Price:€2,599.00
Nga monumentet dhe xhamitë e Samarkandit dhe Bukhara-s, te mauzoleu i Timurit dhe komplekset historike. Një udhëtim i paharrueshëm në kulturën, historinë dhe trashëgiminë e Uzbekistanit!
Takimi me guidën rreth orës 12:00 në aeroport. Nisja nga Tirana në orën 14:20. Udhëtojmë drejt Frankfurtit, mbërrijmë në orën 16:40. Marrim fluturimin për në Shanghai në orën 20:50.
Mbërritja në aeroportin e Shanghait . Më pas vijojmë me takimin e partnerëve tanë dhe nisemi për në Shanghai me trenin Transrapid, i cili arrin shpejtësi deri në 430 km/h. Pas zbritjes nga treni, marrim autobusin dhe drejtohemi për në hotel.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në UrCove Shanghai Jing’an by HYATT.
Vaktet e përfshira : Darka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Dita nis me një vizitë në Kopshtet Yuyuan, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës tradicionale të kopshteve kineze nga Dinastia Ming. Ecni mes gjelbërimit, pavilioneve të hijshme dhe liqeneve plot lotus, ndërsa ndjeni qetësinë e këtij vendi magjik. Pranë kopshtit ndodhet Pazari i Qytetit të Vjetër, ku ngjyrat dhe gjallëria janë gjithkund. Ky Pazar është vendi ideal për të shijuar artizanatet tradicionale dhe ushqimet e shijshme të rrugës (street food).
Vazhdojmë vizitën me Tempullin e Jade Budda, një oaz qetësie në qytet. Ky tempull ruan dy statuja madhështore të Budës, të skalitura me gurë të çmuar jade të bardhë. Dita përfundon me një shëtitje përgjatë Bregut të Shanghait (The Bund), ku ndërtesat koloniale historike bëjnë kontrast me qiellgërvishtëset futuristike të qytetit. Në mbrëmje, eksplorojmë rrugën e famshme të Nanjingut, një parajsë për blerje dhe shije kulinarie.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në UrCove Shanghai Jing’an by HYATT.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Udhëtojmë drejt Suzhout (100km ~ 1.5 orë), qytet i njohur për kopshtet elegante dhe degëzimet mahnitëse të ujit. Fillojmë vizitën me Kopshtin e Mjeshtrit të Rrjetave (Master of the Nets), një pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që ofron një përjetim harmonik mes ujit dhe arkitekturës tradicionale.
Më pas vizitojmë një punishte mëndafshi, ku do të mësojmë për mjeshtërinë e prodhimit të mëndafshit, një art që ka karakterizuar Suzhoun për shekuj. Eksplorojmë Portën Panmen, një nga portat më të lashta të qytetit që simbolizon mbrojtjen e tij historike. Dita mbyllet me një shëtitje në rrugën piktoreske Pingjiang, të mbushur me çajtore, kafene dhe dyqane artizanale.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në UrCove Suzhou Shantang Street by HYATT.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi nga Suzhou drejt qytetit të bukur ujor, Tongli, i njohur për historinë e tij mbi 1,000-vjeçare dhe kanalet e tij të qeta. Eksplorojmë këtë qytet të lashtë duke lundruar nëpër rrugët e tij ujore, të rrethuara nga shtëpi tradicionale të bardha dhe ura të harkuara prej guri. Atmosfera e qetë sjell një shije të së kaluarës së lavdishme të Kinës.
Më pas, vizitojmë Kopshtin e Tërheqjes dhe Reflektimit, një pasuri botërore e UNESCO-s dhe një shembull i shkëlqyer i dizajnit tradicional të kopshteve kineze. Ky kopsht magjepsës është i mbushur me pavione të zbukuruara, pellgje reflektuese dhe gjelbërim të harlisur, që mishërojnë harmoninë dhe balancën. Pas drekës, transferohemi për në Suzhou North Railway per te marre trenin per ne Xi’an (16:35 – 23:00).
Pas mbërritjes, transferohemi në hotel. Fjetja në Mercure Xi’an Downtown Hotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Dreka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Pas mëngjesit, nisemi për në provincën e Lingtong (45km ~ 1 orë). Aty vizitojmë Ushtrinë e Terrakotës, një zbulim arkeologjik që përmban mijëra ushtarë, kuaj dhe qerre prej balte të ndërtuara për të ruajtur varrin e Perandorit të Parë të Kinës, Qin Shi Huang. Çdo figurë është unike në detaje, duke përfaqësuar fuqinë dhe pasurinë e kësaj dinastie.
Pasdite do të vizitojmë një punishte tradicionale të gdhendjes së nefritit dhe do të mësojmë për mjeshtërinë e përpunimit të këtij guri të çmuar. Përfundojmë ditën me një shëtitje në tregun e vjetër të Xi’anit, të mbushur me suvenire dhe specialitete lokale.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Xi’an Downtown Hotel.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Pas mëngjesit, nisemi drejt Pekinit me tren të shpejtësisë së lartë (09:10 – 13:30) dhe vizitojmë Qytetin e Ndaluar, një kompleks perandorak që ka shërbyer si selia e perandorëve kinezë gjatë Dinastive Ming dhe Qing. Eksplorojmë oborret e tij të mëdha, sallat madhështore dhe arkitekturën e mrekullueshme që pasqyrojnë fuqinë dhe arritjet artistike të Kinës së lashtë.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Beijing City Centre.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi dhe Darka
Zgjohemi dhe konsumojmë mëngjesin.
