Udhëtim në Uzbekistan: Nga Xhamitë e Tashkentit në Pasuritë Kulturore të Samarkandit

7 Ditë / 6 Netë
  • Udhëtim në Uzbekistan
  • Udhetim ne Uzbekistan (18)
  • Udhetim ne Uzbekistan (17)
  • Udhetim ne Uzbekistan (21)
  • Udhetim ne Uzbekistan (16)
  • Udhetim ne Uzbekistan (11)
  • Udhetim ne Uzbekistan (15)
  • Udhetim ne Uzbekistan (8)
  • Udhetim ne Uzbekistan (6)
  • Udhetim ne Uzbekistan (7)
  • Udhetim ne Uzbekistan (4)
  • Udhetim ne Uzbekistan (19)
  • Udhetim ne Uzbekistan (9)
  • Udhetim ne Uzbekistan (20)
  • Udhetim ne Uzbekistan (13)
  • Udhetim ne Uzbekistan (5)
  • Udhetim ne Uzbekistan (22)
  • Udhetim ne Uzbekistan (1)
  • Udhetim ne Uzbekistan (3)

Description

Dita 1: Nisja nga Tirana drejt Tashkentit

Udhëtimi ynë nis duke u takuar me guidën rreth orës 11:00 – 11:30 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 13:30. Udhëtojmë drejt Varshavës, mbërrijmë në orën 15:40. Marrim fluturimin për në Tashkent në orën 23:00.

Dita 2: Tashkent: Eksploroni Kompleksin Hazrati Imom dhe Bazarin Chorsu

Sapo mbërrijmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tashkentit (TAS) rreth orës 08:10, do të takohemi me partnerët tanë, të cilët do të na presin me buzëqeshje të ngrohta. Nisemi për në Tashkent dhe bëjmë check-in në hotel.

Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, nisemi për të eksploruar kryeqytetin e bukur të Uzbekistanit.

E fillojmë  vizitën tonë me Kompleksin Hazrati Imom, një vend i shenjtë dhe shpirtëror që daton nga shekulli XVI dhe është i njohur për xhaminë dhe shkollën më të vjetër islame të Tashkentit. Ky kompleks është gjithashtu një qendër e rëndësishme për besimtarët myslimanë, pasi ruan një nga koleksionet më të vjetra të Kur’anëve të shkruar me dorë, duke datuar që nga shekulli IX.

Më pas do të vazhdojmë me Bazari Chorsu. Chorsu është një pazar i njohur dhe mjaft i zhurmshëm në Tashkent, ku mund të blini shumë produkte të ndryshme, nga erëza të freskëta deri tek suvenire tradicionale. Ky pazar është një përvojë autentike, ku mund të ndjeni atmosferën e një qyteti të lashtë dhe shumëngjyrësh.

Pas vizitës së Pazarit, vizitojmë sheshin Amir Temur në qendër të qytetit ku gjendet dhe statuja e Amir Temurit apo Tamurlanit, një perandor, perandoria e të cilit shtrihej nga Azia Qendrore deri në Lindjen e Mesme. Gjithashtu do të vizitojmë Sheshin e Pavarësisë së Uzbekistanit, e cila është shpallur në vitin 1991 dhe Muzeun e Arteve, duke përfshirë punimet në argjilë, tekstile dhe metal. Në muze gjithashtu ndodhen punime të njohura për teknikën tradicionale të prodhimit të mëndafshit në Uzbekistan.

Kthehemi dhe konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Ramada Encore Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Dita 3: Tashkent – Udhëtim në Qytetin Historik të Bukhara-s

Pas një mëngjesi të shijshëm, nisemi për në Bukhara me tren. Udhëtimi ynë do të zgjasë rreth 4-5 orë dhe do të mbërrijmë në Bukhara në orën 12:05. Pas transferimit në hotel dhe lënies së bagazheve, fillojmë të zbulojmë bukuritë e këtij qyteti të njohur për kulturën dhe historinë islame.

Vizita jonë fillon me Mauzolen e Samanidëve. Kjo mauzole është një nga ndërtimet më të vjetra në Uzbekistan dhe është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës islame. I ndërtuar në shekullin e 10-të, është e vetmja ndërtesë para-islamike që ka mbijetuar në Uzbekistan dhe është një shembull i arkitekturës klasike uzbeke.

Më pas do të vazhdojmë me vizitën e Mauzoles së Profetit Ejub. Legjenda thotë se në kohët kur Bukhara ishte në periudhë vështirësie nga erërat e shkretëtirës dhe thatësira, njerëzit u lutën për ujë dhe në momentin që Profeti Ejub goditi tokën me shkopin e tij, nga toka buroi ujë. Ky ujë i erdhi në ndihmë banorëve të Bukhara dhe e quajtën Chashma-Ayub.

