Price:€18.00
Udhëtim 1-ditor në Pukë. Zbuloni bukuritë natyrore dhe traditat e veriut! Rezervoni tani dhe shijoni peizazhet magjike të Pukës!
Nisemi nga Elbasani në orën 05:30 dhe nga Tirana në orën 06:30. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit, si dhe një pushim për relaks.
Do të kalojmë nga segmenti panoramik Lezhë – Shëngjin – Velipojë. Pas mbërritjes në pikën kufitare Muriqan dhe përfundimit të procedurave doganore, vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit bregdetar të Ulqinit.
Destinacioni i parë që do të vizitojmë është Ulqini, një nga qytetet më të vjetra dhe me karakteristike të Adriatikut. Vizita nis me Qytetin e Vjetër, ku do të kemi një shëtitje mes rrugicave të gurta, mureve historike dhe pamjeve të mrekullueshme mbi det. Kalaja e Ulqinit ofron një atmosferë unike ku historia dhe deti bashkohen në një panoramë të paharrueshme, ideale për foto dhe përjetim të qytetit nga lart.
Pas vizitës në kala, kohë e lirë për kafe dhe relaks në zonën e portit.
Më pas udhëtimi do të vazhdojë drejt një prej perlave natyrore të Adriatikut, Ada Bojana. Aty na pret pjesa më relaksuese e ditës: plazh i lirë, ujë i pastër, natyrë e paprekur dhe një ambient unik ku lumi dhe deti bashkohen..
Kohë e lirë për të shijuar drekën në restorantet tradicionale të zonës, të njohura për peshkun e freskët dhe specialitetet lokale buzë ujit.
Në orët e pasdites, pas një dite të mbushur me përjetime dhe relaks, nisemi në drejtim të Shqipërisë.
Mbërritja në Tiranë dhe Elbasan është e parashikuar në orët e mbrëmjes, me kujtime të bukura nga një ditë e plotë në Adriatik.
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.