Price:€17.00
Magjia e Bogës dhe Razmës
Nisemi nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit.
Udhëtimi vijon drejt pjesës veriore të Shkodrës, në drejtim të Malësisë së Madhe. Është parashikuar një ndalesë në Bogë, ku do të keni mundësi të shijoni pamjet fantastike të fillimit të Alpeve Shqiptare.
Në vazhdim të udhëtimit, do të mbërrijmë në Razëm. Aty do të keni mundësinë të shijoni natyrën mbresëlënëse dhe të konsumoni vaktin e drekës.
Para muzgut, i drejtohemi qytetit të Shkodrës. Do të keni mundësinë të vizitoni pedonalen dhe qendrën e qytetit përreth Kafes së Madhe, Xhamisë dhe Bashkisë.
Më pas, vazhdojmë për në Shirokë ku do të keni mundësinë të shijoni pamjet magjepëse të Liqenit të Shkodrës. Nisja dhe mbërritja në Tiranë e Elbasan.
Fundi i shërbimit.
Udhëtim në Bogë
Udhëtim në Boge dhe Razem
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.