Vazhdojmë vizitat me Xhaminë Bolo Hauz, e ndërtuar në vitin 1712, e njohur për arkitekturën e shkëlqyer. Kjo xhami njihet ndryshe dhe si xhamia me 40 minare, për shkak se 20 minaret e saj të drurit reflektojnë në pellgun para xhamisë duke krijuar efektin e 40 minareve.

Pas xhamisë, vizitojmë Kështjellën Ark, kështjellë e ndërtuar për mbretërit dhe khanët e Bukhara-s, gjithashtu ka shërbyer dhe si rezidencë ushtarake për shumë vjet.

Dita jone përmbyllet me një vizitë në Kompleksin Poi Kalan dhe Medresenë Abdulaziz Khan, të cilat kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si institucione fetare që nga viti 1651, duke simbolizuar dhe arkitekturën e mrekullueshme islame.

Kthehemi dhe konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Sahid Zarafshon Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Dita 4: Vizitë në Bukhara dhe Udhëtim me Tren drejt Samarkandit

Pas një mëngjesi të shijshëm, do të vazhdojmë me vizitën e qytetit të Bukharas.

E nisim ditën me një vizitë në Kompleksin Lyabi Hauz, këtu mund të relaksohemi dhe të kalojmë kohë në një mjedis të qetë të rrethuar nga një liqen dhe ndërtesa piktoreske.

Më pas do të vazhdojmë me Xhaminë Chor Minor me 4 minare dhe Medresenë Kukaldash, ndërtuar gjatë shekullit XVI, e cila shërbente për edukim dhe dituri fetare.

Pas këtyre, na pret Xhamia Magoki Atoori, xhamia më e vjetër e Bukharas, shembulli i arkitekturës tradicionale islame. Gjithashtu vizitojmë Tregun Tim Abdulla Khan, një nga tregjet më të vjetër dhe të njohur në Bukhara, gjithashtu ndihmës në zhvillimin e Rrugës së Mëndafshit.

Pas dreke do të nisim udhëtimin tonë me tren për në Samarkand, ku mbërrijmë rreth orës 18:00. Pas transferimit në hotel, kemi kohë të lirë për tu shplodhur ose vizituar qytetin.

Kthehemi dhe konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Emirkhan Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Dita 5: Samarkand: Sheshi Registan dhe Dinastia Timuride

Pas mëngjesit në hotel, do të fillojmë vizitën e Samarkandit, një qytet i njohur për trashëgiminë e tij historike dhe lidhjet me dinastinë Timuride.

Turi nis me vizitën e Mauzoles së Varrit të Timuridëve, një nga monumentet më të njohura të Samarkand-it, shembull i shkëlqyer i arkitekturës dhe i pasurisë kulturore të këtij qyteti.

Pas kësaj, vizitojmë një nga sheshet më të njohura në botë, sheshin Registan të përbërë nga tre medrese, simbol i perandorisë Timuride dhe një ish – qendër edukative dhe kulturore.

Vizitojmë Xhaminë Bibi Khanum, e ndërtuar në vitin 1399, simbol i pushtetit të Amir Temurit si dhe Kompleksin Shahi Zinda, një kompleks varrezash të Mbretërve dhe figurave historike. Ky kompleks është një kombinim i kulturës dhe histories, i njohur gjithashtu për strukturat e tij të mbuluara me pllakëza qeramike.

Kthehemi dhe konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Emirkhan Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Dita 6: Samarkand – Tashkent

Pas mëngjesit në hotel, do të vazhdojmë vizitën e Samarkandit.

Dita jonë nis me vizitë në Observatorin Ulugbek, një nga ndërtimet më të rëndësishme të Samarkand-it dhe një nga qendrat kryesore të studimeve astronomike në Azinë Qendrore. Ndërtuar në vitin 1420 nga Ulugbek, mbret dhe astronom i njohur, i njohur si një nga themeluesit e astronomisë modern, gjithashtu nipi i Timurit. Ky Observator mundësoi madje dhe matje të sakta të pozicionit të yjeve dhe planeteve.

Më pas rruga do të na çojë në një vend të shenjtë dhe unik, i cili vizitohet nga besimtarë të të tre feve më të mëdha : Krishterimi, Islami dhe Judaizmi. Mauzoleu Hodja Daniyar është një vend ku historia, religjioni dhe kultura ndërthuren në mënyrë të veçantë. Këtu besohet se është varri i Profetit Daniel, i njohur nga të tre besimet.

Pas kësaj eksperience, do të vizitojmë Muzeun Afrasiab, një nga muzetë më të vjetra dhe më të rëndësishme të Samarkand-it, ku mund të shihni artefakte që përfshijnë artin dhe historinë e Afrasiab, qytetit të lashtë të Samarkand-it. që daton nga periudha e pasardhësve të Timuridëve.

