Udhëtim 1 ditor në Rragam & Dajç – 28€

Ekskursion 1 ditor
  • Rragam Dajc (1)
  • Rragam Dajc (2)
  • Rragam Dajc (3)
  • Rragam Dajc (4)
  • Rragam Dajc (5)
  • Rragam Dajc (6)
  • Rragam Dajc (7)
  • Rragam Dajc (8)
  • Rragam Dajc (9)
  • Rragam Dajc (10)
  • Rragam Dajc (11)
  • Rragam Dajc (12)

Description

Udhëtim në Rragam & Dajç – Magjia e Veriut Shqiptar

Një ditë e mbushur me natyrë të paprekur, legjenda dhe pamje që të lënë pa frymë! Ky udhëtim një ditor na çon drejt veriut të Shqipërisë – në Rragam dhe Dajç – aty ku qetësia e maleve takon ujërat e kristalta dhe rrëfenjat e lashta marrin jetë.

Pas nisjes herët në mëngjes nga Elbasani dhe Tirana, mbërrijmë në Rragam, një fshat i fshehur mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, prej nga ku nisim aventurën tonë mbi ujë. Një lundrim rreth 2 orë me varkë mbi liqenin e Vaut të Dejes na çon nëpër peizazhe madhështore, duke eksploruar:

Shpella e Pellumbave – vendi ku qetësia mbizotëron.
Shpella e Priftit – një hapësirë e mbuluar me legjenda.
Lugina e Ujqërve – një nga segmentet më të egra dhe më mbresëlënëse të këtij udhëtimi.
Ishulli i Sardit, një perlë e fshehur në zemër të liqenit, një vend i rrallë ku ndodhen gjurmët e një kishte të hershme.
Kisha bizantine e Shën Mërisë dhe rrënojat e një manastiri mesjetar e bëjnë këtë vend një thesar historik dhe shpirtëror.

Pas lundrimit, ndalemi për drekë pranë shezlloneve ose në një restorant lokal buzë liqenit, për të shijuar ushqim tradicional dhe relaks.

Në kthim, ndalemi në Plazhin e Dajçit, një vend i qetë dhe i gjelbër buzë lumit Bunë – ideal për pak freski e pushim.

Rruga e kthimit kalon nga itinerari panoramik i bregdetit verior, me pamje mbi Velipojë, Rerën e Hedhur, Shëngjin dhe kodrat përreth, duke përmbyllur kështu një ditë plot përjetime unike.

I përshtatshëm për të gjitha moshat që duan të zbulojnë Shqipërinë e natyrshme dhe të vërtetë.

Udhëtim në Rragam & Dajç

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Tiranës.
07:00 : Nisja nga Tirana dhe vazhdimi drejt Veriut
– Pas një udhëtimi me ndalesa panoramike, mbërrijmë në Rragam, një pikënisje e përsosur për të eksploruar mrekullitë natyrore të liqenit të Vaut të Dejes.
– Nga aty nisim një udhëtim magjepsës me varkë, duke përshkuar ujërat e kristalta dhe të rrethuara nga male të larta e të gjelbërta. Gjatë këtij lundrimi rreth 2-orësh, vizitojmë disa nga atraksionet më të veçanta të zonës:
Shpella e Pellumbave, një vend i qetë e natyror, strehë për shpendë dhe i mbështjellë me një atmosferë të thellë paqeje;
Shpella e Priftit, që sipas gojëdhënave lokale ka shërbyer si vend lutjeje e strehimi në kohë të vështira;
Lugina e Ujqërve, një nga segmentet më të egra dhe mbresëlënëse të liqenit, ku natyra ruan pamjen e saj të paprekur;
•  Ishulli i Sardit, një perlë e fshehur në zemër të liqenit.
– Pas lundrimit, ndalemi për drekë pranë shezlloneve ose në një restorant lokal, për rreth një orë relaks e pushim, përballë peizazheve të qeta të liqenit.
– Më pas, vazhdojmë rrugën drejt Velipojës, ku bëjmë një ndalesë të shkurtër pushimi në Plazhin e Dajçit, buzë lumit Bunë, një vend i qetë dhe i gjelbër, perfekt për pak freski dhe relaks.
– Kthimi bëhet nga rruga e re panoramike, që na ofron pamje të mrekullueshme mbi bregdetin verior – nga Velipoja, Rera e hedhur, Shëngjini, e deri te kodrat që përqafojnë Adriatikun – për të përmbyllur një ditë të mbushur me natyrë, histori dhe përjetime të veçanta.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        07:00
Elbasan :      06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Udhetimi dhe eksplorimi me varke ne Rragam
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Gjithcka e papermendur me lart

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
✅ Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
✅ Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
✅ Autobusë komod me ajër të kondicionuar
✅ Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
✅ Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
✅ Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
✅ Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
✅ Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7

🌄 Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

Na lini një Review

Na lini një Review

Searching Availability...

 

Spoonbill