Udhëtim ne Ostrog dhe Podgoricë 1 Dite – 20€

Code: 355978
Brenda Dites
  • Udhetim ne Ostrog (3)
  • Ostrog (3)
  • Mosaic with the image of St. Basil and the angels above him in the Ostrog monastery. Montenegro
  • Ostrog (1)2
  • Ostrog (2)
  • Ostrog (2)-2

Description

Udhëtim ne Ostrog dhe Podgoricë

Zbuloni një nga destinacionet më frymëzuese të Ballkanit me këtë udhëtim njëditor në Ostrog, një manastir i ndërtuar në mënyrë mbresëlënëse në faqen e një shkëmbi të thepisur në Malin e Zi. Manastiri i Ostrogut është një nga vendet më të shenjta të ortodoksisë dhe vizitohet nga pelegrinë të të gjitha besimeve, që kërkojnë paqe shpirtërore, bekime apo thjesht të përjetojnë fuqinë mistike të këtij vendi.

🕍 Çfarë do të përjetoni gjatë udhëtimit në Ostrog?

  • Vizitë në Manastirin e Epërm të Ostrogut, ku ruhen reliktet e Shën Vasilit të Ostrogut – një vend pelegrinazhi që transmeton qetësi dhe solemnitet.

  • Pamje të mrekullueshme panoramike mbi luginat e Malit të Zi, të cilat shihen nga lartësia e manastirit.

  • Kohë për reflektim personal, lutje ose shëtitje të qetë në këtë vend të rrallë dhe unik.

  • Mundësi për të bërë fotografi të jashtëzakonshme dhe për të blerë suvenire tradicionale fetare.

🌿 Pse të zgjidhni një ekskursion në Ostrog?
Ky është një udhëtim ideal për ata që kërkojnë më shumë se një eksperience turistike – një përjetim i thellë shpirtëror dhe kulturor, që kombinon natyrën e egër të Malit të Zi me trashëgiminë fetare dhe historike të rajonit.

Udhëtim ne Ostrog dhe Podgoricë

Itinerari

Itinerari

📌 Itinerari i turit :

06:00 – Nisja nga Elbasani drejt Tiranës.
07:00 – Nisja nga Tirana drejt Malit të Zi, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
13:00 – 14:00 – Mbërritja në Ostrog dhe kohë e lirë për drekë.
14:00 – 15:00 – Vizitë në Manastirin e Ostrogut.
15:00 – 16:30 – Transferimi drejt Podgoricës.
16:30 – 17:30 – Vizitë në Ujëvarën e Cem-it, një nga thesaret natyrore të zonës.
17:30 – 22:00 – Kthimi drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra për çlodhje.
22:00 – 23:00 – Transferimi në Elbasan për pjesën tjetër të grupit.

Detajet e Udhëtimit

Detajet e Udhëtimit

Nisja Tirana :     Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps
Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Elbasan :        06:00
Tirane :           07:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim.

Përfshihen Transporti
Guida
Turi i shoqëruar
Vizita ne Manastirin e Ostrogut
Nuk përfshihen
Ushqimi / Pijet / Shpenzimet personale
Bakshishet
Gjithcka e papermendur me lart

Politikat e shërbimit

Politikat e shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.

Give us a Review

Give us a Review

 

Spoonbill