Viti i Ri Kinez në Tajlandë – Eksplorim nga Bangkoku në Ayutthaya

7 Ditë / 6 Netë
  • Udhëtim në Tajlandë
  • Thailand-(21-of-28)
  • Thailand-(22-of-28)
  • Thailand-(23-of-28)
  • Thailand-(24-of-28)
  • Thailand-(25-of-28)
  • Thailand-(26-of-28)
  • Thailand-(27-of-28)
  • Thailand-(28-of-28)
  • Thailand-(2-of-28)
  • Thailand-(4-of-28)
  • Thailand-(5-of-28)
  • Thailand-(6-of-28)
  • Thailand-(7-of-28)
  • Thailand-(8-of-28)
  • Thailand-(9-of-28)
  • Thailand-(10-of-28)
  • Thailand-(11-of-28)
  • Thailand-(12-of-28)
  • Thailand-(14-of-28)
  • Thailand-(15-of-28)
  • Thailand-(16-of-28)
  • Thailand-(17-of-28)
  • Thailand-(18-of-28)
  • Thailand-(19-of-28)
  • Thailand-(20-of-28)
  • Thailand-(13-of-28)

Description

Dita 1: Nisja nga Tirana drejt udhëtimit tonë

Udhëtimi ynë nis duke u takuar me guidën rreth orës 09:30 – 10:00 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 12:15. Udhëtojmë drejt Vienës, mbërrijmë në orën 13:50. Marrim fluturimin për në Bangkok në orën 20:15.

Dita 2: Mbërritja në Bangkok – Shija e parë e Tajlandës

Sapo të mbërrijmë në Bangkok rreth orës 12:20, do të na presë guida jonë dhe do të transferohemi drejt hotelit për t’u akomoduar. Në mbrëmje, do të shijojmë një darkë mirëseardhjeje në një restorant tradicional tajlandez – një përzierje perfekte mes aromave pikante dhe mikpritjes së ngrohtë aziatike.

Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.

Vaktet e përfshira : Darka

Dita 3: Bangkok – Turi i qytetit dhe tempujve të famshëm

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas fillojmë ditën duke vizituar një nga ikonat më të famshme të qytetit – Wat Traimit, ku ndodhet statuja e famshme prej ari e Budës që peshon më shumë se 5 ton! Më pas ecim nëpër rrugët plot jetë të China Town, një labirint aromash, ngjyrash dhe historish.

Vazhdojmë me vizitën në Pallatin Mbretëror, një ndër vendet më mbresëlënëse të Tajlandës dhe në tempullin Wat Phra Kaew, ku ndodhet Buda prej smeraldi – simboli më i shenjtë i vendit. Më pas, ndalojmë në Wat Pho, tempulli i Budës së shtrirë, një strukturë që të lë pa fjalë me madhështinë dhe detajet e saj artistike.

Pas drekës, do të bëjmë një udhëtim relaksues me barkë me bisht të gjatë përgjatë kanaleve të Bangkokut – të njohura si “Venecia e Lindjes”. Do të vizitojmë edhe Wat Paknam Bhasicharoen, një tempull i bukur që të qetëson shpirtin dhe ofron pamje spektakolare të qytetit nga lart.

Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka

Dita 4: Tregu Lundrues Damnoen Saduak & Kanchanaburi

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas largohemi nga Bangkoku dhe nisim udhëtimin drejt tregut lundrues Damnoen Saduak – një përvojë unike ku do të shohim shitës që lundrojnë mbi varka të mbushura me fruta tropikale, suvenire dhe ushqime tradicionale. Një spektakël i ngjyrave dhe kulturës autentike tajlandeze.

Më pas udhëtojmë drejt Kanchanaburit, ku do të vizitojmë Urën e Lumit Kwai dhe varrezat e luftës, vende që kujtojnë historinë tragjike të Luftës së Dytë Botërore dhe ndërtimin e Hekurudhës së Vdekjes. Vizitojmë gjithashtu muzeun Jeath, për të kuptuar më shumë mbi jetën e robërve të luftës.

Fjetja në River Kwai Resotel.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka

Dita 5: Kanchanaburi – Erawan – Ayutthaya

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas nisim me një vizitë në Hellfire Pass, një vend me histori prekëse ku mund të ecim përgjatë një pjese të ish-Hekurudhës së Vdekjes që u ndërtua me shumë sakrifica nga vendasit.

Më pas do të shijojmë një nga mrekullitë natyrore të Tajlandës – Parku Kombëtar Erawan dhe ujëvara me 7 nivele, që është një parajsë për të gjithë adhuruesit e natyrës. Ndalesat për të notuar nëpër pishinat natyrale janë të pashmangshme!

