Price: €10.00
Ekskursioni Ohri Jeruzalemi i Ballkanit
-Ekskursioni Ohri Jeruzalemi i Ballkanit fillon me takimin me guidën dhe nisjen në orën 06:00 nga Tirana duke ju drejtuar Elbasanit dhe më pas Parkut Kombëtar të Drilonit për një ndalesë të shkurtër për kafe. Pas ndalesës në Drilon guida turistike vazhdon drejt pikës kufitare të Tushemishtit.
-Pas përfundimit të proçedurave doganore nisja drejt Shën Naumit. Vizitë e Manastirit të Shën Naumit, i njohur nga të krishterët ortodoksë si mrekullibërës.Mundësi për fotografi pranë burimeve të liqenit të Ohrit
-Pas vizitës në Shën Naum, guida vazhdon me udhëtimin për në Ohër. Në Ohër do të vizitojmë qendrën e qytetit të Ohrit, dhe kohë e lirë për të eksploruar qytetin magjepsës të Ohrit. Mund të vizitoni qytetin e vjetër, monumentin e Shën Klementit, Pazarin e Vjetër, vizitë e Shtëpisë dhe Muzeut Etnografik Robevci, dyqani i famshëm i letrës i cili daton që në shek XVI. Në këtë shekull është prodhuar letra nga artizani i familjes Ljupco dhe makinën e shkrimit (GUTENBERG) më të vjetër në Europë. Shtypshkronja e Gutenbergut është një nga dy ekzemplarët që ekzistojnë sot në botë. Njëra është në Ohër dhe tjetra në Muzeun e Frankfurtit.
-Kohë e lirë për të shijuar drekën në një prej restoranteve të shumta buzë liqenit të Ohrit.
-Takimi me grupin dhe guidën dhe nisemi drejt qytetit të Strugës.Kohë e lirë për një xhiro buzë lumit të Drinit të zi dhe qendrës së Strugës.
-Më pas nisja drejt Shqipërisë duke kaluar nga dogana e Qafë Thanës.
-Mbërritja në Elbasan dhe Tiranë rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Fundi i ekskursionit dhe shërbimit tonë!
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e udhëtimit
|
Tirana (pranë stadiumit “Dinamo”) Elbasani (përballe portës së kalasë, pranë rrapit të Bezistanit) Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Group” |
||||||||
Oraret e nisjes | Tiranë: 06:00 Elbasan: 06:45 I lutemi klientëve të jenë 25 minuta para nisjes në vendtakim. Numri i telefonit të shoferit dhe guidës/shoqëruesit do tju dërgohet, me email apo telefon 12 orë përpara nisjes. |
||||||||
|
Elbasan – Rreth orës 20:30 Tiranë – Rreth orës 21:30 |
||||||||
|
|
||||||||
|
|
Ky tur eshte i hapur vetëm në datat e mëposhtme. Ju lutemi të kontrolloni kalendarin në të djathtë të ekranit ose të na kontaktoni për çdo pyetje
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 20 (njëzet) persona.
Reviews
There are no reviews yet.