Price:€18.50
Udhëtim 1 ditor në Krujë, Shkodër dhe Shirokë – 1700 lekë
Nisuni me ne në një udhëtim një-ditor që bashkon tre nga destinacionet më karakteristike të veriut të Shqipërisë. Nga rrugët historike të Krujës, në atmosferën e gjallë të Shkodrës dhe deri te qetësia e Liqenit të Shkodrës në Shirokë, ky udhëtim është një kombinim i historisë, kulturës, traditës dhe gastronomisë shqiptare.
Dita nis në Krujë, qytetin e lidhur ngushtë me historinë e Shqipërise dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Do të vizitojmë Kalanë e Krujës (hyrja opsionale), duke shijuar edhe pamjet panoramike mbi fushën dhe Adriatikun, përpara se të vazhdojmë drejt Pazarit të Vjetër, një nga zonat më karakteristike të qytetit. Këtu do të kemi kohë të lirë për të shëtitur mes dyqaneve artizanale, punimeve tradicionale dhe suvenirëve.
Më pas udhëtimi vazhdon drejt Shkodrës, një prej qyteteve më të vjetra dhe më karakteristike të Shqipërisë. Vizita do të nisë nga Kalaja e Rozafës, e vendosur mbi kodrën që dominon qytetin, ku do të shijojmë një nga panoramat më të bukura mbi Shkodrën, liqenin dhe lumenjtë Buna, Drin dhe Kir.
Pas kalasë, do të zbresim drejt qendrës së Shkodrës, ku do të kemi kohë për një shëtitje në rrugët e qytetit, për të zbuluar arkitekturën, atmosferën dhe jetën lokale.
Në pjesën e dytë të ditës, largohemi nga ritmi i qytetit dhe drejtohemi drejt Shirokës, në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Këtu na pret një atmosferë krejt tjeter – me qetësi, pamje panoramike dhe traditë gastronomike.
Dita do të përfundojë me drekë pranë liqenit, ku do të kemi mundësinë të shijojmë kuzhinën lokale dhe specialitetet e zonës, përpara se të marrim rrugën e kthimit.
Një ditë e plotë, nga kalaja dhe pazari i Krujës, në historinë e Shkodrës dhe deri te perëndimi pranë Liqenit të Shkodrës – një udhëtim që bashkon historinë, kulturën, traditën dhe shijen shqiptare në një eksperiencë të vetme.
Udhëtim 1 ditor në Krujë, Shkodër dhe Shirokë
| Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
| Oraret e nisjes |
|
||
| Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar |
||
| Nuk përfshihen |
|
Nisje çdo fundjavë nga qytete të ndryshme
Çmime të arsyeshme dhe pa kosto të fshehura
Shoqërim nga guida profesionale dhe të licencuara
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Vizita në vendet më të bukura dhe historike në Shqipëri e rajon
Organizim perfekt dhe kohë e lirë për eksplorim personal
Grupmosha të përziera – ideale për familje, të rinj dhe të apasionuar pas natyrës
Kujdes maksimal për sigurinë dhe komoditetin tuaj
Rezervime të shpejta dhe asistencë 24/7
Shijo Shqipërinë dhe Ballkanin përmes një dite ndryshe me Elite Travel!
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai më pak se 24 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnjë rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 24 orë – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencisë për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.