Price:€28.00
Zbuloni magjinë e Lumit të Shalës, një perlë mes Alpeve Shqiptare, në një ekskursion unik një-ditor! Ky tur është një përzierje perfekte e aventurës, natyrës së paprekur dhe relaksimit në një mjedis mahnitës, i quajtur ndryshe edhe “Tajlanda Shqiptare”.
Udhëtimi fillon herët në mëngjes nga Elbasani, duke bërë një ndalesë të shkurtër në Tiranë për të marrë pjesën tjetër të grupit. Më pas itinerari ju çon drejt Liqenit të Komanit, një udhëtim magjik që ofron panorama spektakolare të natyrës së egër dhe autentike shqiptare.
Në Koman, do të hipni në varkat që ju çojnë në destinacionin kryesor, Lumin e Shalës. Ky udhëtim me varkë zgjat rreth një orë dhe kalon përmes ujërave të kristalta të Liqenit të Komanit, duke ju ofruar pamje të paharrueshme.
Në Lumin e Shalës, do të keni kohë të lirë rreth 3-4 orë për të shijuar bukuritë natyrore të vendit. Mund të eksploroni peizazhin, të bëni banjo dielli, të notoni në ujërat e pastër e të freskët dhe të bëni fotografi në këtë mjedis përrallor.
Ekskursioni përfundon me kthimin drejt Tiranës dhe Elbasanit, duke marrë me vete kujtimet më të bukura nga ky destinacion i mrekullueshëm.
📌 Itinerari i turit :
05:00 : Nisja nga Elbasani.
05:00 – 06:00 : Transferim drejt Tiranës për të marrë pjesën tjetër të grupit.
06:00 – 12:00 : Nisja nga Tirana drejt Liqenit të Komanit me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
12:00 – 13:00 : Udhëtim me varkë nga Liqeni i Komanit drejt Lumit të Shalës.
13:00 – 16:00 : Kohë e lirë në Lumin e Shalës për shëtitje, not, relaks dhe fotografi.
16:00 – 21:30 : Kthimi drejt Tiranës dhe më pas në Elbasan.
Nisja | Tirana : Teatri i Operas dhe Baletit -> Vendndodhja ne Google Maps Elbasani : Elite Travel LCC, Rruga 11 Nëntori -> Vendndodhja ne Google Maps Autobusët tanë mund t’i dalloni prej logos “Elite Mobility” ose “Elite Travel Agency” |
||
Oraret e nisjes |
|
||
Përfshihen | Transporti Guida Turi i shoqëruar Shetitje me varke ne Liqenin e Komanit |
||
Nuk përfshihen |
|
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm, pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NE TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standartet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin , një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj
NDRYSHIME TË REZERVIMIT
Ju mund të ndryshoni datën, specifikat ose personat në rezervimin tuaj pa asnjë kosto ekstra duke na kontaktuar në një nga numrat e telefonit ose adresën e e-mail deri ne 86 orë përpara fillimit të shërbimit.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Pagesa e bërë për këtë ekskursion është e pakthyeshme.
Ju mund të kanceloni deri në 86 orë përpara fillimit të udhëtimit dhe shumën e paguar mund ta transferoni tek një shërbim tjetër, ku diferenca do të kompensohet nga klienti.
SHUMË E RËNDËSISHME
Numri minimal për realizimin e këtij udhëtimi është 30 (tridhjetë) persona.