Udhëtim 1 ditor në Voskopoje dhe Korce

Code: 336599
Ekskursion 1 ditor
  • Udhetim ne Voskopoje
  • Korce Voskopoje (1)
  • Korce Voskopoje (2)
  • Korce Voskopoje (3)
  • Korce Voskopoje (4)
  • created by dji camera
  • Udhetim ne Voskopoje
  • Korce Voskopoje (7)
  • Korce Voskopoje (8)

Description

Udhetim ne Voskopoje dhe Korce
Përjetoni një ditë të mbushur me kulturë, histori dhe natyrë në një udhëtim të organizuar drejt Voskopojës dhe Korçës, dy nga destinacionet më autentike të Shqipërisë juglindore. Ky tur njëditor ju çon në zemrën e trashëgimisë shqiptare, duke eksploruar monumentet fetare të Voskopojës dhe bukuritë arkitekturore të qytetit të Korçës.

Voskopoja – Thesari i fshehur i Ballkanit
Zbuloni një ndër qendrat më të rëndësishme kulturore të shekullit XVIII në Ballkan. E njohur për kishtat e saj monumentale të mbuluara me afreske, Voskopoja është një vend i pasur me histori, art dhe natyrë mahnitëse. Shëtitjet në ajër të pastër dhe dreka tradicionale në natyrën e gjelbër e bëjnë këtë përvojë të paharrueshme.

Korça – Qyteti i serenatave dhe muzeve
Vizitoni Pazarin e Vjetër të Korçës, një ndër më të bukurit në Shqipëri, dhe shëtisni ndër rrugicat me kalldrëm që të çojnë drejt katedrales madhështore, Muzeut Kombëtar të Arsimit dhe Muzeut të Artit Mesjetar. Korça është një qytet që e ruan me krenari traditën, muzikën dhe mikpritjen shqiptare.

Shije autentike dhe atmosferë relaksuese
Ky tur përfshin ndalesa për të provuar gatimet tradicionale të zonës si lakrori, tavë kosi apo byrekët e përgatitur me produkte vendase. Një udhëtim ideal për dashamirët e kuzhinës shqiptare dhe ambientit të qetë malor.

Udhetim ne Voskopoje

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

05:00 : Nisja nga Tirana drejt Elbasanit.
06:00 : Nisja nga Elbasani drejt Voskopojës.
11:30 – 16:30 :
– Vizitë në kishat e Voskopojës.
– Kohë e lirë për drekë në një restorant lokal.
– Transferim drejt Korçës.
– Eksplorim i qytetit të Korçës, vizitë në Pazarin e Vjetër dhe Katedralen Ngjallja e Krishtit.
16:30 : Nisja për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranes.

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane :        05:00
Elbasan :           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Hyrjet në muze/atraksione
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.

Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.

Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.

SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.

 

KLIKO PËR KONTRATËN E PLOTË ME KLIENTIN

Give us a Review

Give us a Review

 

Spoonbill