Price:€80.00
Përjetoni adrenalinë dhe magjinë e dimrit në Krushevë, me skijim, SPA dhe pamje mahnitëse të liqenit dhe maleve!
Dita e parë:
Nisja nga Tirana në 05:00 dhe Elbasani në 06:00. Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe konsumimin e mëngjesit. Gjatë rrugës do të bëhet një ndalesë e shkurtër për konsumimin e kafes dhe mëngjesit. Udhëtimi vijon drejt Lindjes, në drejtim të Strugës, Kërçovës dhe Tetovës, zona ku janë parashikuar pushime të shkurtra. Në vazhdim të udhëtimit, do të mbërrihet në Malin e Sharrit, i cili njihet ndryshe si Kodra e Diellit. Kodra e Diellit (Popova Shapka) është konsideruar si një nga qendrat më të mëdha të skijimit të ish-Jugosllavisë, dhe ka qenë pretendente e fortë për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 1981, duke u mundur në garën për këtë privilegj nga Sarajeva dhe Igmani. Aty, Ju do t’u ofrohet mundësia për të shijuar një nga aktivitetet më të bukura që ofron një adrenalinë të papërshkrueshme me të mbërritur në qendrën e skijimit mbi majën e Popova Shapka, ku do të konsumoni dhe drekën. Para muzgut, i drejtohemi qytetit të Tetovës, ku do të vizitojmë Xhaminë me ngjyra dhe Teqen e Harabatit. Xhamia e Larme në Tetovë është një kryevepër unike e arkitekturës osmane ku dekorimet e saj me motive florale dhe ngjyrat e gjalla krijojnë një mjedis spiritual dhe estetik të pakrahasueshëm. Jo më pak e rëndësishme është dhe Teqja e Harabatit, si një monument i rëndësishëm i trashëgimisë bektashiane, duke ofruar një kompleks arkitekturor të mrekullueshëm me kopshte të qeta që përcjellin paqe dhe histori. Të dyja këto pika përbëjnë një destinacion të jashtëzakonshëm që kërkojnë të prekin diversitetin kulturor dhe bukurinë shpirtërore në zemrën e Tetovës. Akomodimi në hotel Mercure 4* dhe darka me muzikë Shqiptare në hotel.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel dhe do t’i drejtohemi qytetit të Shkupit, mbërritja në Shkup ku është parashikuar edhe koha për drekën tuaj. Vizitën do ta filloni me ngjitjen në kalanë madhështore të qytetit, duke ju ofruar një pamje panoramike të jashtëzakonshme mbi të gjithë hapësirën historike. Eksplorimi do të vijohet në rrugicat e qytetit të vjetër dhe në çarshinë tradicionale, ku trashëgimia kulturore do të ndjehet në çdo hap që do të hidhet. Në vazhdim, shëtitja do të fokusohet në qendrën përreth lumit Vardar, ku urat historike janë ndërtuar për të lidhur në mënyrë të përsosur të shkuaren me arkitekturën moderne. Ky udhëtim do të përfundohet me vizitën në monumentet kryesore të sheshit, dhe shtëpinë e Nënë Terezës, duke ju mundësuar një pasqyrë të plotë të gjallërisë së metropolit Maqedonas. Lëmë pas Shkupin, për të vijuar rrugëtimin përmes magjisë së grykës së Kaçanikut kur gjarpëron autostrada e re Ibrahim Rugova, një arkitekturë fantastike e cila do t’ju shoqërojë deri në Prizren. Ndalesë në qytetin e Prizrenit për 1 orë, vijojmë për në kalimin e pikës kufitare të Morinës për në Tiranë dhe Elbasan. Fundi i shërbimit.
| Nisja | Tirana (05:00) : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani (06:00) : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
| Përfshihen | Akomodimi në dhomë dyshe / treshe Transporti Guida Darka në Hotel me muzikë shqiptare Mëngjesi i ditës së dytë |
| Nuk përfshihen | Dreka / Pijet / Shpenzimet personale Hyrjet në muze/atraksione Bakshishet Gjithçka e papërmendur në rubrikën “Përfshihet” |
Udhëtime të kuruara me fokus në trashëgiminë kulturore dhe historike
Itinerare gjithëpërfshirëse në qytete ikonike dhe vende të UNESCO-s
Guida me përvojë që e sjellin historinë në jetë
Grup i kufizuar: 20–45 persona për një përvojë më personale
Aktivitetet lokale dhe takime me komunitete vendase
Autobusë komod me ajër të kondicionuar
Programe edukuese për të pasuruar njohuritë tuaja
Hotele të përzgjedhura
Nuk ka kosto të fshehura – çmimi përfshin gjithçka thelbësore
Përvoja autentike – më shumë se thjesht vizita turistike
25 vite eksperiencë në organizimin e tureve kulturore
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar klientëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ju garantojme që zbatojmë të gjitha kriteret ligjore për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, vetëm për interesa të Agjencisë. Ruajtja e të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, të transparencës dhe atë të përpunimit. Të dhënat personale mblidhen vetëm për qëllim specifik e të ligjshëm të udhetimit dhe ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit vetëm për qëllimin e Agjencisë.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri në 14 ditë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Nëse rezervimi i bërë nga klienti anulohet nga vetë ai më pak se 48 orë përpara udhëtimit, klientit nuk i kryhet asnje rimbursim nga ana e kompanisë.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit 2 – 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, pagesa e bërë nga klienti mbetet balancë, e përdorshme në udhëtimet e radhës.
Nëse anulimi bëhet nga ana e klientit më tepër se 3 ditë përpara udhëtimit për arsye të ndryshme, klienti merr pagesën e kryer mbrapsht 100%.
Nëse anulimi bëhet nga ana e agjencise për arsye të ndryshme, klienti përfiton 100% të pagesës mbrapsht.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 25 (njëzet e pesë) persona.