Udhëtim në Brazil luksoz me Elite Travel Agency
Një vend ku ritmet e sambas takohen me qyteteve moderne, ku natyra krijon spektakel që të lënë pa fjalë dhe ku çdo ditë sjell një eksperiencë ndryshe.
Nga panoramat ikonike të Rio de Janeiros dhe statuja madhështore e Krishtit Shpëtimtar, te Iguazu dhe atmosfera e São Paulos, ky udhëtim është krijuar për ata që kërkojnë shumë më tepër sesa një pushim.
Për 7 ditë të plota në Brazil do të eksploroni tre nga destinacionet më ikonike, do të zbuloni historinë, kulturën, natyrën e këtij vendi të jashtëzakonshëm, ndërsa çdo detaj i udhëtimit është organizuar për t’ju ofruar rehati maksimale dhe një eksperiencë të paharrueshme.
Nëse Brazili ka qenë ndonjëherë në listën tuaj të ëndrrave, ky është momenti ideal për ta vizituar atë.
Do të takohemi me guidën rreth orës 3 orë para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Rio de Janeiro me një tranzit në Frankfurt (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).
———————————–
Mbërritja në Rio de Janeiro shënon fillimin e një aventure të jashtëzakonshme. Pas transferimit në hotelin tuaj në zemër të Copacabanës, do të keni kohë të pushoni ose të shijoni atmosferën e një prej plazheve më ikonike në botë.
Pasdite do të zhvillojmë një shëtitje me guidë në lagjet Copacabana dhe Leme, ku do të njiheni me historinë e këtij bregdeti legjendar, shëtitoren karakteristike bardhë e zi të projektuar nga Roberto Burle Marx dhe panoramat e mrekullueshme mbi Oqeanin Atlantik.
Akomodohemi në Americas Copacabana Hotel 4*.
Pas mëngjesit nisemi drejt disa prej atraksioneve më të famshme të qytetit.
Vizita panoramike pranë stadiumit legjendar Maracanã do t’ju afrojë me historinë e futbollit brazilian, ndërsa në City of Samba do të zbuloni sekretet e festivalit më të madh të karnavaleve në botë.
Pasdite ngjitemi me teleferik në Sugarloaf Mountain, ku një panoramë 360° zbulon Gjirin Guanabara, Copacabanën dhe horizontin e Rio de Janeiros, veçanërisht magjepsës në perëndim të diellit.
Akomodohemi në Americas Copacabana Hotel 4*.
Sot vizitojmë simbolin më të njohur të Brazilit.
Në majën e kodrës Corcovado na pret Christ the Redeemer, një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës, nga ku shihet një prej panoramave më mbresëlënëse të Amerikës Latine.
Më pas vazhdojmë përgjatë lagunës Rodrigo de Freitas dhe eksplorojmë Kopshtin Botanik të Rio de Janeiros, një oaz tropikal me qindra specie bimore ekzotike, palma perandorake dhe peizazhe që të ftojnë të ndalesh në çdo hap.
Akomodohemi në Americas Copacabana Hotel 4*.
Sot do të njiheni me një tjetër fytyrë të qytetit.
Me një Jeep Tour eksplorojmë Rocinha Favela, komunitetin më të madh të Rio de Janeiros, ku do të mësoni më shumë për jetën e përditshme, kulturën lokale dhe energjinë që karakterizon këtë lagje.
*Edhe pse Rocinha mirëpret vizitorë çdo ditë dhe këto ture zhvillohen rregullisht, është e rëndësishme të kuptohet se, si në çdo komunitet të madh urban, mjedisi është dinamik dhe herë pas here mund të lindin situata të paparashikuara. Nëse ndonjë rrethanë ndikon në sigurinë ose mbarëvajtjen e turit, itinerari mund të ndryshohet ose anulohet, duke pasur gjithmonë përparësi mirëqenien dhe sigurinë e klientëve tanë.
Më pas vizitojmë Santa Teresa, një nga zonat më artistike të qytetit, e njohur për rrugicat me kalldrëm, vilat koloniale, galeritë e artit dhe atmosferën boheme që e bën krejtësisht ndryshe nga pjesa tjetër e Rio-s.
Pjesa tjetër e ditës mbetet e lirë.
Akomodohemi në Americas Copacabana Hotel 4*.
Udhëtim në Brazil vazhdon me transferimin në aeroport për fluturimin drejt Foz do Iguaçu.
Pas mbërritjes akomodohemi në hotel dhe përgatitemi për një nga eksperiencat natyrore më spektakolare që ofron Amerika e Jugut.
Akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.
Një ditë kushtuar një prej peizazheve më mbresëlënëse në botë.
Do të ecim përgjatë shtigjeve panoramike të Ujëvarave Iguazu, ku qindra ujëvara krijojnë një spektakël të jashtëzakonshëm mes pyllit tropikal.
Vizitojmë gjithashtu Birds Park, shtëpia e qindra specieve tropikale, dhe më pas përjetojmë emocionet e Macuco Safari, një aventurë që kombinon udhëtimin nëpër pyll dhe afrimin me varkë pranë ujëvarave.
Është një eksperiencë që rrallë harrohet.
Akomodohemi në Viale Cataratas Hotel 4*.
Pas fluturimit drejt São Paulos akomodohemi në hotelin tonë në zemër të qytetit.
Koha e lirë ju lejon të shijoni atmosferën moderne të metropolit më të madh të Amerikës Latine.
Akomodohemi në Blue Tree Premium Paulista Hotel 4*.
Në ditën e fundit zhvillojmë një tur panoramik nëpër lagjet dhe monumentet kryesore të qytetit.
Do të njiheni me historinë, kulturën dhe ritmin e jetës në São Paulo, një qytet ku bashkëjetojnë tradita nga e gjithë bota.
Pas drekës transferohemi drejt aeroportit për fluturimin e kthimit, duke marrë me vete kujtime nga një prej udhëtimeve më të veçanta në Amerikën e Jugut.
Udhëtim në Brazil
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit
|
Fluturimi V/A jo Low Cost Fluturimet e brendshme (Rio de Janeiro – Foz do Iguaçu, Foz do Iguaçu – São Paulo) 7 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4* Mëngjesi për netët e akomodimit Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program Guida Lokale në Anglisht Shoqërues Shqiptar nga Agjencia Biletat e hyrjeve në monumente dhe muze sipas programit (Sugarloaf + Maracanã + City of Samba, Corcovado + Botanic Garden, Favela Jeep Tour + Santa Teresa, Brazilian Falls + Macuco Safari + Birds Park) Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve |
||
| NUK përfshihen në çmim | Të gjitha vizitat të cilësuara si “opsionale” Vaktet të cilat nuk përmenden në program Shpenzime personale Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet” Bakshishe për shoferin dhe guidën |
Shumë e rëndësishme :
🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)
Fluturimi Shqipëri – Brazil 23 Nëntor 2026 (Lufthansa Airlines)
Tiranë (TIA) – Frankfurt (FRA) : 16:10 – 18:30
Frankfurt (FRA) – Rio de Janeiro (GIG) : 22:15 – 06:10 (24 Nëntor)
Fluturimi Brazil – Shqipëri 1 Dhjetor 2026 (Lufthansa Airlines)
Sao Paulo (GRU) – Frankfurt (FRA) : 18:45 – 10:15 (2 Dhjetor)
Frankfurt (FRA) – Tiranë (TIA) : 13:10 – 15:20
Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4
Superior / 5
Vizat gjithmone te perfshira ne cmim
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :
40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes
75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes
100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes
Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.