Price:€17.00
Udhëtim në Ohër, Strugë dhe Shën Naum
Një udhëtim nëpërmjet peisazheve mahnitëse dhe vendndodhjeve kulturore të Strugës dhe Ohrit. Udhëtimi fillon me nisjen nga Teatri i Operas dhe Baletit në Tiranë & Elbasan, duke vijuar me një pushim në Ngou për kafe të mëngjesit, ku mund të shijoni një atmosferë të qetë dhe të freskët. Pas kësaj, do të vazhdoni drejt Strugës, duke kaluar përmes rrugëve të bukura dhe vendndodhjeve historike.
Struga: Një qytet i vogël, i njohur për arkitekturën e tij të veçantë dhe rrugët e kalldrëmta. Struga ofron një përzierje të mrekullueshme të kulturës dhe natyrës, me rrugët e saj të mbushura me dyqane tradicionale dhe kafene.
Ohri: Nga Struga, do të udhëtoni drejt Ohrit, një ndalesë e detyrueshme për çdo vizitor në Maqedoninë e Veriut. Ohri është një qytet i mbushur me histori dhe bukuri natyrore, ku mund të eksploroni Kishën e Shën Sofisë dhe të shijoni pamjet spektakolare nga Kisha e Shën Joanit në Kaneo.
Shën Naumi: Pjesa e fundit e udhëtimit është vizita në manastirin e Shën Naumit, një vend historikisht i rëndësishëm që ofron qetësi dhe pamje të mrekullueshme të Liqenit të Ohrit.
Rezervoni tani udhetimin tuaj per te vizituar nje nga perlat me te bukura te rajonit!
Udhetim ne Oher
📌 Itinerari i turit :
05:00 : Nisja nga Tirana drejt Elbasanit për të marrë pjesën e mbetur të pasagjerëve.
06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Strugës me ndalesë në Kompleksin Nogu në Librazhd.
09:00 – 17:00 :
– Vizitë e qytetit të Strugës duke kaluar përmes çarshisë
– Transferimi drejt qytetit të Ohrit përgjatë brigjeve të liqenit të Ohrit
– Vizitë e qytetit të Ohrit duke përfshirë : sheshin, muret e Qytetit të Vjetër, Kishën e Shën Sofisë etj.
– Transferimi drejt Shën Naumit
– Vizitë në manastirin e Shën Naumit, pjesë e Trashgimisë Botërore të UNESCO-s
17:00 : Nisja për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.