Price: Original price was: €2,350.00.€1,999.00Current price is: €1,999.00.
Një udhëtim në kulturën, historinë dhe trashëgiminë e Uzbekistanit!
Do të takohemi me guidën rreth orës 3 orë para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Bishkek me një tranzit në Stamboll dhe mbërrijmë orët e para të mëngjesit së ditës së ardhshme (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).
Udhëtimi ynë nis në Bishkek, kryeqytetin e Kirgiistanit. Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Manas, do të takohemi me guidën lokale dhe do të transferohemi në hotel, ku do të kemi kohë për të pushuar.
Drekën e mirëseardhjes do ta konsumojmë në një restorant vendas dhe më pas pasditja i kushtohet Parkut Kombëtar Ala-Archa, rreth 40 km larg Bishkekut. I vendosur në vargmalin Kyrgyz Ala-Too, parku njihet për majat malore, pyjet me dëllinja, akullnajat dhe lumin Ala-Archa.
Do të bëjmë një shëtitje të lehtë përgjatë lumit, me kohë për të shijuar natyrën dhe për të bërë fotografi. Opsionalisht, mund të përdorim teleferikun për të arritur në një pikë panoramike.
Në mbrëmje kthehemi në Bishkek.
Akomodimi në Hotel Damas 4* ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi dhe dreka.
Pas mëngjesit do të eksplorojmë Bishkekun, duke vizituar sheshin Ala-Too, parkun Oak Park dhe disa nga monumentet dhe ndërtesat karakteristike të periudhës sovjetike.
Më pas nisemi drejt fshatit Don-Aryk, ku do të drekojmë me një familje vendase dhe do të njihemi me mikpritjen tradicionale kirgize. Pas drekës do të ndjekim një demonstrim të lojërave tradicionale me kuaj, të cilat kanë qenë pjesë e kulturës nomade prej shekujsh.
Udhëtimi vazhdon drejt Kullës Burana, një monument i shekullit XI, dikur pjesë e qytetit Balasagun në Rrugën e Mëndafshit. Do të vizitojmë muzeun, statujat e lashta prej guri të njohura si balbal dhe do të kemi mundësinë të ngjitemi në kullë për të parë luginën Chuy.
Përmes grykës Boom, vazhdojmë drejt Kochkor, ku do të akomodohemi në një bujtinë tradicionale.
Akomodimi në Nomad Lodge ose e ngjashme
Vaktet e përfshira: Mëngjesi, dreka dhe darka.
Dita nis me vizitën në kooperativën Altyn Kol në Kochkor, ku gratë vendase prodhojnë qilimat tradicionalë prej shajaku, të njohur si shyrdak dhe ala-kiyiz. Do të shohim si përpunohet leshi dhe do të kemi mundësinë të marrim pjesë në procesin e punimit.
Më pas udhëtojmë drejt fshatit Kyzyl-Tuu, të njohur për artizanët që ndërtojnë yurtat tradicionale. Do të takojmë një mjeshtër vendas dhe do të ndjekim një demonstrim të ndërtimit të këtyre banesave karakteristike nomade. Dreka do të shërbehet nga një familje lokale.
Pasdite vazhdojmë drejt grykës Jaichy, ku do të ndjekim një demonstrim të gjuetisë tradicionale me shqiponja të arta. Një gjuetar vendas do të na tregojë më shumë rreth trajnimit të shqiponjave dhe kësaj tradite të trashëguar ndër breza.
Në fund të ditës mbërrijmë në brigjet jugore të liqenit Issyk-Kul, ku do të qëndrojmë në një kamp me yurta tradicionale dhe do të kemi kohë të lirë pranë liqenit.
Akomodimi në Yurt Camp Nomad Lodge ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi, dreka dhe darka.
Pas mëngjesit udhëtojmë përgjatë brigjeve jugore të liqenit Issyk-Kul drejt grykës Jeti-Oguz, e njohur për formacionet e mëdha shkëmbore me ngjyrë të kuqe.
Emri Jeti-Oguz do të thotë “Shtatë Demat”, për shkak të shtatë formacioneve shkëmbore që ngjasojnë me dema të shtrirë. Pranë tyre ndodhet edhe formacioni “Zemra e Thyer”, i lidhur me disa legjenda vendase. Do të bëjmë një shëtitje të shkurtër në këtë zonë.
Më pas vazhdojmë drejt Karakolit, ku do të vizitojmë Xhaminë Dungan, të ndërtuar nga mjeshtër kinezë pa përdorur gozhdë metalike, si dhe Katedralen Ortodokse të Trinisë së Shenjtë, të ndërtuar prej druri.
