Vizitë në Vendin e Shenjtë. Janinë, Kalabaka, Manastiret në Meteora

Code: 229255
Udhetim 2 ditor
  • Janine Meteora Kalabaka
  • Janine Meteora Kalabaka Elite Travel Agency
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (12)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (11)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (10)
  • Meteora Manastire
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (6)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (5)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (4)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (3)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (2)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (9)
  • Udhetim ne Janine, Kalabaka, Manastiret Meteora (13)
  • Janine, Kalabka, manastiret ne Meteora Map

Description

Udhëtim në Janinë, Kalabaka, Manastiret ne Meteora

 

Dita 1- Janinë, Kalabaka

Udhëtimi ynë nis me takimin me guidën në orën 05:00 në Tiranë . I drejtohemi Elbasanit për të marrë pjesën tjetër të grupit. Në orën 06:00 nisemi  nga Elbasani dhe  i drejtohemi pikës doganore te Kakavijës. Pas procedurave doganore i drejtohemi qytetit të Janinës

Udhëtimi në Janinë, Kalabaka dhe Meteora është një aventurë e mrekullueshme. Kjo aventurë sjell bashkimin e historisë, kulturës dhe peisazheve të mahnitshme. Duke filluar nga qyteti i Janinës në veri të Greqisë,  do të përballemi me një qytet me një pasuri të jashtëzakonshme historike dhe arkitektonike.

Vizitojmë qytetin e vjetër dhe kalanë. Kohë e lirë për të konsumuar drekën ne një nga restorantet e qytetit.

Me të përfunduar drekën vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Kalabaka. Akomodohemi në Hotel. Kohë e lirë për të eksploruar mrekullitë natyrore dhe formacionet shkëmbore të Meteorës.
Kohë e lirë per te konsmuar darkë.

Dita 2- Manastiret në Meteora, Kostur

Dita e dytë nis me vizitë në manastiret e famshme të Meteorës. Kjo zonë cilësohet ndër më të bukurat në Greqi dhe shquhet për peisazhet natyrore. Manastiret në Meteora jane pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO. Eshte  nje nga atraksionet me te vizituara te Greqise. Kohë e lirë për të shijuar panoramën fantastike. (Vizitë e një manastiri Opsionale 3euro/personi).Pas vizitave në manastiret e Meteorës, kohë e lirë për të konsumuar drekë në Meteora.

Udhëtimi ynë vazhdon drejt qytetit të Kosturit. Kryejmë një vizitë të shkurtër të qytetit të Kosturit dhe i drejtohemi Shqipërisë me ndalesa përgjatë rrugës.

Ky udhëtim në Janinë, Kalabakë dhe Meteora ofron një ndërthurje të rrallë të historisë, kulturës dhe natyrës, duke krijuar një përvojë të paharrueshme! Pas kësaj eksperience fantastike është koha të kthehemi ne Shqiperi.

Mbërrijmë në Tiranë rreth orës 21:30 dhe Elbasan rreth orës 21:00.

Fundi sherbimit tone!

Detajet e udhëtimit

Detajet e udhëtimit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit

Nga ku nisemi Tirana (mbrapa Stadiumit “Dinamo”, pranë Proper Pizza)
Elbasani  (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit)
Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency”
Oraret e nisjes
Tirane:              05:00
Elbasan:           06:00


I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes.

Oraret e përfundimit të udhëtimit Tiranë – rreth orës    21:30
Elbasan – rreth orës 21:00
Përfshihen në çmim
Shërbimi profesional i guidës
Transporti me autobus komod në pikat e lartpërmendura
Pagesat rrugore dhe doganore
Akomodimi në Hotel 3*** me mëngjes
NUK përfshihen në çmim
Dreka
Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.
Shpenzime Personale dhe Pije
Gjithçka tjetër që nuk është përmendur më lart

Shumë e rëndësishme:

  • Pasaporta ose karta identitetit të jenë të vlefshme.
  • Për fëmijët nën 18 vjec e nevojshme prokura nga prindërit.

Politikat e sherbimit

Politikat e sherbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë.

 

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e  të dhënave

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj

NDRYSHIME TË REZERVIMIT 
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.

SHUMË E RËNDËSISHME

Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.

Video

Video

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill