Udhëtim 1 ditor në Brezovicë – 18€

Code: 407725
Ekskursion 1 ditor
  • Udhëtim në Brezovicë
  • Udhëtim në Brezovicë
  • Udhëtim në Brezovicë
  • Udhëtim në Brezovicë
  • Udhëtim në Brezovicë

Description

Udhëtim në Brezovicë

Do të fillojmë këtë eksperiencë fantastike duke u siguruar që t’i shfrytëzojmë maksimalisht orët e ditës. Pasi të kalojmë doganën e Morinës, udhëtimi vazhdon drejt thellësisë së Kosovës. Gjatë rrugës, do të bëjmë ndalesa të shkurtra për kafe, të cilat ju shërbejnë si pushime relaksuese përpara se të arrini destinacionin tonë të parë. Destinacioni i parë është qendra e njohur e skive, Brezovica. Këtu, ju do të vizitoni dhe do të keni mundësi të shijoni një qëndrim të lirë, duke u marrë me aktivitete dimërore, si p.sh. skijimi (ski). Ju do të keni kohë në dispozicion për të konsumuar drekën në mënyrë individuale, ndonëse nuk do të mungojnë sugjerimet e detajuara të guidës sonë, në rast se dëshironi të shijoni kuzhinën lokale. Pas aktivitetit në Brezovicë, do të nisemi drejt qytetit historik të Prizrenit, një perlë e kulturës dhe arkitekturës. Në këtë qytet, ju do të vizitoni qendrën e vjetër dhe do të keni një ndalesë të shkurtër në shëtitoren karakteristike buzë lumit, e cila ofron pamje piktoreske dhe mundësinë për të ndjerë pulsin e jetës së qytetit.Nisja për në Tiranë e Elbasan do të fillojë pasdite, pas përfundimit të vizitës në Prizren. Mbërritja shënon dhe fundin e shërbimit.

Udhëtim në Brezovicë

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        05:30
Tirane :           06:30


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill