit të parë të bashkisë dhe themeluesit të Peshkopisë moderne. Një përvojë e veçantë për ju do të jetë shëtitja në Bulevardin e Blinave, i famshëm për historinë e tij dhe atmosferën e veçantë, për të vijuar më pas tek busti i Elez Isufit, ikonës së qëndresës shqiptare. Vizitën do ta pasuroni me një ndalesë në Zyrën e Informacionit Turistik dhe në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, qendra e festivalit prestigjioz “Oda Dibrane”.

Vaktin e drekës mund ta konsumoni pranë qendrës gjatë kohës së lirë.

Më pas, udhëtimi juaj unazë përshkon peizazhet e virgjëra të Shupenzës dhe Ostrenit të Madh, duke kulmuar në magjinë e Borovës, ku pasqyrimi i liqenit dhe freskia e vaskave të peshkut do t’ju ofrojnë një ndalesë çlodhëse në natyrë. Rruga juaj vijon në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë, një mrekulli ekologjike që shtrihet mes Fushë-Studnës, Lunikun, Librazhdin dhe Elbasanin, duke t’ju dhënë mundësinë të shijoni biodiversitetin e rrallë dhe malet madhështore. Ky itinerar mbyllet për ju në Tiranë e Elbasan, pasi të keni përshkruar një rrugëtim që gërsheton në mënyrë perfekte trashëgiminë natyrore me emocionet e një aventure autentike shqiptare.

Udhëtim në Korab dhe Dibër

Udhëtim në Korab dhe Dibër

Udhëtim në Puke

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        05:30
Tirane :           06:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Give us a Review

Give us a Review

Harta

Harta

Searching Availability...

 

Spoonbill