Price: Original price was: €1,385.00.€1,175.00Current price is: €1,175.00.
Kulturë, histori dhe bukuritë natyrore të Kazakistanit.
Udhëtim ne Marok – Udhëtim Luksoz ne Grup
Do të takohemi me guidën para nisjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisemi drejt Marokut me një tranzit në Vienë (për detaje të hollësishme rreth fluturimeve ju lutem shihni seksionin “Fluturimi”).
Aventura jonë fillon në Marrakech, një nga qytetet më magjike të Marokut, ku tradita, ngjyrat dhe aromat orientale krijojnë një atmosferë unike.
Pas mbërritjes në aeroportin e Marrakech, do të mirëpritemi nga partnerët dhe do të transferohemi drejt hotelit. Pas check-in dhe pak kohë për t’u çlodhur, do të fillojmë njohjen e parë me qytetin duke vizituar Kopshtet Majorelle, një nga vendet më ikonike të Marrakech, i njohur për kombinimin e arkitekturës, bimësisë ekzotike dhe ngjyrës karakteristike blu.
Mbrëmja do të vijojë me darkën në hotel dhe akomodimin.
Akomodohemi në Hotel Wazo.
Konsumojme mëngjesin dhe nisemi drejt një prej udhëtimeve më spektakolare të Marokut, duke kaluar përmes Maleve të Larta Atlas dhe qafës malore Tizi n’Tichka Pass, ku rruga gjarpëron mes peizazheve mahnitëse malore.
Udhëtimi vazhdon drejt Ait Ben Haddou, një fshat i fortifikuar i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ky vend i jashtëzakonshëm, i ndërtuar me baltë dhe gurë, është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës tradicionale marokene dhe një nga lokacionet më të njohura të filmave ndërkombëtarë.
Më pas vazhdojmë drejt Ouarzazate, i njohur si “Porta e Saharasë”, duke kaluar përmes oazeve dhe peizazheve të mrekullueshme të Luginës së Trëndafilave, përpara se të mbërrijmë në Dades.
Konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Hotel Soleil Blue.
Dita e sotme nis me eksplorimin e bukurive natyrore të zonës së Dades, përpara se të vazhdojmë drejt një prej vendeve më mbresëlënëse të Marokut: Grykat e Todrës (Todra Gorge).
Këto kanione madhështore, të krijuara nga forca e natyrës ndër shekuj, ofrojnë një nga panoramat më spektakolare të udhëtimit tonë.
Rruga vazhdon përmes peizazheve të ndryshme të jugut të Marokut drejt Erfoud dhe më pas drejt Merzouga, porta hyrëse e shkretëtirës së Saharasë.
Në mbrëmje fillon një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit: një udhëtim me deve përmes dunave të arta të Erg Chebbi, ndërsa dielli perëndon mbi shkretëtirë.
Mbrëmja vazhdon në kampin luksoz të shkretëtirës, me darkë tradicionale, muzikë lokale dhe një atmosferë magjike nën qiellin plot yje.
Akomodohemi në Luxury Desert Camp.
Mëngjesi nis me një tjetër moment të paharrueshëm në shkretëtirë.
Do të kemi mundësinë të eksplorojmë më shumë rreth zonës së Merzouga-s, duke zbuluar jetën tradicionale të komuniteteve lokale dhe peizazhet unike të Saharasë.
Pas drekës fillojmë rrugëtimin tonë drejt Marrakech. Edhe pse kjo është dita me distancën më të gjatë të udhëtimit, rruga është e mbushur me ndalesa panoramike dhe pamje që e bëjnë eksperiencën pjesë të aventurës.
Pasi mbërrijmë në Marrakech, konsumojmë darkën dhe akomodohemi në Hotel Wazo.
Sot do të zbulojmë Marrakech me të gjithë bukurinë e tij.
Vizita fillon me Pallatin Bahia, një kryevepër e arkitekturës marokene, vazhdon me Medresenë Ben Youssef, Varret Saadiane dhe Xhaminë Koutoubia, simbolin më të njohur të qytetit.
Më pas do të shëtisim mes rrugicave të Medinës (qytetit) së vjetër, ku tregjet tradicionale (souks) ofrojnë një përvojë plot ngjyra, aroma, artizanat dhe produkte tradicionale.
Në mbrëmje do të shijojmë një darkë gala në Chez Ali, një nga shfaqjet më të njohura tradicionale të Marrakech, ku kultura marokene, muzika dhe performancat artistike krijojnë një mbrëmje të paharrueshme.
Akomodohemi në Hotel Wazo.
Pas mëngjesit do të kemi pak kohë të lirë për të shijuar momentet e fundit në Marrakech.
Më pas transferohemi drejt aeroportit për fluturimin e kthimit me eksperienca të paharrueshme nga Maroku.
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit
|
Fluturimi V/A jo Low Cost 5 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 3* dhe 4* Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha netët e akomodimit Transporti me autobuz komod sipas itinerarit të përshkruar në program Guida Lokale në vendet që do të vizitohen Shoqërues Shqiptar nga Agjencia Bileta e hyrjes në Majorelle Gardens, Bahia Palace, Ben Youssef Madrasa, El Badi Palace, Saadian Tombs, Atlas Studios & Kasbah Taourirt Xhiro me Deve në Sahara Eksperiencë me 4×4 në Sahara dhe eksperienca nomade Të gjitha taksat e transportit dhe hoteleve |
||
| NUK përfshihen në çmim | Hyrjet në muze apo atraksione të papërmendura më lart Vaktet të cilat nuk përmenden në program Shpenzime personale Çdo aktivitet tjetër që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet” Bakshishe për shoferin dhe guidën |
Shumë e rëndësishme :
🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)
Fluturimi Shqipëri – Marok 13 Nëntor 2026 (Austrian Airlines)
Tiranë (TIA) – Vienë (VIE) : 06:00 – 07:35
Vienë (VIE) – Marrakech (RAK) : 10:10 – 13:15
Fluturimi Marok – Shqipëri 18 Nëntor 2026 (Austrian Airlines)
Marrakech (RAK) – Vienë (VIE) : 14:15 – 19:15
Vienë (VIE) – Tiranë (TIA) : 23:20 – 00:50 (19 Nëntor)
Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4
Superior / 5
Vizat gjithmone te perfshira ne cmim
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :
40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes
75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes
100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes
Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.