Price:€26.00
Udhëtim në Kastoria
Zbuloni qytetin piktoresk të Kastorias, një nga destinacionet më të bukura në veriun e Greqisë, vetëm pak orë larg Shqipërisë. Ky udhëtim njëditor ju çon në zemër të natyrës dhe historisë, duke përfshirë Shpellën e famshme të Dragoit (Dragon’s Cave), liqenin e qetë të Kastorias dhe lagjen tradicionale me arkitekturë të vjetër greke.
E ndodhur pranë liqenit Orestiada, Kastoria është e njohur për ndërtesat e saj të periudhës bizantine dhe pasurinë e kishave të vjetra që ruhen me fanatizëm deri sot. Rrugicat e gurta, shtëpitë me ballkone druri dhe hijeshia e natyrës që e rrethon e bëjnë këtë qytet një perlë të fshehur që të fton ta eksplorosh me qetësi. Përveç pasurisë kulturore, qyteti është edhe një qendër e vogël artizanale e famshme për prodhimin e gëzofëve dhe punimeve tradicionale.
Çfarë do të përjetoni gjatë këtij ekskursioni:
Ecje përgjatë liqenit të Kastorias me pamje të jashtëzakonshme dhe mundësi për fotografi.
Vizitë në Shpellën e Dragoit, një atraksion natyror që ndodhet pranë liqenit, i mbushur me legjenda magjepsëse brenda saj.
Kohë e lirë për drekë dhe eksplorim të qytetit.
Udhëtarë të të gjitha moshave që dëshirojnë të kalojnë një ditë ndryshe dhe të eksplorojnë destinacione autentike greke me nisje nga Tirana, Elbasani.
Udhëtim në Kastoria
📌 Itinerari i turit :
05:00 : Nisja nga Tirana drejt Elbasanit.
06:00 : Nisja nga Elbasani për pjesën e mbetur të pasagjerëve dhe vazhdimi drejt Greqisë
07:30 : Ndalesë për kafe
11:30 : Mbërritja në Kastoria, Vizitë në Shpellën e Dragoit (Spilia tou Drakou)
13:00 : Kohë e lirë për vizitë në qytet, pushim dhe drekë me pjata tradicionale dhe verë vendase
16:00 : Nisja për kthim drejt Elbasanit dhe Tiranës
19:00 : Ndalesë për kafe në Qafë Thanë
21:30 – 22:30 : Mbërritja në Elbasan dhe Tiranë.
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
Oraret e nisjes |
|
||
Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar Vizite ne Shpellen e Dragoit |
||
Nuk përfshihen |
|
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 48 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 48 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.