Në mbrëmje do të vizitojmë një familje ujgure, ku do të shijojmë lagman, një gatim tradicional me makarona të përgatitura në shtëpi.
Akomodimi në Hotel Green Yard ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi dhe darka.
Dita nis me vizitën në Muzeun Përkujtimor Przhevalsky, kushtuar eksploruesit Nikolay Przhevalsky dhe ekspeditave të tij në Azinë Qendrore gjatë shekullit XIX.
Më pas udhëtojmë drejt grykës Semenov, një zonë malore me pyje, livadhe dhe lumenj. Këtu do të bëjmë një shëtitje të shkurtër në natyrë dhe do të shijojmë një drekë pikniku.
Udhëtimi vazhdon përgjatë brigjeve veriore të liqenit Issyk-Kul, një prej liqeneve malore më të mëdha në botë, i vendosur rreth 1,607 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga vargmalet Kungey Ala-Too dhe Terskey Ala-Too.
Pas mbërritjes në Cholpon-Ata, do të kemi mundësinë të realizojmë një shëtitje opsionale me varkë në liqen. Pjesa tjetër e pasdites do të jetë e lirë për pushim pranë liqenit.
Akomodimi në Hotel Talisman ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi dhe dreka piknik.
Pas mëngjesit largohemi nga Issyk-Kul dhe udhëtojmë përmes grykës Boom drejt luginës Chon-Kemin, një zonë e njohur për natyrën dhe jetën tradicionale rurale.
Pas mbërritjes do të drekojmë në bujtinë dhe do të kemi pak kohë për të pushuar.
Pasdite do të eksplorojmë Parkun Kombëtar Chon-Kemin, një zonë e mbrojtur që përfshin pyje malore, lumenj, livadhe alpine dhe maja të larta.
Do të realizojmë një ecje të shkurtër drejt një pike panoramike, nga ku mund të shohim luginën dhe malet përreth.
Në mbrëmje kthehemi në bujtinë për darkë.
Akomodimi në Mountain Lodge Kemin ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi, dreka dhe darka.
Dita nis me një aktivitet tradicional: përgatitjen e boorsok, një specialitet kirgiz me copa të vogla brumi të skuqura, që zakonisht shërbehen me çaj, mjaltë, reçel ose kajmak.
Së bashku me familjen vendase do të mësojmë si përgatitet ky gatim, i cili është pjesë e rëndësishme e mikpritjes kirgize.
Pas mëngjesit kthehemi në Bishkek, ku do të drekojmë dhe më pas do të vizitojmë Muzeun Shtetëror të Historisë, për t’u njohur me historinë e Kirgizistanit, nga periudha e lashtë dhe kultura nomade deri te pavarësia e vendit.
Pasditja do të jetë e lirë për shëtitje në qytet, pushim ose blerje suveniresh.
Në mbrëmje do të shijojmë një darkë lamtumire të shoqëruar me spektakël folklorik kirgiz, muzikë tradicionale dhe instrumente karakteristike, përfshirë komuz, instrumentin me tri tela.
Akomodimi në Hotel Damas 4*ose i ngjashëm
Vaktet e përfshira: Mëngjesi dhe darka e lamtumirës.
Pas darkës do të transferohemi drejt aeroportit për fluturimin tonë të kthimit me kujtime mbresëlënëse nga Kirgizstani.
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit
|
Fluturimi V/A jo Low Cost 7 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 3*/4* + nata e parë Early Check-in Vaktet sipas programit Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program Guida Lokale në Anglisht Shoqërues Shqiptar nga Agjencia Biletat e hyrjeve në monumente dhe muze sipas programit Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve |
||
| NUK përfshihen në çmim | Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale” Vaktet të cilat nuk përmenden në program Shpenzime personale Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet” Bakshishe për shoferin dhe guidën |
Shumë e rëndësishme :
🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)
Fluturimi Shqipëri – Kirgizstan 17 Qershor 2027 (Turkish Airlines)
Tiranë (TIA) – Stamboll (IST) : 09:35 – 12:15
Stamboll (IST) – Bishkek (BZS) : 17:00 – 01:05 (18 Qershor)
Fluturimi Kirgizstan – Shqipëri 25 Qershor 2027 (Turkish Airlines)
Bishkek (BZS) – Stamboll (IST) : 02:30 – 05:20
Stamboll (IST) – Tiranë (TIA) : 08:00 – 08:45
Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4
Superior / 5
Vizat gjithmone te perfshira ne cmim
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :
40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes
75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes
100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes
Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.