Do ta mbyllim ditën me një vizitë në Fabrikën e Pëlhurës Konigil, këtu mund të shohim mënyrën e prodhimit të letrës që është përdorur që në shekullin e 8-të për të shkruar. Kjo fabrikë është një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit të letrës në Azinë Qendrore, akoma funksionale që prej 1300 vjetësh.

Pasdite do të nisemi me tren për në Tashkent (rreth 3 orë), mbërrijmë rreth orës 19:30.

Shkojmë dhe konsumojmë darkën në hotel. Fjetja në Ramada Encore Hotel 4*.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Dita 7: Tashkent dhe Lamtumirë Uzbekistan

Pas mëngjesit në hotel dhe check-out, do të eksplorojmë disa atraksione të tjera të Tashkentit, para se të nisim me udhëtimin e kthimit.

Fillojmë vizitën me Studion e Qeramikës Rakhimov. Këtu, kemi mundësi për të parë mjeshtrit duke punuar me argjilë dhe për të mësuar më shumë për procesin e përgatitjes së argjilës dhe furrave. Ky është një vend ku mund të shihni artizanët që krijojnë objekte të mrekullueshme me dorë, madje nëse dëshironi të merrni pjesë dhe vetë.

Për drekë, do të vizitojmë Qendrën Plov Besh Qozon, ku mund të shijojmë një Plov tradicional Uzbek, një ushqim i përgatitur me oriz, mish dhe erëza, i njejtë me pilafin. Ky ushqim gatuhet në tava gjigande për shume persona dhe ky vend i shërben ushqim 5000 – 8000 personave në ditë.

Më pas do të kalojme pranë Kullës së Televizonit të Tashkentit. Kjo kullë shënon një lartësi prej 375 metrash dhe është një nga ndërtesat më të larta të Azisë Qendrore.

Përpara se të përmbyllim ditën me një vizitë në Parkun e Qytetit të Tashkentit, vizitojmë Xhaminë Minor, një nga atraksionet e reja të Tashkentit, ndërtuar në vitin 2014. Më pas mund të kalojme disa kohë të qetë duke shëtitur në ambjentin e gjelbërt të parkut dhe rreth liqeneve artificiale.

Në mbrëmje do të konsumojmë një darkë speciale lamtumire në një restorant, përpara se të ndahemi me këtë vend të paharrueshëm.

Transferohemi për në Aeroport rreth orës 22:00.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka.

Marrim fluturimin për në Varshavë në orën 02:20. Mbërrijmë në orën 06:10. Marrim fluturimin për në shtëpi në orën 10:30 dhe mbërrijmë në orën 12:40 me kujtimet më të bukura.

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit :

Përfshihen në çmim
Fluturimi Vajtje – Ardhje jo low cost
5 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4* (2 netë në Tashkent,2 netë në Samarkand, 1 natë në Bukhara)
Biletat e Trenit ndërqytetas
Mëngjeset, Drekat dhe Darkat për të gjitha ditët e qendrimit
VISA
Transporti me autobuz komod sipas itinerarit te pershkruar ne program
Guidë Lokale në Anglisht
Shoqerues Shqiptar nga agjensia
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe muze sipas programit
Te gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
NUK përfshihen në çmim Shpenzime Personale
Bakshishet për Guidën dhe Shoferin
Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Tashkent – Ramada Encore 4* (8.8 Rating ne Booking dhe 4.2 ne Google)
   Samarkand – Sahid Zarafshon 4* (8.0 Rating ne Booking dhe 4.3 ne Google)
   Bukhara – Emirkhan Hotel 4* (9.2 Rating ne Booking dhe 4.3 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Uzbekistan 04 Qershor 2026 (LOT Polish Airlines)
Tiranë (TIA) – Varshavë (WAW) : 13:30 – 15:40
Varshavë (WAW) – Tashkent (TAS) : 23:00 – 08:10 (5 Qershor)

Fluturimi Uzbekistan – Shqipëri 11 Qershor 2026 (LOT Polish Airlines)
Tashkent (TAS) – Varshavë (WAW) : 02:20 – 06:10
Varshavë (WAW) – Tiranë (TIA) : 10:30 – 12:40

Përse të udhëtoni me ne?

Përse të udhëtoni me ne?

✅ Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
✅ Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
✅ Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
✅ Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
✅ Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
✅ Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
✅ 25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
✅ Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
✅ Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
✅ Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
✅ Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4⭐ Superior / 5⭐
✅ Vizat gjithmone te perfshira ne cmim

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Na lini një Review

Na lini një Review

Searching Availability...

 

Spoonbill