Më pas, nisemi drejt Murit të Madh Kinez në Juyong Pass, një nga pjesët më të ruajtura dhe mbresëlënëse të kësaj ndërtese ikonike. Aty do të shëtisim përgjatë rrugëve të tij të lashta dhe do të shijojmë pamjet panoramike të maleve të ashpra dhe luginave të gjelbra. Gjatë rrugës, vizitojmë dhe një punishte të perlave të freskëta, ku do të mësoni për kultivimin dhe mjeshtërinë e tyre, një pjesë e rëndësishme e kulturës kineze.
Pasdite, do të vizitojmë Pallatin Veror, një vendpushim mbretëror i famshëm për kopshtet e tij elegante, pavionet e qeta dhe liqenin e madh Kunming. Ky vend, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ofron një arratisje të qetë nga qyteti. Në mbrëmje, e mbyllim udhëtimin tonë me një darkë madhështore lamtumire duke shijuar rosën e Pekinit, një specialitet kulinar që përfaqëson kryeqytetin.
Konsumojmë darkën në grup në një restorant. Fjetja në Mercure Beijing City Centre.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi, Dreka dhe Darka
Bëjmë check-out herët në mëngjes dhe nisemi për në aeroport për tu kthyer në Tiranë.
Vaktet e përfshira : Mëngjesi
Udhëtim në Kinë
Ju lutem shikoni më poshtë të gjitha detajet e Turit
|
Fluturimi Vajtje /Ardhje 7 netë akomodim ne hotele 4* Vaktet sipas programit Transfertat me autobus komod sipas programit Shërbimi i guidës lokale në anglisht Shoqërues shqiptar nga agjencia gjatë të gjithë udhëtimit Biletat e hyrjeve në monumentet e përmendura në program Biletat e Trenit Xian – Pekin dhe Suzhou – Xian (2nd Class) |
||
NUK përfshihen në çmim | Shpenzimet personale Bakshishet për Guidën dhe Shoferin (6eur / dita / person) Vaktet të cilat nuk përmenden në program Gjithcka qe nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet” |
Shumë e rëndësishme :
🔴 Sugjerojmë që gjithë klientet të pajisen me siguracion shëndetësor për cdo udhëtim. Siguracionin mund ta bleni pranë agjencisë sonë ose te agjencia juaj e udhëtimit.
🔴 Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (6 muaj)
Fluturimi Shqiperi – Kinë 23 Shtator 2025 (Lufthansa Airlines)
Tirane (TIA) – Mynih (MUC) : 18:25 – 20:20
Mynih (MUC) – Shanghai (PVG) : 22:20 – 15:50 (24 Shtator)
Fluturimi Kinë – Shqiperi 01 Tetor 2025 (Lufthansa Airlines)
Pekin (PEK) – Mynih (MUC) : 13:20 – 19:15
Mynih (MUC) – Tirane (TIA) : 21:45 – 23:30
Paketa të kuruara me kujdes për çdo moshë dhe interes
Eksperienca autentike kulturore në çdo destinacion. Cdo dite ka nje moment kulminant, qe eshte nje eksperience dhe nje aktvitet, Unesco Sites.
Grupi optimal: 15–35 persona për një eksperiencë më personale
Nuk ka kosto të fshehura – transparencë totale në çmim
Fluturime të organizuara në grup me linja zyrtare per udhetime nderkontinentale ku bagazhet behen me checkin te plote pa dale nga aeroporti (jo low cost të papërshtatshme) – Bagazhet 23 KG gjithmone te perfshira
Guida profesioniste dhe të përkushtuara, që flasin gjuhën tuaj
25 vite përvojë në organizimin e udhëtimeve cilësore
Kujtime që zgjasin një jetë – jo thjesht një udhëtim
Mbështetje 24/7 para, gjatë dhe pas udhëtimit
Programe të pasura në përmbajtje kulturore dhe edukative
Akomodim në hotele të përzgjedhura me standartin: 4
Superior / 5
Vizat gjithmone te perfshira ne cmim
PA KOSTO TË FSHEHURA
Shikoni çdo çmim të mundshëm pa tarifa rezervimi ose kosto të tjera të fshehura.
SIGURI NË TRANSAKSIONET TUAJA
Ne ndjekim standardet më të larta të protokolleve të sigurisë për t’i ofruar mysafirëve tanë siguri “online”.
POLITIKAT E PRIVATËSISË
Ne interesohemi për privatësinë e të dhënave tuaja personale dhe marrim të gjitha masat për t’u siguruar që jemi duke ecur me hapin e kohës përsa i përket rregullave për mbrojtjen e të dhënave.
SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Rezervimi në faqen tonë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse keni kërkesa specifike, ekipi ynë i shitjeve në Facebook, Instagram, Whatsapp apo Live Chat do të jetë gati për t’ju asistuar.
KONFIRMIMI I REZERVIMIT
Menjëherë pasi të keni kryer rezervimin, një e-mail me të gjitha detajet e rezervimit do të vijë në adresën tuaj ose në kanalin ku keni komunikuar me agjentin.
PAGESA PER REZERVIMIN
Pagesa per rezervimin do te kryhet ne dy pjese: 25% e pageses do te kryhet ne momentin e rezervimit, ndersa pjesa e mbetur deri ne 1 muaj para nisjes. Nëse dëshironi të ndryshoni specifikat e rezervimit tuaj, mund të na kontaktoni në një nga numrat e telefonit ose me e-mail.
POLITIKAT E KANCELIMEVE
Ne rast te anullimit nga klienti aplikohen penalitetet si me poshte :
40 % nese anullimi behet deri 30 dite perpara nisjes
75 % nese anullimi behet 30 deri ne 15 dite perpara nisjes
100% nese anullimi behet 14 dite perpara nisjes
Nese klienti qe kerkon te anulloje udhetimin e zevendeson rezervimin e tij me nje person tjeter, atehere politikat e anullimeve do te diksutohen sipas rastit konkret.
Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë ose duke dërguar e-mail në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.