Pas drekës, do të udhëtojmë drejt qytetit historik Ayutthaya, një ish-kryeqytet mbretëror i mbushur me rrënoja tempujsh dhe mister.

Fjetja në Centara Ayutthaya Hotel.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka

Dita 6: Ayutthaya – Tempuj dhe histori – Rikthim në Bangkok

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel, më pas do të eksplorojmë Parkun Historik të Ayutthaya, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Do të shëtisim mes rrënojave të katër tempujve më të rëndësishëm:

Temupulli Wat Mahathat, ku rrënjët e një peme kanë përqafuar kokën e një statuje Buda, një pamje magjepsëse dhe simbolike.

Wat Yai Chai Mongkol, i njohur për statujat e shumta të Budës dhe atmosferën shpirtërore.

Temupulli Wat Chai Wattanaram, tempull me arkitekturë simetrike që pasqyron fuqinë e Mbretërisë së Ayutthaya.

Wat Phra Sri Sanphet, një nga tempujt më të rëndësishëm mbretërorë.

Pas këtij udhëtimi nëpër histori, rikthehemi në Bangkok për të kaluar natën.

Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka

Dita 7: Pushim dhe mbrëmje magjike mbi lumin Chao Phraya

Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.

Këtë ditë do ta kemi të lirë për të pushuar, për të bërë shopping ose shijuar Bangkokun sipas dëshirës.

Në mbrëmje, do të mbyllim këtë aventurë me një darkë të paharrueshme në një kroçierë mbi lumin Chao Phraya, nën tingujt e muzikës live dhe pamjet e Bangkokut të ndriçuar. Një fund magjik për një udhëtim të mrekullueshëm.

Fjetja në Mandarin Hotel by Centre Point.

Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka

Dita 8: Lamtumirë Tajlandë!

Pas mëngjesit, bëjmë check-out në mesditë dhe nisemi për në aeroport për tu kthyer në Tiranë

Detajet e Turit

Detajet e Turit

Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit

 

Përfshihen në çmim
Fluturimi V/A Tirane – Bangkok – Tirane
6 netë akomodim në dhomë 2-she në hotele 4* (4 netë në Bangkok, 1 natë në Kanchaburi, 1 natë në Ayutthaya)
Mëngjeset dhe Drekat + 1 Darkë Speciale
Shëtitje me varkë në tregun e lundrueshëm Damnoen Saduak (Bangkok)
Xhiro me Tuk Tuk në Bangkok
Transporti me autobuz komod sipas itinerarit te pershkruar ne program
Guidë Lokale në Anglisht
Shoqerues Shqiptar nga agjensia
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe muze sipas programit
Te gjitha taksat e transportit dhe hoteleve
NUK përfshihen në çmim Darkat
Shpenzime Personale
Bakshish për guidën dhe shoferin (pritshmëria është 5 usd/person/ditë)
Gjithcka që nuk përmendet në program dhe në rubrikën “përfshihet“

Shumë e rëndësishme :

🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)

Hotelet

Hotelet

   Bangkok – Mandarin Hotel by Centre Point 4* (8.5 Rating ne Booking dhe 4.4 ne Google)
   Kanchaburi – River Kwai Resotel 4* (8.9 Rating ne Booking dhe 4.5 ne Google)
   Ayutthaya – Centara Ayutthaya Hotel 4* (8.8 Rating ne Booking dhe 4.4 ne Google)

Fluturimi

Fluturimi

Fluturimi Shqipëri – Tajlandë 12 Shkurt 2026 (Austrian Airlines)
Tiranë (TIA) – Vienë (VIE) : 12:55 – 13:50
Vienë (VIE) – Bangkok (BKK) : 20:15 – 12:20 (13 Shkurt)

Fluturimi Tajlandë – Shqipëri 19 Shkurt 2026 (Austrian Airlines)
Bangkok (BKK) – Vienë (VIE) : 14:00 – 19:35
Vienë (VIE) – Tiranë (TIA) : 23:20 – 00:50

Politikat e Shërbimit

Politikat e Shërbimit

Rezervimi me Elite Travel Agency është i sigurt dhe i thjeshtë

PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.

 

SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.

 

POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u sigurar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

 

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i Operacioneve do të jetë gati për t’ju asistuar.

 

KONFIRMIMI I REZERVIMIT ME E-MAIL
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj.

 

PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 50% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, 50% deri ne 21 dite para nisjes
Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.

 

POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :

40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes

75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes

100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes

Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.

 

Give us a Review

Give us a Review

Searching Availability...

 

Spoonbill